Connect with us

Lajme nga vendi

45-vjeçari tenton ta mashtrojë të moshuarën, i kërkoi 30 mijë euro

Published

on

Më 24 qershor 2026, rreth orës 11:30, në Kriva Pallankë, nëpunësit policorë të NJPB Kriva Pallankë privuan nga liria N.D. (45) nga Shkupi, i dyshuar për tentim të veprës penale “mashtrim”.

Sipas informacioneve të policisë, një grua e moshuar nga Kriva Pallanka kishte pranuar një telefonatë nga një person i cili ishte prezantuar si mjek nga Italia. Ai e kishte informuar se vajza e saj kishte pësuar një aksident në Itali, duke marrë lëndime të rënda dhe thyerje në këmbë dhe nofull, dhe se për operimin e saj nevojiteshin 35.000 euro.

Pasi gruaja kishte deklaruar se nuk dispononte me aq para, personi ishte pajtuar që ajo t’i dorëzonte të gjitha mjetet financiare që kishte në shtëpi. Ndërkohë, gruaja kishte kontaktuar dhëndrin e saj, i cili e kishte këshilluar të njoftonte policinë.

Pas denoncimit, nëpunësit policorë organizuan aksion dhe e kapën të dyshuarin në afërsi të shtëpisë së gruas, duke e privuar nga liria.

I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Advertisement

Lajme nga vendi

RIFORMATIMI QEVERITAR: PRITEN ROTACIONE DHE NDRYSHIME TË MËDHA?!

Published

on

VMRO-DPMNE dhe ZNAM, edhe pas bisedimeve intensive të zhvilluara mbrëmë, nuk kanë arritur marrëveshje se cilët funksionarë do të përfshihen në rikonstruktimin qeveritar dhe në cilat resore.

Gjatë fundjavës pritet të zhvillohet edhe një raund tjetër bisedimesh, pas të cilit, me shumë gjasa në fillim të javës së ardhshme, procesi do të përmbyllet si propozim formal që kryeministri Hristijan Mickoski do ta dorëzojë në Kuvend.

Sot edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, konfirmoi se ende nuk ka mbërritur ndonjë propozim nga Qeveria dhe se, sapo të dorëzohet, ai do të procedohet.

Nga informatat jozyrtare rezulton se VMRO-DPMNE do të marrë me siguri Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punës Sociale dhe Demografisë, si dhe resorin e Eurointegrimeve, ndërsa VLEN në këmbim do të marrë Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Sportit dhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Megjithatë, për resorin e Drejtësisë ende nuk janë sqaruar plotësisht dilemat se kush do ta drejtojë atë.

Në këtë konfigurim politik, oferta që thuhet se Mickoski ia ka bërë Maksim Dimitrievskit është që, në vend të Ministrisë së Drejtësisë, të propozojë një kuadër për Ministrinë e Bujqësisë, prej nga ministri aktual Cvetan Tripunovski pritet të largohet për arsye private.

Advertisement

Nga ZNAM kanë kërkuar vlerësim të punës së të gjithë ministrave dhe jo vetëm të disa prej tyre, emrat e të cilëve prej kohësh përmenden në opinion si kandidatë për shkarkim. Njëri prej tyre është ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, për të cilin në parti vlerësojnë se ka realizuar më shumë punë sesa paraqitet në publik.

Përveç këtyre ndryshimeve, posti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, i mbetur vakant pas dorëheqjes së Arben Fetait, kalon në duart e VMRO-DPMNE-së. Në këtë parti mbetet edhe posti i zëvendëskryeministrit për sistem politik që e ushtron Lupço Dimovski, si dhe posti i ministrit pa resor që aktualisht e mban Shaban Saliu.

Sipas informacioneve të deritanishme, përveç Fatmir Limanit, Arben Fetait dhe me shumë gjasë, Igor Filkovit, nga Qeveria do të largohen edhe Borko Ristovski, Zoran Ljutkov dhe pothuajse me siguri Azir Aliu. Ndërkohë, Bekim Sali pritet të të marrë një resor tjetër në vend të Eurointegrimeve.

Mbetet enigmë nëse Ivan Stoilkoviq do të marrë një ofertë të re në vend të Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive apo nëse edhe atij Mickoski do t’i falënderohet për bashkëpunimin.

Nëse të gjitha këto informacione konfirmohen, rikonstruktimi do të përfshijë të paktën 7-8 resore dhe edhe më shumë emra ministrash që do të thotë se riformatimi qeveritar do të përfshijë 1/3 e anëtarëve. Në këtë rast, për propozimin e këtillë që pritet të mbërrijë në Kuvend kah mesi I javës së ardhshme, do të votohej sikurse për përbërje të re të Qeverisë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndalohen 12 shtetas të Bullgarisë në Tetovë, shkelën Ligjin për të huajt

Published

on

SPB Tetovë njofton se dje (24.06.2026) në ora 15:15 në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Todor Cipovski Merxhan” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 12 shtetas të Republikës së Bullgarisë të moshës nga 34 deri në 66 vjeç, të cilët po punonin në objekt.

“Personat janë hasur me qëndrim të parregullt dhe të paparaqitur në këtë zonë”.

“Ata janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtejshme dhe ndaj tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse sipas Ligjit për të huajt”, thonë nga SPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH: Maqedonia peng i vullnetit politik, po e humb të ardhmen evropiane

Published

on

Kur kryetari ynë Dr Arben Taravari kërkon garanci të qarta për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe për votimin e ndryshimeve kushtetuese, ai nuk kërkon poste, privilegje apo pazare politike. Ai kërkon siguri për qytetarët, perspektivë për të rinjtë dhe një rrugë të qartë evropiane për vendin.

Këtë kërkesë e kanë bërë të qartë edhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian. Ndryshimet kushtetuese janë kushti kyç për zhbllokimin e procesit. Por qeveria, dhe sidomos VLEN-i që premtoi se integrimi evropian do të ishte prioritet, sot hesht përballë bllokadës dhe qëndron në pushtet pa garanci, pa rezultat dhe pa përgjegjësi.

Maqedonia e Veriut, dikur ndër vendet e para në rajon me status kandidat, sot po sheh si Mali i Zi dhe Shqipëria ecin përpara, ndërsa ne mbetemi peng i kalkulimeve politike. Çdo vit i humbur do të thotë më pak investime, standard më i ulët dhe më shumë të rinj që Evropën e kërkojnë duke braktisur vendin.

Kjo ngecje nuk është fatkeqësi. Është zgjedhje politike. Dhe për këtë zgjedhje, dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Continue Reading

Më të lexuarat