Connect with us

Lajme nga vendi

Nga sot vendoset regjim veror i trafikut për kamionë

Published

on

Nga sot deri më 31 gusht hyn në fuqi regjimi i përkohshëm veror i trafikut në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut, i cili parashikon kufizime për lëvizjen e mjeteve të rënda mallrash me masë totale mbi 15 ton gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Sipas njoftimit të Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë (LAMM), ndalesa do të zbatohet të premteve nga ora 17:00 deri në 22:00, të shtunave nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe të dielave nga ora 09:00 deri në 22:00.

Në rastet kur Ministria e Shëndetësisë shpall temperatura ekstreme, kufizimi do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten, në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe kultura bujqësore, mallra që prishen shpejt, naftë dhe derivate të saj, materiale të rrezikshme, si dhe automjetet e kompanive të angazhuara në projektet e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

Rregulla të veçanta do të zbatohen edhe në autostradën A2, në drejtimin Shkup–Ohër–Shkup, ku deri më 1 shtator ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda me masë mbi 7.5 ton gjatë fundjavave. Kufizimi do të vlejë të premteve nga ora 15:00 deri në 22:00, të shtunave nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në mesnatë, si dhe të dielave nga ora 07:00 deri në 22:00.

Advertisement

Autoritetet sqarojnë se ky regjim i veçantë veror synon të lehtësojë qarkullimin drejt Ohrit, destinacionit më të frekuentuar turistik në vend, të zvogëlojë ngarkesën në pikat e pagesës dhe të sigurojë një rrjedhë më të shpejtë dhe më të sigurt të trafikut gjatë sezonit veror.

Lajme nga vendi

Në vitin 2025, në Maqedoni u regjistruan 911 objekte të ndërtuara pa leje

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut, gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 911 objekte të ndërtuara pa leje, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas statistikave, numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje është ai i objekteve për banim, me 169 raste ose 18,6 për qind të totalit. Prej tyre, 128 janë objekte ekskluzivisht banesore, 24 janë kryesisht banesore, ndërsa 17 janë objekte për pushim dhe rekreacion.

Përveç tyre, janë evidentuar edhe 164 rrethoja (18%), 116 objekte afariste (12,7%), 113 strehëza (12,4%), 110 zgjerime, mbindërtime dhe adaptime (12,1%), 106 objekte ndihmëse (11,6%), 79 garazhe (8,7%), 22 tarraca verore (2,4%), 17 objekte të përkohshme (1,9%), 9 shkallë (1%) dhe 6 tarraca (0,7%).

Të dhënat tregojnë se 96,1 për qind e objekteve të ndërtuara pa leje janë në pronësi private.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KODI ZGJEDHOR BLLOKOHET TEK VOTIMI ELEKTRONIK I DIASPORËS!

Published

on

Propozim ndryshimet në kodin zgjedhorë që parashohin mes tjerash edhe votimin elektronik të diasporēs kanë kaluar filtrin e parë në Kuvend.
Bllokimin e të njëjtit propozim ligj duke hedhur dyshime mbi sigurinë dhe vërtetësinē e procesit ka paralajmëruar LSDM-ja.
Lideri socialdemokrat Venko Filipçe ka deklaruar se nuk mund të llogaritet njejtë vota elektronike e diasporës me votën fizike të qytetarëve rezident.

VENKO FILIPCE – Kryetar i LSDM-së
“Propozohet votim elektronik i diasporës. Kjo nēnkupton qē pa kurfar kontrolli të njerëzve që nuk e dijmē nga janë dhe kush do ua kontrolloj identitetin, para kompjuterit do të mund të votojnë dhe kjo do tē ketē vlerë të njejtë sikurse votoni nga vendlindja”.

Kundër ndryshimeve është edhe Levica. Sipas partisë së Apasievit, ky propozim vjen pa konsenzus në procedurë.
Ndryshe, ndër të parët që ka paralajmëruar votimin e diasporës ka qenë Bilall Kasami, bashkryetari i VLEN. Këtë kërkesë e pati shpalosur në janar të këtij viti nē takimin e liderëve.

BILALL KASAMI – KRYETAR
“Sa i pērket debatit dhe diskutimeve qē ka tē bëjë me kodin zgjedhor u diskutuan disa çēshtje, unë dua të theksoj atë qē ishte qendrimi jonē dhe kërkesa jonē nē takim ka tē bējë me votimin e diasporēs, pra kērkuam qē të shikohet mundēsia, qē diaspora tē ketē mē shumē mundēsi për tē votuar sepse ne vlerēsojmē qē diaspora ēshtē kontributor i rëndēsishēm i zhvillimeve veçanērisht ekonomike”.

Ndryshe, dy ditë më parë, Kuvendi me 59 vota “për” dhe tre “kundēr” miratoi nevojën për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhorë me procedurë të shkurtuar./Tv Koha/

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“STUHI” NË TETOVË – SHIU I RRËMBYESHËM I JEP FUND VAPËS PËRVËLUESE!

Published

on

Në shumë rajone të vendit ka nisur zhvillimi i proceseve jostabile dhe motit të lig, me reshje të rrëmbyeshme lokale shiu, shkarkime elektrike dhe erë të përforcuar ka treguar pasqyra e radarëve të Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike.

Pamjet që po I shihni janë nga Tetova ku gjatë pasdites u shënuan rreshje të rrëmbyeshme shiu, të përcjellë me bubullima dhe erë të përforcuar. Reshjet e shiut ishin të mireseardhura për shkak të vapës përvëluese që kaploi rajonin e Tetovës ku termomentri u ngjit deri në 38 gradë celsiu.

Sipas të dhënave të metereologëve, jostabilitet më I theksuar pritet në viset malore, ku formohen sisteme të reve që sjellin rreshje të shkurtëra por mjaft intensive. Në vende të caktuara regjistrohen edhe shkarkime elektrike dhe stuhi me erë.

Metereologët paralajmërojnë se proceset e këtilla lokale mund që shpejt të përforcohen dhe të shkaktojnë ndryshime të menjëhershme të motit veçanërisht në orët e pasditës dhe mbrëmjes. Bëhet thirrje për qytetarët që qëndrojnë në viset malore të jenë të kujdesshëm për shkak të kushteve atmosferike.

Për shkak të proceseve intensive të motit të lig në shumë vende, gjithë territori i Maqedonisë së Veriut është vënë në alarmin paralajmërues të verdhë, kurse metereologët këtë e quajnë si process pas anticiklonit subtropical që sjell me vete ciklonin me mot të lig dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

Advertisement

Sipas metereologëve procese lokale të motit të lig, vecanërisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të ketë edhe gjatë së enjtes dhe të premtes kurse nga e shtuna pritet stabilizimi I motit dhe rënie të temperaturave./Tv Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat