Sport
LIGA E PARË: JAVA E KATËRT NIS ME NDESHJEN BREGALNICA – BASHKIMI
Java e katërt e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor hapet nesër me ndeshjen Bregallnica – Bashkimi.
Dy ekipet në tre xhirot e para nuk mund të lëvdohen se kanë shënuar ndonjë sukses të veçantë. Bregallnica ka shënuar një fitore dhe dy humbje, ndërsa Bashkimi ka tre humbje.
Dy skuadrat do të përpiqen të dëshmojnë se kriza në fillim të kampionatit tanimë është kaluar duke pretenduar për rezultate pozitive.
Ekipi i Bashkimit vazhdon me prurjen e përforcimeve të reja.
Së fundmi, prurja e re është Fati Ismaili, një emër i njohur në futbollin vendor meqë ka qenë pjesë e Shkupit, Rabotniçkit dhe Gostivarit ndërsa ka luajtur edhe në Kosovë për Vushtrrinë dhe Dinamo e Ferizajit.
Prurja tjetër është Stefan Ristovski, sulmues krahu, i cili vjen nga Detonit Plaçkovica.
Ndeshja Bregallnica – Bashkimi luhet nesër me fillim në ora 19:00.
Të shtunën takohen Skopje – Tikveshi dhe Shkëndija Haraçinës – Arsimi, ndërsa të hënën Vardari – Sileksi dhe Shkëndija – Struga Trim Lum.
Sport
SHKËNDIJA MPOSHTI SKOPJEN – FITORE PËR DRILON ISLAMIN!
Shkëndija me fitoren 3-1 kundër Skopjes në Autokomandë regjistroi fitoren e shtatë sezonale duke i prirë tabelës me 23 pikë. Trajneri Pollozhani në deklaratën pas ndeshjes, këtë fitore ia dedikoi futbollistit Drilon Ilsami, I cili pësoi një lëndim serioz dhe pritet të mungojë gjatë nga fusha e futbollit. Në Kumanovë, Sileksi mposhti Bashkimin.
Shkëndija e Tetovës ka triumfuar me rezultat 3:1 në transfertën ndaj Skopjes, në duelin e xhiros së 10-të të LPFMV-së.
Kuqezinjtë e nisën furishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë me golin e Krasniqit, ndërsa Dimoski shënoi për 2:0 para se Angelov të ngushtonte rezultatin në 1:2.
Në pjesën e dytë, Tamba realizoi golin e tretë për tetovarët, ndërsa Besart Ibraimi nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Shkëndija arrin në kuotën e 23 pikëve dhe shkëputet e vetme në krye të tabelës.
Pas ndeshjes trajneri Pollozhani tha se tre pikët shkojnë si dedikim për mesfushorin Drilon Islami, i cili javën e kaluar u dëmtua dhe për një periudhë të caktuar do të mungojë nga terreni.
“Do ta filloj intervistën me një dedikim. Fitorja i takon plotësisht Drilon Islamit, i cili pësoi një lëndim dhe do na mungojë gjatë, kështu që e sot fitorja i përket atij, sepse patjetër që është një forcë që na shërben. Por që kështu e ka futbolli dhe duhet të vazhdojmë para. Tani, për sa i përket ndeshjes, unë mendoj që kishim një start jashtëzakonisht të mirë, duke shënuar dy gola, pastaj kishim kontrollin e lojës. Ajo që duhet të kemi kujdes është tek këto gabimet që bëjmë, që praktikisht ne e falim atë këndore, edhe nga ndërprerja erdh goli i kundërshtarit Mendoj që është fitore karakteri, sepse pavarësisht pozicionit në tabelë, Skopje është ekip që brenda fushës së vet luan mirë. Patjetër që kanë pasur edhe në ndeshjet tona direkte, por edhe ndeshjet para nesh që kanë luajtur, kanë krijuar rivalëve vështirësi. Kështu duhet vlerësuar pasi është një fitore karakteri, është një fitore që patjetër që u takon merita djemve. Është një fitore që futemi në derbi me një anë psikologjike, mendoj pozitive.” deklaroi trajneri Polloyhani
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar dje në Kumanovë, Sileksi mundi Bashkimin 3-0.
Me tre pikët e fituara Sileksi ngjitet në pozitën e gjashtë me 13 pikë, ndërsa Bashkimi mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 7 pikë.
Sport
KF KAMJANI BARAZIM ME KOZHUFIN – FUTBOLLISTËT TË ZHGËNJYER!
Me dy ndeshjet Kamjani – Kozhufi dhe AP Brera – Bellasica, që u zhvilluan dje, u kompletua java e tetë e sezonit vjeshtor në ligën e dytë. Nga shtatë ndeshjet e zhvilluara vendasit regjistruan tre fitore, tre ndeshje përfunduan me barazim, ndërsa në një ndeshjen fituan mysafirët.
Ndeshja Kamjani – Kozhufi i Gjevgjelisë përfundoi me barazim 1-1 edhe pse vendasit ishin në epërsi deri në minutën e 89-të, kur pas një fauli diskutabli që e referoi Iva Projkovska, mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin.
Ky vendim por edhe referimi I Projkovskës nuk u mirëprit nga tifozët e Kamjanit, të cilët me fishkëllima shprehën pakënaqësinë e tyre.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 22-të të pjesës së parë me një gol të bukur të futbollistit Arbin Kurti.
Vendasit gjatë 90-të minutave ishin superior duke dominuar në terren dhe duke krijuar raste që nuk u arritën t`i realizojnë. Me pikën e fituar KF Kamjani ka 11 pikë, ndërsa Kozhufi 9-të.
Autori I golit Arbin Kurti pas ndeshjes për TV Koha tha se është i zhgënjyer me rezultatin.
“ Është shumë zhgënjyese rezultati duke pas parasysh se çfarë loje krijuam, çfarë rastesh krijuam, çfarë performance bëmë. Ishte loja shumë e përgatitur nga trajneri, normal edhe nga lojtarët. Po, normal një gabim referimi ndërroi komplet kahjen e ndeshjes. Po prap i lumtur jam edhe për golin sot, I lumtur për performancën, por prap them se shumë zhgënjyes rezultati në fund, kemi merituar fitore“ deklaroi futbollisti Arbin Kurti
Në ndeshjen e fundit që zhvillua mbrëmë, në derbin e Strumicës, AP Brera dhe Bellasica ndanë pikët duke luajtur pa gola 0-0.
Pas kompletimit të xhiros së tetë, tabelën e kryeson Ohri me 19 pikë para Rabotniçkit dhe Pelisterit me nga 18 pikë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E TRETË: GOSTIVARI, DRITA DHE DOBROSHTI VAZHDOJNË KRYESIMIN
Tre fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe dy fitore të ekipeve mysafire me 28 gola të shënuar, është epilogu i javës së shtatë në Ligën e Tretë – Rajoni i Gjashtë.Tabelën vazhdojnë ta kryesojnë Gostivari, Drita e Bogovinës dhe Dobroshti.
Ndeshja derbi e xhiros së shtatë mes Lubotenit dhe Dritës së Bogovinës që u zhvillua në stadiumin e Skënderbeut në Poroj, ka përfunduar me fitoren 1-4 për ekipin nga Bogovina.
Autor të golave ishin Besim Alili 2 gola, Arsim Ramadani dhe Endrit Alimani. Golin e nderit për Lubotenin e ka shënuar Kostadinovski.
Skuadra e Cetinskës ka regjistruar fitore të sigurt 3-1 kundër Lirisë së Zhelinës, Gostivari fitoi 2-1 kundër Reçicës, Vardari i Bërvenicës ka regjistruar fitore të thellë 6-0 ndaj Jehonës, ndërsa Dobroshti në transfertë ka mundur Gradecin 5-3.
Ndeshja e vetme që ka përfunduar me barazim 1-1, ishte dueli Xhepçishti – Korabi i Dibrës
Pas shtatë xhirove të zhvilluara, tabelën e kryesojnë Gostivari , Drita dhe Dobroshti me nga 16 pikë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Sport2 months agoLIGA E PARË: ÇAIRI NIKOQIR I DERBIT SHKËNDIJA (H) – ARSIMI

