Connect with us

Lajme nga vendi

FBI PËRGËZON POLICINË E RMV-së PËR ARRESTIMIN E ADMINISTRATORIT TË OLVX!

Published

on

Byroja Federale e Hetimeve e Shteteve të Bashkuara (FBI) e ka përgëzuar publikisht policinë e Maqedonisë së Veriut për arrestimin e suksesshëm të administratorit të platformës kriminale online OLVX, përmes së cilës në mënyrë të paligjshme tregtoheshin të dhëna personale të vjedhura dhe informacione për qasje në llogari të përdoruesve.

Në një publikim në rrjetet sociale, FBI-ja ka shprehur vlerësimin për partnerët e saj nga Njësia për Krime Kompjuterike pranë Byrosë së Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke theksuar se bëhet fjalë për operacionin e parë të përbashkët kibernetik të koordinuar ndërmjet dy institucioneve.

Sipas byrosë amerikane të hetimeve, platforma kriminale OLVX ka qenë aktive në periudhën nga viti 2023 deri në vitin 2025. Përmes më shumë se 1.500 llogarive të shitësve, dyshohet se janë shitur në mënyrë të paligjshme të dhëna personale dhe informacione për hyrjen në profilet e përdoruesve.

“Ekzistenca e këtij tregu e rrezikonte drejtpërdrejt sigurinë digjitale të mijëra qytetarëve amerikanë, të cilët mbështeten në sigurinë e llogarive të tyre të përdoruesve Ekzistenca e këtij tregu e ka vënë drejtpërdrejt në rrezik sigurinë digjitale të mijëra qytetarëve amerikanë, të cilët mbështeten në integritetin dhe sigurinë e llogarive që përdorin”, thuhet në publikimin e FBI-së.

Vlerësimi i FBI-së vjen pas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas të cilit, në kuadër të një hetimi të koordinuar me autoritetet amerikane, është zbuluar administratori i platformës OLVX.

Advertisement

Sipas MPB-së, bëhet fjalë për një 20-vjeçar nga Reçica e Madhe, e Tetovës, kundër të cilit Sektori për Krime Kompjuterike dhe Forenzikë Digjitale ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë.

Ai dyshohet për veprat penale “mashtrim kompjuterik”, “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “prodhim dhe shpërndarje e pornografisë me fëmijë”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, hetimi ka nisur mbi bazën e informacioneve të siguruara nga FBI-ja, pas së cilës është zhvilluar një aksion i koordinuar ndërmjet dy institucioneve.

/Tv Koha/ 

Advertisement

Lajme nga vendi

“NJË KONTROLL SOT, NJË JETË MË SHUMË NESËR” – UT ME PANEL PËR KANCERIN E GJIRIT

Published

on

“Një kontrollë sot, një jetë më shumë nesër” me këtë moto, kuvendi studentor i Universitetit të Tetovës ka organizuar panel diskutimi për ndërgjegësimin e gjinisë femërore ndaj kancerit të gjirit. Gjinekolog, hirurgë, psikolog dhe radiolog u mblodhën në amfiteatrin e UT-së për të dhënë shpjegime dhe këshilla të ndryshme. Gent Kurtishi thotë se qëllimi është dhënia e mbështetjes ndaj atyre grave që janë të prekura nga kjo sëmundje, duke u treguar kështu se nuk janë vetëm.

Onkologu Argjend Imeri tha se kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të shpeshta malinje te gratë, andaj kontrollet dhe detektimi i hershëm është mëse i nevojshëm.

Diagnostifikimi i hershëm mund të shërojë sëmundjen 100%, ndërsa te faza e vonshme të detektimit mjekimi është më i vështirë.

Në Maqedoni të Veriut çdo vit diagnotifikohen rreth 1000 gra me kancer të gjirit ndërsa rreth 470 në vit humbin jetën si pasojë e detektimit shumë të vonshëm të sëmundjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VIJON FUSHATA NË BËRVENICË: VOTOHET MË 18 TETOR

Published

on

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, nga Bërvenica foli për investimet e planifikuara në komunë nën drejtimin e kryetarit të komunës, Stojanço Radiçevski duke premtuar 114 milionë denarë për projekte infrastrukturore në një periudhë të shkurtër kohore.

ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI – VMRO-DPMNE
“Ta zhvillojmë Komunën e Bërvenicës në drejtimin në të cilin kemi nisur të ecim pas fitores në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, por edhe gjatë periudhës paraprake, përgjatë katër viteve të mëparshme. Po investojmë shumë në Komunën e Bërvenicës dhe, me mbështetjen e kryetarit të ri të komunës, të mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, projektet do të vazhdojnë të realizohen.

Përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim së bashku me kandidatin Arkin Jahijin takuan mbrëmë banorët e Çellopekut, duke kërkuar mbështetje për një Bërvenicë më të mirë për të gjithë qytetarët.

ARKIN JAHIJI – AKI
“Sonte ishim në Çellopek së bashku me përfaqësuesit e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim: Erkan Arifi, Ridvan Ibraimi, Faton Ahmeti, Nebi Rexhepi dhe Emir Sulejmani.
Çdo takim me banorët na kujton pse jemi këtu: për një Bërvenicë më të mirë për secilin qytetar. Energjia në fshat flet vetë, dita e fitores po afrohet!  Bashkë për Bërvenicën! Bashkë për Çellopekin! Bashkë drejt fitores së madhe” ka shkruar Arkin Jahiji në Facebook.

Jakup Huseini, së bashku me përfaqësuesit e VLEN-it, takoi mbrëmë banorët e Radiovcës, duke shprehur optimizëm për mbështetjen dhe garën zgjedhore që po zhvillohet në Bërvenicë.

Advertisement

JAKUP HUSEINI – VLEN
“Si çdo vend, edhe në Radiovcë ndihet aroma e fitores!  Së bashku me bashkëkryetarin e VLEN-it, Bilall Kasamin, deputetin Adnan Azizi dhe aktivin politik të VLEN-it, takuam banorët e Radiovcës, të cilët na pritën me entuziazëm dhe na dhanë edhe më shumë motiv për garën që po e çojmë drejt 18 tetorit. Energjia është në rritje, mbështetja po shtohet dhe numri 4 po bëhet zgjedhja e ndryshimit në Bërvenicë! Radiovcë, faleminderit për këtë pritje!”

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jovica Radeski, premton funksionalizimin e sistemit të ujitjes në Miletinë, i cili, sipas tij, prej dekadash nuk funksionon dhe prek rreth 80% të tokave bujqësore të komunës.

JOVICA RADESKI – LSDM
“Sot jemi në Miletinë, për të folur për një problem që i tangon shumë qytetarë për një kohë të gjatë. Ky sistem me dekada nuk funksion fare ndërsa prek thuajse se 80% të tokave bujqësore në këtë komunë. Si kandidat për Komunën e Bërvenicës, ju garantoj se do të funksionalizojmë këtë, me motorë dhe pompa.”

Rrethi i parë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Bërveniës pritet të mbahet më 18 tetor, ndërsa nëse asnjë kandidat nuk siguron 50% të votave, rrethi i dytë do të mbahet më 1 nëntor.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

MICKOSKI: FESTA PËR GRUBIN – “ESTRADA” E KËTILLË NUK E NDIHMON BDI-në!

Published

on

Edhe pas 48 orësh, festa e organizuar nga aktivistët dhe mbështetësit e BDI-së me rastin e lirimit të Artan Grubit nga paraburgimi shtëpiak vazhdon të ngjallë reagime në skenën politike.

Për këtë ngjarje ka folur edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili theksoi se thelbësore është distancimi i familjes Grubi dhe i palës mbrojtëse nga organizimi i festës.

Sipas Mickoskit, aktivistët dhe mbështetësit, duke organizuar festime të tilla, mund t’u shkaktojnë më shumë dëm personave për të cilët pretendojnë se po i mbështesin.

“Sa i përket atmosferës që u krijua, unë lexova mbrëmë një tekst në të cilin i akuzuari Artan Grubi dhe familja e tij u kërkojnë falje qytetarëve të cilët mund të jenë shqetësuar nga mënyra e festimeve. Ata as nuk janë organizatorë, e as nuk kanë qëllim të jenë organizatorë të ngjarjeve të tilla. Mendoj se kjo është pjesë e mentalitetit të personave që mendojnë se me organizime të tilla u ndihmojnë bashkëpartiakëve të tyre. Megjithatë, mendoj se gabojnë.”

Ndryshe, më 13 tetor, qindra aktivistë dhe mbështetës të BDI-së organizuan pritje me fishekzjarrë dhe flakadanë për të shënuar lirimin e Grubit nga paraburgimi shtëpiak, pas më shumë se tetë muajsh të kaluar nën këtë masë.

Advertisement

Kujtojmë se Artan Grubi është i akuzuari i dytë në rastin “Llotaria” dhe, sipas masave të përcaktuara ka detyrimin të paraqitet në gjykatë. Ndërkohë, gjykata ka refuzuar kërkesën për kthimin e dokumenteve të udhëtimit kundrejt një garancioni prej më shumë se 300 mijë eurosh.

Continue Reading

Më të lexuarat