Connect with us

Lajme nga vendi

LIGA E TRETË: KORABI – REÇICA HAPIN SIPARIN E XHIROS SË 11-të

Published

on

Java e  11-të e  sezonit vjeshtor në Ligën e tretë rajoni i gjashtë është caktuar të zhvillohet të shtunën dhe të dielën me  fillim në ora 13:30.

Kampionati në Ligën e Tretë – Rajoni i Gjashtë, vazhdon  të shtunën dhe të dielën  me ndeshjet e javës  së 11-të , të sezonit vjeshtor.

Sipari i javës së 11-të hapet  të shtunën në Dibër me ndeshjen mes Korabit  dhe  Reçicës me fillim në ora  13:30. Kujtojmë  se dy këto  skuadra janë në pjesën e poshtme  të  tabelës .

Pesë takimet tjera të kësaj  jave do të zhvillohen të dielën, ndërsa ndeshje  më interesante është takimi mes Xhepçishtit dhe liderit në renditjen e tabelës Drita e Bogovinës.

Pretendenti tjetër për kreun e tabelës Dobroshti është nikoqire e Jehonës së Përshevcës.

Advertisement

Gradeci në stadiumin e Vrapçishtit  do të përballet me ekipin Liria të Zhelinës.

Në Bërvenicë takohen Vardari – Skënderbeu, ndërsa Gostivari është nikoqir i Cetinskës.

Të gjitha ndeshjet e së dielës fillojnë në ora  13:30.

Shaban Sinani  – TV Koha

Advertisement

Lajme nga vendi

Të rinjtë deri në moshën 40 vjeç dhe prindërit vetushqyes do të ndërtojnë shtëpinë e parë pa taksa komunale në Gjorçe Petrov

Published

on

Këshilli i Komunës së Gjorçe Petrovit miratoi një vendim me të cilin çiftet e reja bashkëshortore dhe prindërit vetushqyes do të lirohen plotësisht nga pagesa e pjesës komunale të taksave komunale gjatë ndërtimit të shtëpisë së tyre të parë familjare.

Masa u referohet çifteve bashkëshortore, në të cilat të paktën njëri nga bashkëshortët është deri në moshën 40 vjeç, si dhe prindërve vetushqyes të së njëjtës moshë.

Për ta realizuar të drejtën e lirimit nga pagesa, aplikuesit duhet të ndërtojnë shtëpinë e tyre të parë familjare për banim personal, me një njësi banimi dhe sipërfaqe të përgjithshme bruto deri në 120 metra katrorë. Përveç kësaj, asnjëri nga bashkëshortët, përkatësisht prindi vetushqyes, nuk duhet të posedojë ndonjë pronë tjetër të paluajtshme banesore, as në pronësi të vetme dhe as në bashkëpronësi.

Mbështetja do të vlejë në të gjithë territorin e komunës, si në pjesën urbane, ashtu edhe në atë rurale.

Vendimin e bëri të ditur kryetari i komunës, Aleksandar Stojkoski, i cili theksoi se qëllimi është t’ua lehtësojë familjeve të reja ndërtimin e shtëpisë së parë dhe t’i nxisë që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Gjorçe Petrov.

Advertisement

Masa është pjesë e një iniciative më të gjerë për uljen e shpenzimeve për ndërtimin e shtëpisë së parë familjare. Qyteti i Shkupit paraprakisht kishte paralajmëruar lirimin nga 60 për qind e taksave komunale, përkatësisht nga pjesa që i takon Qytetit. Me përfshirjen edhe të komunës, familjet e reja në Gjorçe Petrov përfitojnë lirim të plotë nga shuma e përgjithshme e kompensimit.medial.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: BDI po tenton ta keqpërdorë Badinterin për ta bllokuar Ligjin për provimin e jurisprudencës në shqip

Published

on

Mexhiti: BDI po tenton ta keqpërdorë Badinterin për ta bllokuar Ligjin për provimin e jurisprudencës në shqip

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot ka kritikuar BDI-në në lidhje me keqpërdorimin e Badenterit. Mexhiti në profilin e tij në Facebook shkruan se BDI po tenton që nëpërmes Badenterit të bllokojë ligjin për gjuhën shqipe.

“BDI sot me krekosje po kërcënon se do ta bllokojë Ligjin për provimin e jurisprudencës në Parlament duke keqpërdorur Badinterin – parimin kushtetues i cili është ndërtuar si mekanizëm që duhet të mbrojë shqiptarët nga majorizimi.

Por, parimi i Badinterit është rezultat i negociatave për Marrëveshjen e Ohrit. Palë negociuese në atë proces nuk kanë qenë partitë politike, por kanë qenë shqiptarët dhe maqedonasit.

Prandaj: Parimi i Badinterit nuk është mekanizëm i ndërtuar që shqiptari ta bllokojë shqiptarin; Badinteri nuk është instrument për gara partiake mes partive shqiptare; Votimi i dyfishtë u bë mekanizëm kushtetues që t’i mbrojë shqiptarët nga majorizimi, jo të majorizojë disa shqiptarë nga shqiptarë të tjerë.

Keqpërdorimi i Badinterit sot për interesa partiake rrezikon të prodhojë domino efekt nesër, kur secili subjekt partiak mund të kujtohet që të gjejë forma për ta manipuluar votimin e dyfishtë dhe për të mbivotuar shqiptarët.

Advertisement

Pra, Badinteri nuk guxon të keqpërdoret nga opozita shqiptare si instrument bllokues kundër një ligji që avancon të drejtat e shqiptarëve dhe që, për herë të parë në historinë e vendit, u mundëson studentëve shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare”, shkruan Mexhit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MICKOSKI: ZGJEDHJET NË BRVENICË NUK NDRYSHOJNË MARRËVESHJEN ME VLEN!

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve në Komunën e Brvenicës nuk ndikojnë në marrëveshjen me koalicionin VLEN për ndarjen e pozitave në pushtetin ekzekutiv.

Rikonstruimi i niveleve të dyta dhe të treta të pushtetit pritet të përfundojë deri në fund të nëntorit, ndërsa në dhjetor është dakorduar një takim i liderëve të koalicionit qeverisës.

I pyetur nëse VLEN-i do të marrë më pak pozita gjatë rikonstruimit pas zgjedhjeve në Brvenicë, Mickoski iu referua marrëveshjes së arritur dhe fjalës së dhënë, duke theksuar se ajo vlen deri në vitin 2028, kur janë paraparë zgjedhjet e rregullta parlamentare.

„Kjo nuk është çështje matematike, por çështje e thelbit të marrëveshjes së arritur gjatë formimit të koalicionit në qershor të vitit 2024. Nuk kam ndërmend të bëhem viktimë e politikës ditore, sepse fjala është fjalë. Marrëveshja vlen deri në vitin 2028, kur mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare. Kemi biseduar me udhëheqësinë e VLEN-it dhe kemi vendosur që, pasi të përcaktojmë çështjet e tjera të rëndësishme shtetërore, në nivel pune, përmes komisioneve partiake për kuadro, t’i konkretizojmë propozimet“

Nga VLEN për Tv Koha thanë se bëhet fjalë për një takim të rregullt, ku janë diskutuar çështjet aktuale politike dhe janë definuar disa procese të rëndësishme
Sipas tyre, për çështjen e Zv/Ministrave dhe Drejtorëve do të ketë një takim shtesë ditëve në vijim, kurse në dhjetor mbahet takim i rregullt i gjithë koalicionit qeveritar.

Advertisement

Kryeministri komentoi edhe deklaratën e liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, se mund të largohet nga Qeveria nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në gjuhën shqipe.  Mickoski tha se vendimi i takon Dimitrievskit, duke përsëritur qëndrimin e tij se Qeveria është stabile./Tv Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat