Connect with us

Lajme nga vendi

Protestë para Gjykatës Civile, sindikatat kërkojnë zgjidhje për punëtorët

Published

on

Rreth 500 punëtorë të kompanive “Fakom”-it dhe “Beton”-it po përballen me pasiguri ekonomike, për shkak të pagave dhe kontributeve të papaguara. Të pakënaqur me zvarritjen e procedurave gjyqësore, Sindikata e Industrisë, Energjetikës dhe Minierave, së bashku me Sindikatën e Ndërtimtarisë, protestuan sot para Gjykatës Themelore Civile në Shkup. Punëtorët e “Fakom”-it thonë se prej dhjetë muajsh kanë mbetur pa paga dhe pa sigurim shëndetësor.
“Pasiguria zgjat prej 10 muajsh, njerëzit janë lënë në mëshirë të fatit, pa pagë, pa sigurim shëndetësor dhe pa asnjë lloj kontributi. Aspak nuk u është dhënë asgjë, prej 10 muajsh njerëzve. Dhe njerëzit po kalojnë një golgatë të madhe, për fat të keq do të theksoj se katër nga kolegët tanë ndërruan jetë gjatë këtyre 10 muajve.”, – deklaroi punëtori në “Fakom”, Adnan Uzeirovski.
Përfaqësuesit e sindikatës akuzojnë gjykatën për zvarritje të procedurës, ndërsa kërkojnë që institucionet gjyqësore të veprojnë pa vonesa të mëtejshme, pasi, siç thonë, pasojat e kësaj situate po i bartin drejtpërdrejt punëtorët dhe familjet e tyre.
“Deri më tani para këtij gjyqi ku po qëndrojmë, tashmë katër herë është shtyrë fillimi për falimentim. Kjo golgotë duhet të marrë fund, sepse opinioni duhet ta dijë se këta punëtorë, jo aq pak në numër, rreth 500, janë lënë në tehun e ekzistencë.”, – theksoi Igor Gjerasov nga SIEM.
Përveç rastit “Fakom”, sindikatat kërkojnë përshpejtimin e procedurave edhe për punëtorët e kompanisë “Beton”, të cilët gjithashtu përballen me paga dhe kontribute të papaguara. Sindikalistët kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë të rasteve, me qëllim që punëtorëve t’u mundësohet realizimi i të drejtave të tyre.al.mrt
BELINDA KOKA ADEMI

Lajme nga vendi

Pa ndihma në mes të nëntorit, qytetarët në hall: Rrezikojnë të mbesin pa barna, ushqim dhe ngrohje

Published

on

Edhe pse ka kaluar gjysma e muajit nëntor, përfituesit e ndihmës financiare për kujdesin ndaj personit tjetër në Maqedoninë e Veriut ende nuk i kanë marrë pagesat mujore.

Qytetarët që varen nga kjo ndihmë shprehin shqetësimin e tyre për vonesën, duke theksuar se bëhet fjalë për një kategori veçanërisht të ndjeshme të shoqërisë, për të cilën këto mjete janë të domosdoshme për përballimin e nevojave të përditshme. Sipas reagimeve të tyre, vonesa në ekzekutimin e pagesave rrezikon t’ua vështirësojë edhe më shumë sigurimin e barnave, ushqimit dhe ngrohjes, sidomos në këtë periudhë kur temperaturat kanë filluar të ulen. Për shumë familje, kjo ndihmë nuk është thjesht një përkrahje financiare, por një burim i rëndësishëm për mbijetesën dhe përballimin e shpenzimeve bazë. Përfituesit kërkojnë nga institucionet kompetente që të sqarojnë arsyet e vonesës dhe të mundësojnë sa më shpejt ekzekutimin e pagesave. Deri më tani, mbetet e paqartë se kur do të realizohet pagesa e plotë për këtë kategori qytetarësh. tema-mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot ulje e re e çmimit të naftës në tregjet botërore

Published

on

Çmimet e naftës sot shënuan një ulje të re në tregjet botërore, pasi u publikuan të dhëna që tregojnë se rezervat e naftës së papërpunuar dhe karburanteve në SHBA janë rritur gjatë javës së kaluar. Megjithatë, rënia e çmimeve u kufizua për shkak të vazhdimit të sulmeve mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe problemeve me transportin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit. Sipas të dhënave më të fundit nga tregjet, kontratat e së ardhmes (futures) të naftës së papërpunuar “Brent” u ulën për 61 centë, përkatësisht për 0,7 për qind, duke arritur çmimin prej 92,53 dollarë për fuçi në orën 05:50 sipas Grinuiçit.

Njëkohësisht, rënie shënoi edhe nafta referente amerikane WTI. Kontratat e saj u liruan për 1,24 dollarë, ose për 1,4 për qind, me ç’rast çmimi zbriti në 84,77 dollarë për fuçi.

Analistët theksojnë se tregu i naftës aktualisht ndodhet nën ndikimin e dy rrethanave të kundërta. Nga njëra anë, rezervat e rritura të naftës dhe karburanteve në SHBA krijojnë presion për uljen e çmimeve, ndërsa nga ana tjetër, tensionet gjeopolitike dhe pengesat në transportin e naftës e mbajnë të lartë pasigurinë në treg.

Vandana Hari, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e kompanisë “Vanda Insights”, shpjegon se nafta e papërpunuar është nën ndikimin e vlerës së shtuar të vazhdueshme që krijon rreziku gjeopolitik, veçanërisht për shkak të sulmeve ndaj cisternave (tankerëve) dhe përshkallëzimit të përplasjeve mes SHBA-së dhe Iranit.

Në të njëjtën kohë, disponimi në treg po bëhet gjithnjë e më negativ për shkak të parashikimeve të analistëve se mund të shfaqet një tepricë e konsiderueshme e ofertës së naftës në raport me kërkesën.

Advertisement

Pikërisht këta faktorë krijojnë lëvizje të kundërta në tregjet botërore, për shkak të së cilës çmimet e naftës vazhdojnë të mbeten të ndjeshme ndaj informacioneve të reja për gjendjen e rezervave, zhvillimet gjeopolitike dhe transportin përmes njërit prej korridoreve më të rëndësishme detare në botë – Ngushticës së Hormuzit.(INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fundi i rampave të pagesës në Maqedoni? Qeveria planifikon sistem të ri sipas kilometrave të përshkuar

Published

on

Maqedonia po përgatit ndryshime të rëndësishme në mënyrën e pagesës së autostradave. Në të ardhmen, drejtuesit e automjeteve mund të paguajnë sipas kilometrave realisht të përshkuar, në vend të sistemit aktual me tarifa fikse në pikat e pagesës.

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka bërë të ditur se po përgatiten ndryshime ligjore për modelin e ri, të cilat pritet të prezantohen gjatë muajit dhjetor.

Sipas paralajmërimeve, synimi është krijimi i një sistemi modern elektronik që do të mundësojë pagesë më efikase dhe më të drejtë, duke reduktuar ndalesat dhe kolonat në pikat e pagesës.

Një nga risitë kryesore është që tarifa të llogaritet sipas distancës së kaluar në autostradë. Kjo do të thotë se drejtuesit që përdorin segmente më të shkurtra do të paguajnë vetëm për kilometrat e përshkuar, duke e bërë sistemin më të drejtë për të gjithë përdoruesit.

Gjithashtu, po shqyrtohet edhe zbatimi i teknologjisë moderne për pagesë elektronike, e cila do t’u lejonte automjeteve të kalojnë pa u ndalur në rampa, ndërsa lëvizja e tyre do të regjistrohej automatikisht. Një zgjidhje e tillë pritet të zvogëlojë ndjeshëm pritjet dhe kolonat, sidomos gjatë sezonit veror dhe festave.

Megjithatë, autoritetet theksojnë se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për heqjen e plotë të rampave ekzistuese.

Në hartimin e modelit të ri do të përfshihen edhe ekspertë nga Komuniteti Evropian i Transportit, të cilët do të ndihmojnë në harmonizimin e sistemit me standardet evropiane.

Advertisement

Për momentin, sistemi aktual i pagesës mbetet në fuqi. Ende nuk janë përcaktuar tarifat sipas kilometrave dhe as data se kur mund të nisë zbatimi i modelit të ri, pasi për këtë nevojiten ndryshime ligjore, përgatitje teknike dhe ndërtimi i infrastrukturës përkatëse.

Continue Reading

Më të lexuarat