Lajme nga vendi
Kamberi: Propozim/ligjin për nëpunësit administrativ është i dëmshëm, të tërhiqet neni diskriminues
Edhe pse kërkohen të njëjtat kushte për tu punësuar si dhe të kryhet puna e njëjtë, në propozim Ligjin për nëpunësit administrativ
parashihet pagë më e lartë prej 10 mijë denarëve për nëpunësit administrativ në ministri dhe sekretariate për dallim me të nëpunësit e institucioneve të tjera publike. Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi kërkoi nga Qeveria dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë që të tërheq nenin i cili sipas tyre, është diskriminues dhe mund të sjellë pasoja.
“Nga këtu, dallimi në pagë është 200 pikë apo 16,000 denarë në bruto ose 10,000 denarë neto. Problemi i bërjes së dallimit mes këtyre dy grupeve të të punësuarve në ministri dhe sekretariate me të tjerët është ajo që nëpunësit shtetërorë punësohen dhe punojnë bazuar në kualifikimet e njëjta profesionale”, deklaroi Ismail Kamberi, kryetar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.
Sipas Kamberit, këto dispozita janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit si dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut dhe në qoftë se votohen, do të nxisin probleme shtesë.
“Këto dispozita në qoftë se votohen, mund të nxisin probleme gjatë punës në institucione, përkatësisht te administrata e cila merr pagë më të vogël. Këto probleme mund të ndërlidhen me uljen e motivimit për punë, uljen e efikasitetit të institucioneve ndërsa në afatgjatë ekziston rrezik të vendoset diskriminim strukturor te të gjitha institucionet”, tha Ismail Kamberi, kryetar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.
Propozimi ligji parasheh rritje pagash vetëm për rreth 5 mijë nëpunës administrativ. Sipas Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi është e padrejtë që një pjesë e nëpunësve të favorizohen, ndërsa të tjerët të nënvlerësohen. /Alsat.mk Gazetar: Ardit Ramadani
Lajme nga vendi
Filantropi tetovar Lazim Destani dhuron shqiponjën për Kukësin (VIDEO)
Lajme nga vendi
Raundi i dytë zgjedhor, KSHZ-ja hedh poshtë të gjitha ankesat
Qeveria do të emërojë të besuarit e saj në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Kjo do të bëhet menjëherë pasi KSHZ zyrtarisht t’i mbyllë zgjedhjet dhe do të informojë Qeverinë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk kanë mbajtur asnjë bisedim me partnerët e koalicionit për atë se kush do të përzgjidhet si ushtrues detyre.
“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ ti përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën e ardhshme. Më pas Qeveria ka afat prej 15 ditëve të veprojë dhe ta informoj KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi në afat prej 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në ato komuna ku ishin të pa suksesshme… Kështu që unë pres gjatë javës së ardhshme kur ti marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat se cilët do të jenë të besueshmit e qeverisë në ato komuna ku zgjedhjet ishin të pa suksesshme”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Të pa suksesshme zgjedhjet lokale ishin në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. Në zgjedhjet që do të përsëriten në këto komuna, nuk do të vlejë censusi dhe nuk do të kenë mundësi që përsëri të dështojnë. Ndërkohë nga KSHZ refuzuan të gjitha 16 ankesat për procesin e votimit të rrethit të dytë dhe presin nëse dorëzuesit e ankesave do të ankohen edhe në Gjykatën Administrative. Ankesa pati për komunat Karposh, Shuto Orizare dhe Bërvenicë. Në Shuto Orizare u dorëzuan 13 ankesa prej të cilave dhjetë nga koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së dhe tre nga “Lidhja e Romëve”. Dy ankesa pati nga koalicioni “Përvoja për sukses” në Karposh dhe një ankesë pati kandidati i VLEN në Bërvenicë, Haqim Ramadani. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Mela merrë pozitën e “krye-timonierit” të Dibrës
Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka, Fisnik Mela mori sot zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës.
Në fjalën e tij, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se mandati që i është dhënë nga qytetarët përfaqëson më shumë se një detyrë politike – një angazhim moral për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim.
“Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë”, deklaroi Mela.
Në fund, kryetari i ri i Dibrës uroi: “Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj.”
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi1 week agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

