Connect with us

Lajme nga vendi

MPB: Aksioni në “Tabanoc” – nëntë zyrtarë policor të arrestuar

Published

on

DYSHIME PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE DHE MITMARRJES

Nëntë persona janë arrestuar në operacionin policor në vendkalimin kufitar Tabanoc, në mesin e tyre edhe Komandanti, Zv/Komandanti i turnit dhe 6 zyrtarë të policisë.

Ky është epilogu I aksionit të madh të MPB-së në bashkëpunim me Prokurorinë Për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që është zhvilluar në këtë vendkalim kufitar.

Pjesëtarët e MPB-së kanë kryer bastisje nëpër vendet e punës por edhe në shtëpitë e të arrestuarve, nën dyshimin se kanë kryer keqpërdorime të detyrës zyrtare si dhe mitmarrjes

“Dje kemi 9 të arrestuar. Këtë e ka bërë Departamenti për parandalimin e krimit të organizuar. Të dyshuarit e aksionit të djeshëm në Tabamoc janë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mitmarrje. Bëhet fjalë npër procedurë të mëtutjeshme për këtë rast dhe padyshim se kjo është një pjesë e aktiviteteve në luftën kundër korrupsionit” – tha Spasovski.

Advertisement

Gjatë bastisjeve të djeshme, sic raportohet, është gjetur edhe një kuti kartoni ku ka pasur sasi të mëdha të monedhave në denarë, euro, franga zvicerane, dollar amerikan dhe lira turke.

Aksioni kishte shkaktuar ndërprerje disaorëshe të vendkalimit kufitar në Tabanoc dhe pakënaqësi tek qytetarët, kryesisht mërgimtarëve, të cilët me orë të tëra kishin pritur për të hyrë në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/

Advertisement

Lajme nga vendi

Në shkollat e Mesme Komunale kanë aplikuar 1160 nxënës ndërsa janë pranuar 678 nxënës

Published

on

Gjysmëmaturantët të cilët në afatin e parë në qershor para dhjetë ditëve nuk u regjistruan në shkollat e mesme për vitin shkollor 2025/26, do të kenë mundësinë e dytë për t’u regjistruar në paraqitjen e dytë elektronike këtë muaj respektivisht të hënën, më 30 qershor. Ndërkaq, sipas departamentit të arsimit në Komunën e Tetovës, në shkollat e Mesme Komunale kanë aplikuar 1160 nxënës ndërsa janë pranuar 678 nxënës që i kanë plotësuar kriteret.

“Në shkollën e Mesme Komunale Gjimnazi Kirili Pejçinoviç janë pranuar  230 nxënës, në shkollën e Mesme Komunale Tekstile janë pranuar 14 nxënës, në Gjimnazin Shtatë Marsi një nxënës që i përmbush kriteret, në shkollën e Mesme Ekonomike për momentin janë pranuar 20 nxënës, ndërsa interesi më i madh është për regjistrim në shkollën e mesme të Mjekësisë, ku janë pranuar 403 nxënës. Ky avaz pritet të vazhdojë edhe në afatin e dytë (30 qershor) ku do të bëhet aplikimi online në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kurse dokumentet do të dorëzohen më 1 korrik në shkollat përkatëse ku kanë aplikuar”, deklaroi Validin Ademi, nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.

Apeli është që nxënësit të orientohen në shkollat profesionale, sidomos në shkollën Tekstile ku ka për momentin mjaft drejtime të mira.

“Duhet të potencoj faktin se nxënësit nuk shkojnë të regjistrohen në shkollën e mesme Gjimnazi 7 Marsi, për shkak të llokacionit.Por, së shpejti do të fillojë të ndërtohet objekti i shkollës së Mesme Tekstile ku një pjesë do të jetë e destinuar edhe për gjimnazin 7 Marsi”, deklaroi Ademi.

Në afatin e dytë në shkollat e mesme të Tetovës ka 750 vende të lira. Edhe pse ka numër të vogël të nxënësve që jan pranuar në shkollat e mesme në afatin e parë, autoritetet komunale presin që në afatin e dytë dhe të tretë të ketë rritje të numrit madje të tejkalohet numri i nxënësve që ishin regjistruar vitin e kaluar.TV KOHA

Advertisement

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Burri e shtyn gruan nga dritarja në Qendrën për Punë Sociale pas një përplasjeje për vajzën e tyre të mitur

Published

on

Më 27.06.2025, rreth orës 15:00, në Stacionin Policor të Pehçevës është raportuar se në korridorin e objektit të Qendrës për Punë Sociale në Pehçevë, pas një debati të mëparshëm për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me vajzën e tyre të mitur, është prishur rendi dhe qetësia publike përmes një përleshjeje fizike midis V.T. (27) nga Gjevgjelia dhe V.P.N. (23) nga Pehçeva.

Sipas kallëzimit, V.T. e ka shtyrë V.P.N. drejt një dritareje, nga ku ajo ka rënë në oborrin e objektit. V.P.N. ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga Ndihma e Shpejtë në Pehçevë, ndërsa V.T. është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet padia përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH: Shqetësimi i Brukselit për “Botën Serbe” në Maqedoni – Taravari paralajmëroi prej kohësh

Published

on

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim lidhur me përmbajtjen e draft-rezolutës së Parlamentit Evropian, e cila evidenton ndikimin destabilizues të konceptit të ashtuquajtur “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut dhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

https://we.tl/t-T4ov6VxMM0 (Në ketë vegëz gjindet paralajmërimi i Arben Taravarit në intervistën “Poltico” për ndikim sërb në RMV)

Në këtë dokument të rëndësishëm, të bazuar në raportin e eurodeputetit Tomas Waitz, thuhet qartë se Bota serbe po zhvat sovranitetin e Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, dhe për këtë ka përkrahje dhe promovim nga përfaqësues të Qeverisë në Shkup.

Këto konstatime përputhen plotësisht me paralajmërimet e përsëritura të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili në intervistën e fundit për emisionin “Politiko” në televizionin Kanal 10 të Kosovës theksoi se nëse bisedoni me njerëz kompetentë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, është i pamohueshëm ndikimi serb, posaçërisht në vitin e fundit si asnjëherë më parë në këto 35 vite. Ndikimi ka të bëjë me fushën e sigurisë, në politika dhe në investime. Nëse analizoni investimet që planifikohen nga VMRO-DPMNE, ato nuk i shërbejnë askujt tjetër përveç politikave serbe”.

Raporti i Parlamentit Evropian kërkon hapjen e arkivave të UDBA-s dhe KOS-it në Maqedoni dhe Serbi, si një hap domethënës drejt zbardhjes së së kaluarës totalitare dhe forcimit të demokracisë dhe transparencës institucionale.

Advertisement

Në draft-rezolutë theksohet se Maqedonia e Veriut mbetët objekt i operacioneve armiqësore për ndikim të huaj… veçanërisht përmes mediave në gjuhën serbe, të cilat përhapin narrativa të Kremlinit dhe gëzojnë ndikim të konsiderueshëm.

Po ashtu, dokumenti ngre shqetësime serioze për rrjete ruse të ndikimit dhe për aktivitetet propagandistike të Kinës përmes mediave vendore, investimeve me klauzola detyruese dhe huave me kushte asimetrike – përfshirë një hua të marrë nga Hungaria për Maqedoninë e Veriut, e cila dyshohet se është me origjinë kineze.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se përfshirja e thellë e strukturave të “botës serbe” në vend, përmes kanaleve të mediave, investimeve politike dhe strukturave të errëta të sigurisë, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për orientimin euroatlantik të shtetit dhe për bashkëjetesën ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha forcave progresive, partive politike, shoqërisë civile dhe mediave të lira që të qëndrojnë në anën e demokracisë dhe të kundërshtojnë çdo përpjekje për instrumentalizim të shtetit në funksion të agjendave të huaja destruktive.

Më 8 korrik në Strasburg pritet të zhvillohet debati për këtë dokument alarmues. Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të ngrejë zërin në të gjitha nivelet për ta mbrojtur karakterin demokratik, pluralist dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Më të lexuarat