Lajme nga vendi
Sot fillon gjysmë-vjetori i dytë i vitit shkollor 2022/2023
Për filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme sot fillon gjysmë-vjetori i dytë i vitit shkollor 2022/2023. Pushimi u vazhdua me vendim të Qeverisë për shkak të funksionalitetit të shkollave dhe mësimi në vend se më 18 janar fillon ditën e sotme.
Sipas gjitha gjasave viti shkollor në vend se me 9 qershor (e premte) do të përfundojë më 14 qershor, pasi siç tha edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, nxënësit duhet t’i plotësojnë 180 ditë mësim të përcaktuara me Kalendarin për procesin edukativo-arsimor në shkolla.
Lajme nga vendi
Kandidati i VLEN për Haraçinën, Daut Beqiri: Po vij me një zotim të qartë: të fillojmë një kapitull të ri të zhvillimit dhe dinjitetit

Haraçina është shtëpia jonë e përbashkët. Dhe askush më mirë se ne nuk e di se çfarë sfidash ka kaluar kjo komunë. Andaj fillimisht falënderojmë udhëheqësinë aktuale të komunës për gjithçka që është munduar të bëjë në këto vite. Por le ta themi hapur: Haraçina meriton shumë më tepër.
Meriton ujë të pastër në çdo shtëpi, meriton rrugë të asfaltuara në çdo mëhallë e fshat, meriton shkolla moderne dhe hapësira ku fëmijët tanë rriten me dinjitet. Meriton një infrastrukturë urbane që e vendos krah për krah me çdo komunë tjetër të zhvilluar.
Unë, Daut Beqiri, vij sot para jush me një zotim të qartë: të fillojmë një kapitull të ri për Haraçinën. Një kapitull të zhvillimit dhe dinjitetit.
Projektet që do të realizohen gjatë mandatit tim janë të qarta dhe të domosdoshme: Ujë i pastër për pije në çdo shtëpi; Kanalizim modern për shëndetin e qytetarëve; Stadium dhe park i gjelbër për rininë tonë sportive dhe për familjet; Investime serioze në shkolla për gjeneratat e reja; Rrugë të asfaltuara kudo në Mojancë, Grushinë e Orllancë, në çdo cep të komunës, nuk do të mbetet më rrugë e paasfaltuar;
Mbulimi i plotë i pjesës së mbetur të “kanalit famshëm” që për vite të tëra ishte plagë e hapur për Haraçinën.
Të dashur qytetarë,
Unë nuk ofroj iluzione.
Unë ofroj punë të ndershme, përkushtim dhe rezultate konkrete.
Koha e fjalëve të bukura ka mbaruar. Tani është koha e veprave! Haraçina nuk do të jetë më sinonim i harresës dhe i padrejtësisë.
Unë besoj thellë se kjo komunë, e cila shpesh është përmendur si simbol i harresës, do të bëhet shembull i zhvillimit dhe i krenarisë.
Me besimin dhe mbështetjen tuaj, së bashku do ta shkruajmë këtë kapitull të ri për Haraçinën – kapitullin e dinjitetit dhe të ardhmes më të mirë për të gjithë.
Faleminderit!
Lajme nga vendi
VLEN: BDI/AKI të fundit që mund të flasin për “botën serbe”!

BDI/AKI me gjysmën e kryesisë në lista të zeza ndërkombëtare nuk kanë as moralin dhe as kredibilitetin të flasin për “botën serbe”, sepse Abaz Xhuka i UÇK-së nga korrupsioni përfundoi në Ali Ahmetin e Soravisë. Nëse dikush për dy dekada i ka shërbyer interesave të Serbisë, atëherë janë pikërisht ata që sot bëjnë moral me “shqiptarinë”. Shkurt e shqip sa keni punuar ju për shqiptarët, aq ka punuar Mijallkovi për drejtësinë.
Në vend që të ofrojnë ide për jetën e përditshme të qytetarëve, ata shpifin, manipulojnë dhe përdorin çdo ndjenjë të popullit tonë për të mbuluar korrupsionin e tyre vetëm e vetëm për për t’i ikur korrupsionit të lartë. Vetë raporti i Western Balkans Anti-Disinformation Hub paralajmëron për rrezikun e keqpërdorimit të marrëdhënieve ndëretnike për dezinformata dhe tensione, pra, modeli i pastër i BDI/AKI-së.
Lista e bashkëpunimeve të tyre të errëta është e gjatë: “Ballkani i Hapur”, që VLEN dhe Kosova e kundërshtuan me forcë si rrezik për interesat shqiptare, Bujar Osmani me 11 takime në Beograd dhe asnjë në Prishtinë, plani 9-pikësh në dëm të Kosovës, Fatmir Besimi duke shtrënguar duart me gjeneralë serbë të akuzuar për krime lufte, hyrja e MTEL-it serb në tregun tone, tentativa për t’ia dorëzuar Tetovën oligarkut të sanksionuar Daka Davidoviq, nënshtetësia për Onishçenkon, nënshkruar nga Grubi. Madje edhe simbolikat e Car Dushanit, Car Samoilit, kuajve e luanëve janë pjellë e politikave të BDI-së.
Kjo është e vërteta e BDI/AKI-së. Nuk ekziston “botë serbe”, por ekziston bota e korrupsionit dhe e katarahurës së 20 viteve pushtet, që shihet me sy të lirë në çdo komunë ku ata qeverisin. Shqiptarët meritojnë më shumë dhe sot alternativa e vetme reale për ndryshim është VLEN.
Lajme nga vendi
gjatë vitit 2024 gjithsej 1,698 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë përfituar pasaportë bullgare

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet bullgare, gjatë vitit 2024 gjithsej 1,698 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë përfituar pasaportë bullgare.
Me këtë shifër, vendi renditet në pozitën e katërt në listën e shteteve me më së shumti shtetas që kanë marrë nënshtetësi bullgare gjatë vitit të kaluar.
Në listë kryeson Ukraina me 2,436 pasaporta, e ndjekur nga Turqia me 2,163 dhe Moldavia me 1,887. Pas Maqedonisë, në vendin e pestë renditet Shqipëria me 1,328 qytetarë që kanë marrë pasaportë bullgare në vitin 2024.
Nga 1 janari 2007 deri në qershor 2025, numri total i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë marrë pasaportë bullgare arrin në 216,594, duke e bërë vendin një nga kryesuesit në rajon për këtë fenomen
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve