Lajme nga vendi
Ministria e Financave rrit pagat për vete, Besimi arsyetohet me largimin e kuadrit
Fatmir Besimi tha se ministri nuk i bënë punët vetë, prandaj motivimi ndaj të punësuarve në Ministrinë që ai drejton është rritja e pagave në mënyrë lineare për 30% nga 1 Janari. Ai tha se këtë rritje e bazon në Ligjin për administratë shtetërore, duke u nisur nga rritja e pagës minimale dhe të gjithë ata që kanë të lidhur marrëveshje kolektive të nivelizohen pagat në sektorin publik.
“Ta lëmë Ministrinë pa të punësuar! Të mos kemi buxhet në tërësi? Të mos punoj askush në Ministri! Kjo është pyetja? Ministria e Financave është institucioni i vetëm ku të punësuarit kishin paga më të ulëta se organet me përbërje të njëjtë, siç është harmonizimi me DAP-in dhe Doganën dhe kështu u bë zgjidhja sipas ligjit, ku theksohet se është 30% më e lartë në raport me pagat e vitit të kaluar”, deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Financave.
Besimi tha se vjet përveç se ata që u pensionuan, 40 të punësuar braktisën resorin shkaku pagave, përfshirë edhe udhëheqës të sektorëve. Aktualisht kjo ministri ka rreth 400 të punësuar. Ai tha se e kishin patjetër të rrisin pagat për të mbajtur kuadrin sepse në konkurse nuk kishte interesim.
“Unë si ministër nuk jam i obliguar vetëm për pagat e resorit tim, por për gjithë administratën publike në raport me pagat të jemi konistent që të kemi zgjidhej afatgjate. Me grupet e punës punojmë për pagat minimale, pensionet, pagat në administratën shtetërore, Ligjin për paga në sektorin publik ku do jemi pjesë edhe ne”, tha Fatmir Besimi, Ministër i Financave.
Se duhet të bëhet konsolidimi i administratës publike u dhanë vërejtje edhe nga Ambasadori i BE-së Dejvid Gir dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shkup, Paoluçi. Sipas Regjistrit Qendror të Maqedonisë, në 2020 kishte 1,346 institucione të sektorit publik me gjithsej 132,088 të punësuar, ndërsa në 2021 u shtuan edhe 14 të tjera, duke u shtuar dhe 905 të punësuar.
Përndryshe, Qeveria dje miratoi planin për riorganizim të organeve shtetërore, kur parashikohet shkrirja e Inspektoratit Shtetëror të Tregut me Inspektoratin Shtetëror të Inspektimit Teknik dhe krijimi i një institucioni të vetëm të llojit të mbikëqyrjes inspektuese, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë. Sipas këtij shembulli janë paraparë bashkimet e: Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik me Agjencinë për Mbështetjen e Ndërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut; Agjencia për Investimet e Huaja dhe Nxitjen e Eksportit me Drejtorinë e Zonave të Zhvillimit Industrial Teknologjik dhe Agjencinë e Energjisë me Agjencinë për Rezervat e Detyrueshme të Naftës. /Alsat.mk Gazetar: Adnan Qaili
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

