Lajme nga vendi
Çerneva: Sa herë që afrohen zgjedhjet përshkallëzohen tensionet në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes
Në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ekziston një mekanizëm i cili duhet të kontribuojë për uljen e tensioneve dhe për identifikimin e dukurive të urrejtjes, që është shënuar qartë në Protokollin të cilin vitin e kaluar e nënshkruan ministritë e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, por ai nuk po zbatohet, thotë këshilltarja për Politikë të Jashtme e ish kryeministrit Kiril Petkov, Vesela Çerneva.
“Nuk mund të themi se nuk ka instrumente të mjaftueshme”, thotë Çerneva në intervistë për emisionin “Para të gjithëve” në Radion Kombëtare Bullgare, duke e komentuar zhvillimin më të ri të ngjarjeve mes Shkupit dhe Sofjes.
Çerneva potencoi se muajt e fundit ka rritje të dukshme të tensioneve në marrëdhëniet reciproke, duke shtuar se një lloj të tillë të përshkallëzimeve ka sa herë kur “vie era zgjedhje”.
Reklama
“Nga të dyja anët e kufirit ka parti të cilat i shfrytëzojnë tensionet që ta rrisin imazhin e tyre”, përfundon Çerneva.
Ajo vlerëson se në kushte të tilla njerëzit e rëndomtë gjenden në mjedise të ekspozuar në presion të “ekstremeve nga të dyja anët” dhe bëhen viktima të presionit të tillë.
“Ato janë procese të cilat na ndajnë nga zemra e integrimeve evropiane dhe na fusin në pozitë margjinale, sepse merremi me zënka dypalëshe. Cilësia e anëtarësimit tonë evropian gjithnjë e më shumë po dobësohet”, shton Çerneva.
Sipas saj, rritja e tillë e tensioneve “në mënyrë shtesë ua vështirëson jetën bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
“E pamë si një deputet evropian bullgar e kërcënon presidentin maqedonas me atentat. Lloji i tillë i kërcënimeve nuk duhet të jetë pjesë e marrëdhënieve dypalëshe. Ruajtja e tonit të mirë dhe dinjitetit do t’i ndihmojë bullgarët të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut më shumë se sa kjo qasje e papërgjegjshme”, vlerëson Çerneva.
Ajo thekson se tërheqja e ambasadorit bullgar nga Shkupi përfaqëson “gjest joadekuat”, sepse hapa të tillë merren në “situata të jashtëzakonshme”.
Lajme nga vendi
Itali: Policia në kërkim të Nazif Muslijës pas vdekjes së bashkëshortes në Ankona
Policia italiane u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë menjëherë forcat e rendit nëse kanë informacion ose e kanë parë Nazif Muslijën, i cili aktualisht është në arrati.
Ai po kërkohet pas ngjarjes së rëndë në provincën e Ankonës, ku bashkëshortja e tij, Saxhidje Muslija, u gjet e vdekur në banesën e tyre.
Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare dhe ashpërson rregullat për shtetësinë
Nazif Muslija ishte liruar nga burgu në korrik, pasi kishte vuajtur dënimin për dhunë dhe keqtrajtim ndaj gruas. Prej momentit të ngjarjes, ai është bërë i pakapshëm dhe është shpallur në kërkim të nivelit të lartë nga autoritetet italiane.
Policia apelon për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët.
Lajme nga vendi
Takim i Siljanovska-Davkovës me profesorë të Fakultetit për arsim fizik, sport dhe shëndet
Lajme nga vendi
Parashikimi imotit
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

