Lajme nga vendi
Rënia e euros dobëson prodhimin në fabrika, rritja më e ulët që nga pandemia në 3-mujorin e parë

Ky shqetësim është pasqyruar edhe në të dhënat zyrtare, ky të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në 3-mujorin e parë treguan për një rritje të industrisë përpunuese me vetëm 0.5%, niveli më i ulët që nga 3-mujorin e dytë 2020 ku vendi ishte nën masa të ashpra kufizuese nga përhapja e pandemisë Covid-19.
Prodhuesit, sidomos fabrikat përpunuese për llogari të eksportit kanë rritur shqetësimet muajt e fundit se, rënia e vlerës së euros në këmbim me lekun është duke i falimentuar.
Ky shqetësim është pasqyruar edhe në të dhënat zyrtare, ky të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në 3-mujorin e parë treguan për një rritje të industrisë përpunuese me vetëm 0.5%, niveli më i ulët që nga 3-mujorin e dytë 2020 ku vendi ishte nën masa të ashpra kufizuese nga përhapja e pandemisë Covid-19.
Në vitin 2022 në të njëjtin tremujor rritja reale në sektorin e përpunimit ishte 13%. Duke parë ciklin e prodhimit në sektorin e industrisë përpunuese shihet se tremujori i parë dhe i dytë i vitit kanë rritje me të lartë si rrjedhojë e ciklit të punës dhe prodhimit, por tremujori i parë i vitit 2023 bëri përjashtim. Prodhimi mbeti në vend numëro një situatë jo e zakonte në këtë periudhë.
Të dhëna të tjera tregojnë vështirësitë që po kalon industria përpunuese. Të dhënat e INSTAT referuan se në tremujorin e parë të vitit 2023 punësimi në total pësoi rritje vjetore me 4%, por në sektorin industrisë shënoi rënie me -2.7 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar dhe me një rënie 1.8 për qind me 3-mujorin e fundit të vitit.
Shoqata e Pro-Eksport që përfaqëson fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pohoi se humbjet që po vijnë nga kursi i këmbimit kanë anuluar planet për rritjen e pagave dhe investimet në teknologji. Porse pasoja më e rende sociale duket të jetë papunësia e cila ka nisur të shfaqet.
Eksportuesit përjetuan një lulëzim të aktivitetit deri vitin e kaluar. Pandemia Covid-19 dhe lufta në Ukrainë nxitën rritjen e kërkesës nga Europa për të prodhuar në Shqipëri. Me oferta të bollshme për pune dhe një forcë pune të kualifikuar fabrikat shqiptare nisën të përzgjidhnin ndërmjet produkteve me vlerë të lartë të tregut.
Të dhënat zyrtare zbuluan se vlera e eksporteve arriti në mbi 135 miliardë lekë (1,1 miliardë euro) më 2022 me rritje vjetore mbi 20%, më e larta që nga viti 2015. Fabrikat nisën rritjen e pagave për punonjësit si mjet edhe për të frenuar zbrazjen e fabrikave nga fuqia e re punëtore.
Mirëpo ngjarjet në kursin e këmbimit i kanë kthyer planet përmbys. Humbjet vetëm që nuk do të mundësojnë shtesa në paga por sektori rrezikon të ule më tej pagat ekzistuese. Sinjalet e para u dhanë në tremujorin e parë të vitit.
Në tremujorin e parë të vitit paga mesatare në ekonomi arriti 66,014 lekëve, duke shënuar rënie me 2% në krahasim me fundit e vitit.
Përgjithësisht në tremujorin e fundit ka një rritje më të lartë të pagës mesatare për shkak të shpërblimeve të fund-vitit, por rënia me bazë tremujore në muajt e parë të këtij viti është më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ra me vetëm 0.5%, ndërsa në tremujorin e parë 2021 tendenca kishte qenë rritëse në raport me fundin e 2020-s, me 1.9%.
Shoqatat e eksportuesve pohuan se humbjet që krijuar kursi po pengojnë përparimin teknologjik. Fabrikat që prodhonin për eksport po bënin investime të detyruara në teknologji nisur nga mangësitë në fuqinë punëtore.
Pavarësisht se ofrojnë paga në segmentin e ulët, në kufijtë e minimales, industria përpunuese ofron punësim për pjesën me të pambrojtur të shoqërisë, gratë e papuna në zonat urbane. /MONITOR
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve