Connect with us

Uncategorized

Kompania anonime nga Qipro ka një ofertë për marrjen e plotë të “Euronickel Industri”

Published

on

Një kompani në Qipro po konsideron një marrëveshje të plotë për të blerë “Euronickel
Industri”, e cila po përballet me vështirësi financiare pavarësisht borxheve të saj ndaj një
banke vendase të madhe.
Kompania kipriote, “K.A.D Management Services”, që aktualisht po punon me “Euronickel
Industri”, është e interesuar për të blerë kompaninë vendase. Oferta është konfidenciale,
por përfshin blerjen e tërë kompanisë, përfshirë edhe borxhet e saj.
Situata lind për shkak të krizës së energjisë dhe një tregu të vështirë feronickel i cili është
përkeqësuar nga konkurrenca e prodhuesve aziatikë të çelikut që përdorin një nikël më të
lirë, por më të ulët në cilësi nga Indonezia.
“Euronickel Industri” po vuan për të siguruar fonde, duke rrezikuar mbi 2,000 vende pune,
përfshirë 850 punonjës dhe familjet e tyre.
Në të kaluarën, punonjësit janë bërë të njohur me protesta për pagesat e vonuara të
pushimeve vjetore dhe pagat.
“Bloomberg Adriatic” ka kontaktuar “K.A.D Management”, por ata nuk kanë mohuar
informacionin, duke deklaruar politikën e tyre të mos-komentimit të spekulimeve. Ata po i
vlerësojnë mundësitë, duke përfshirë teknologjinë e tyre të veçantë për prodhimin e nikel
sulfatit.
Pronari aktual, fondi zviceran GSOL, është ballafaquar me sfida të shkaktuara nga kriza e
energjisë dhe rritja e çmimeve të feronickelit. Tëra industritë e rënda duhet tu përshtaten me
çmimet e larta të energjisë dhe me rregulloret e reja të ESG.
Në vitin 2022, “Euronickel Industri” renditej në vendin e 15-të ndër kompanitë më të mëdha
të Maqedonisë, duke kontribuar me 3% në GDP-në kombëtare.
Fabrika gjithashtu përballet me vështirësi në shërbimin e obligimeve financiare, veçanërisht
faturave për energjinë elektrike. Ish-kombinati i Kavadarcit “Feni”, një konsumator i madh i
energjisë, është përballur me vështirësi kur çmimet e energjisë janë rritur në mënyrë
drastike.
Kompania K.A.D në Qipro, specializohet në menaxhimin financiar dhe ofron shërbime
këshillimore teknike për klientët industrialë në të gjithë botën, duke fokusuar në burimet
natyrore dhe sektorin e metalurgjisë.

Advertisement

Uncategorized

MICKOSKI: HIQEN NËNKRYETARËT NË VMRO-DPMNE, RIKONSTRUIMI I QEVERISË NË MAJ OSE QERSHOR!

Published

on

Në këtë mandat VMRO-DPMNE nuk do të ketë nënkryetarë partiak. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për RTVM-në, Kryeministri dhe lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në vigjilje të Komitetit Qendror të partisë ku duhet të zgjidhen anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv dhe Sekretari I ri I Përgjithshëm.

Nënkryetarët e deritashëm të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, Vlado Misajlovski, Gordana Dimitrievska – Koçoska dhe Timço Mucunski, do të propozohen për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.

Në Kongresin e ardhshëm partiak në vitin 2029, Mickoski paralajmëroi se VMRO-DPMNE-ja do të ketë Kryetar të ri dhe udhëheqësi të re.

“Me këta njerëz jam nga dita e parë dhe janë bashkëpunëtorët më të afërt, por sic paralajmërova për vitin 2029 dhe për parimet që I përfaqësoj në Kongresin në 2029 partia do të ketë udhëheqësi të re, kryetar të ri për t`u dhënë hapësirë të gjithë të interesuarve që mendojnë se mund të japin vlerë të shtuar sin ë VMRO-DPMNE poashtu edhe në Qeveri”

Derisa bëhet përpilimi I organeve partiake, Mickoski gjatë intervistës potencoi se do të nis të mendojë edhe për Qeverinë dhe kandidatët e rinj në ekzekutiv si dhe për ndryshimet e resorëve. Ai pret që I gjithë procesi I rikonstruimit qeveritar mund të rrumbullaksohet gjatë majit dhe qershorit.

Advertisement

Continue Reading

Uncategorized

Bilall Kasami “ndez motorët” për fitoren e 2 nëntorit, viziton shtabet e lagjeve Teteks dhe Migjeni

Published

on

Kryetari i Tetovës ka nisur aktivitetet në kuadër të fushatës pë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me çka ka takuar aktivistët e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj fabrikën Molika, një nga Sonte zhvilluam takim me aktivistët tanë në shtabet e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni, me njerëzit që më 19 tetor na dhuruan fitore të qartë e bindëse”.

“Kjo mbështetje është dëshmi e besimit që qytetarët kanë ndaj punës sonë, përkushtimit dhe vizionit për një Tetovë moderne, të pastër dhe me zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Ai më tej thekson se “me të njëjtin bashkim e energji, më 2 nëntor do ta kurorëzojmë fitoren përfundimtare dhe do ta çojmë Tetovën edhe më përpara”.

Continue Reading

Uncategorized

Aktivisti i flaktë i BDI-së, Zeka Fazlija jep dorëheqje nga organet partiake

Published

on

Aktivisti i njohur i lagjes Drenovec, Zeka Fazlija, i njohur si një ndër përfaqësuesit kryesorë të krahut të luftës të Ali Ahmetit në këtë lagje, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga të gjitha obligimet partiake në kuadër të BDI-së.

Në njoftimin e tij, Fazlija thekson se arsyeja e dorëheqjes janë shkaqe morale ku sipas tij, nuk është përmbushur detyra e marrë përsipër në lagjen e tij.

“Për arsye morale, që nuk u përmbush detyra e marrë përsipër në lagjen time, jap dorëheqjen nga obligimet partiake,”, ka shkruar ne Facebook Fazlija.

Dorëheqja e tij shihet si një sinjal i pakënaqësive të brendshme në strukturat lokale të AKI-së në Tetovë.

Continue Reading

Më të lexuarat