Connect with us

Lajme nga vendi

MPB fletarrrestime ndërkombëtar për disa persona nga Shkupi, në mesin e tyre edhe Sheval Muaremi

Published

on

Në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme është publikuar fletarrest ndërkombëtar për Sheval Muaremin për të cilin ekzistojnë dyshime se ka qenë pjesë e grupit të organizuar kriminal ndërkombëtar i dyshuar për më shumë vepra penale.

“Sheval Muaremi i lindur më 18.11.1977 në Shkup, banues në rrugën ‘5’ nr.1, fshati Gërçec komunë e Sarajit. Kërkohet me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga PTHP NKOK-Shkup nr. 15/24 të datës 30.01.2024. Personi është nën hetim për kryerjen e veprës penale nga neni 123 paragrafi 2, neni 394 paragrafi 3 dhe neni 215 paragrafi 3 të Kodit penal të RMV-së”, theksohet në fletarrestin e MPB-së.

Në janar të këtij viti janë ngritur kallëzime penale kundër 16 personave të cilët dyshohen për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të mjeteve narkotike, vrasje dhe tentativë për vrasje. Të gjithë ata kanë qenë anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar që drejtohej nga Muaremi (46) nga fshati Gërçec.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ndërron jetë në vendin e punës një punonjës në komunën e Strugës

Published

on

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në ambientet e Komunës së Strugës, ku Zllatko Bogdanovski, 53 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak gjatë orarit të punës.

Sipas raportimit të “Struga Ekspres”, ekipet e emergjencës kanë mbërritur me shpejtësi dhe kanë ndërhyrë menjëherë për t’i ofruar ndihmën mjekësore. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, Bogdanovski nuk ka arritur të mbijetojë.

Institucionet lokale kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e të ndjerit, ndërsa pritet që detaje të tjera rreth rrethanave të ngjarjes të bëhen të ditura në vijim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Aksion kundër lypjes në Tetovë – dy persona të identifikuar nga policia

Published

on

Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me punëtorë socialë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, kanë zhvilluar më 11 nëntor (nga ora 11:00 deri në 16:00) një aksion në kuadër të planit për parandalimin e lypjes në qytet .
Gjatë kontrollit, rreth orës 12:20, në rrethrrotullimin e rrugëve “Iliria” dhe “Ilinden” është gjet duke lypur N.F. (42) nga Tetova. Po ashtu, në orën 12:50 në rrugën “Ilinden” është konstatuar se M.D. (19) nga Koçani po lypte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës katër dhe një vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, pas dokumentimit të plotë të rasteve, personat e përfshirë janë marrë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Aksione të tilla, siç njofton MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e lypjes dhe mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi në rrugë, transmeton Tetovasot.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mos u frikësoni nga shpërthimet! MPB: Do të shkatërrohen granata, janë marrë të gjitha masat

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se të premten, do të shpërthehen granata në rajonin e Gjorçe Petrovit. Nga MPB sigurojnë se granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë.

“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se më 14.11.2025 (e premte) në ora 07:00 në rrethin e Qendrës Policore në Gjorçe Petrov në Shkup do të shkatërrohen granata, për të cilat sipas analizës së ekspertëve është konstatuar se nuk mund të transportohen jashtë Qendrës Policore. Granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat