Connect with us

Lajme nga vendi

Bujar Osmani i përgjigjet VLEN për rastin “Pacienti! Nuk keni tema dhe kreativitet në fushatën zgjedhore prandaj flasin për çështje të vjetra

Published

on

Kandidati për president të shtetit, Bujar Osmani, konsideron se koalicioni “Vlen”  nuk ka tema dhe kreativitet në fushatën zgjedhore dhe prandaj “flasin për çështje të vjetra dhe të hapura”.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, ai ka reaguar ndaj deklaratës së një përfaqësuesi të koalicionit “Vlen” i cili pyeti nëse shqiptarët e meritojnë një kandidat për president për të cilin Prokuroria Speciale Publike në vitin 2016 hapi lëndën “Pacienti”.

“Është një hetim i filluar nga një prokuror që aktualisht ndodhet në burg dhe është në listën e zezë të SHBA-së. Prokuroria e ka mbyllur menjëherë rastin dhe nuk ka pasur asnjë akuzë sepse është vlerësuar se ndërtimi i spitalit në Tetovë ka qenë në përputhje me ligjet dhe se jo vetëm nuk është bërë dëm, por përkundrazi, është mbrojtur  interesi i shtetit. Ashtu që, nuk ka pasur as akuzë, por një tentativë për diskreditim politik nga një njeri që aktualisht është në listën e zezë amerikane, që tregon qartë se ka pasur përfshirje ruse në atë përpjekje për diskreditim. Absolutisht nuk ka lidhje kjo çështje. Ata tashmë kanë humbur idetë dhe kreativitetin në këtë fushatë, të frikësuar nga disfata e madhe”, deklaroi Osmani, duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp për bashkësponsorizimin e rezolutës së KB-së për gjenocidin në Srebrenicë.

Shtoi se edhe pse nuk po merret me të tjerët në fushatë zgjedhore, do t’i kundërvihet kundërshtarit Arben Taravari me çështjen e legjitimitetit në Aleancën për Shqiptarët.

“Vendimi i gjykatës që, megjithatë, kundërkandidati im në mënyrë të paligjshme tentoi ta uzurpojë partinë e bën pak problematik dhe të padenjë për një fushatë. Për çështje të tilla duhet të bisedojmë, për të cilat ka vendime gjyqësore, e jo për këto çështje”, tha Osmani.

Advertisement

Lajme nga vendi

Toshkovski: Siguria në komunikacion është prioritet për MPB-në

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme, Pançe Toshkovski së bashku me drejtorin e Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev dje i vizituan nëpunësit policorë nga Njësia mobile për siguri në komunikacion dhe nga sektori motorizues, në lagjen Ilinden, të cilët po kryejnë kontrolle në kuadër të aksionit operativ “Trafik i sigurt”.

Siç kumtoi MPB, theksi i kontrolleve të përforcuara të djeshme ishte në drejtimin e rregullt me motorë dhe skuterë elektrik, si dhe mbajtjen e pajisjes mbrojtëse.

“U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, posaçërisht atyre të cilët drejtojnë motoçikleta dhe skuterë elektrik, t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, të mos e tejkalojnë shpejtësinë, të mbajnë kaska mbrojtëse dhe të kontribuojnë për rritje të sigurisë në komunikacion”, tha ministri Toshkovski.

Nga MPB shtojnë se kontrollet e përforcuara në trafik vazhdojnë edhe në periudhën në vijim me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Fluks i shtuar i automjeteve, në Tabanocë pritje rreth 45 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi

Published

on

Me ardhjen e bashkëatdhetarëve në pikat e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë së Veriut është rritur dukshëm fluksi i automjeteve.

Në Tabanocë koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare të vendit, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Siç informon LAMM, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, në disa vende nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është shtuar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 26 deri në 34 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 33 gradë Celsiusë.

Continue Reading

Më të lexuarat