Lajme nga vendi
Dënime me burg për pesë të akuzuarit në rastin “Zinxhiri” në Maqedoni

Gjykata Themelore Penale Shkup caktoi dënime me burg për të akuzuarit të cilët dje e pranuan fajësinë në rastin “Zinxhiri”, i cili ka të bëjë me evazion fiskal. Ata akuzohen për “bashkim kriminal”, “pastrim parash” dhe “shmangie fiskale”.
I akuzuari i parë Sasho Vuçkov është dënuar me dy vjet e gjysmë burg, babai i tij me dy vjet burg dhe 1.000 euro gjobë, ndërsa nëna e të akuzuarit të parë është dënuar me një vit e njëmbëdhjetë muaj burg dhe 1000 euro gjobë.
Dy të akuzuarit e tjerë, të cilët u deklaruan fajtorë, morën dy vjet burg dhe 1000 euro gjobë secili. Vetëm një nga gjashtë ata që u deklaruan fajtor dje në gjykatë mori një dënim me kusht.
Për gjashtë kompani, përfaqësuesit e të cilave gjithashtu u deklaruan fajtorë dje, gjykata vendosi gjoba, por edhe ndalime për pjesëmarrje në thirrje publike dhe koncesione.
Rasti “Zinxhiri”, në të cilin janë akuzuar mbi 30 persona fizikë dhe juridikë, bën fjalë për evazion fiskal prej rreth 8 milionë euro. Procedura vazhdon për 11 të akuzuarit e mbetur të cilët u deklaruan të pafajshëm.
Paraprakisht, Prokuroria Publike ka njoftuar se janë arritur marrëveshje me gjashtë të dyshuar dhe gjashtë persona juridikë përgjegjës për rastin “Zinxhiri”, me të cilat janë kthyer në buxhetin e shtetit gati 1.000.000 euro.
Procedura hetimore ndaj 26 pronarëve dhe drejtuesve të 28 personave juridikë ka nisur më 30 tetor 2023.
Lajme nga vendi
KASAMI: JEMI NË PËRPJEKJE TË VAZHDUESHME PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE PUBLIKE

Bizneset private vazhdojnë të uzurpojnë hapësirat publike në qytetin e Tetovës, duke penguar qarkullimin e lirshëm të qytetarëve dhe duke krijuar kaos në qytet. Për kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, komuna në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente është vazhdimisht në luftë me këta biznese që shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike. Ai thotë se do të vazhdojnë edhe më tutje me masat për konfiskimin e tezgave.
BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës
“Në shumë raste, kemi intervenuar në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, me policinë, inspektoratin e tregut, edhe me drejtorinë e të hyrave publike dhe ka pasur raste që këto tavolina janë konfiskuar, janë marrë, sepse është fakt që ka pasur kështu situata, janë marrë nga Inspektorati, janë larguar dhe janë kthyer prapë. Por përsëri po them që është një luftë permanente për shkak të tendencës permanente nga disa biznese private që të shfrytëzojnë jashtë ligjith hapësirat publike. Lufta jonë është e përditshme dhe gati në përditshmëri apo c’do javë kemi aksion të Inspektoratit. Por, nëse nuk kanë efekt vetëm aksionet e Inspektoratit do I përsërisim aksionet e kordinuara edhe me organet e tjera për konfiskim të këtyre tavolinave.”
Kasami thotë se megjithatë, në trotuaret ku ka hapësirë prej më shumë se një metër e gjysmë janë dhënë leje për të zhvilluar këta biznese.
BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës
“Ne e dimë si ka qenë situata më herët dhe si është sot. Lokacionet janë rreth lumit, në pjesën tjetër nuk e di se ku pengohet drejtë për së drejti lëvizja e qytetarëve. Në një pjesë janë me leje, aty ku I plotësojnë kushtet, ku nuk pengohet lëvizja e qytetarëve. Edhe në trotuare aty ku ka hapësirë janë me leje si tavolina apo tarraca të hapura. Por pjesa më e madhe, ku pengohet lëvizja e qytetarëve dhe situata nuk është ashtu sic ka qenë. Edhe në trotuara ku ka hapësirë më shumë se 1 metër e gjysmë, edhe në ato pjesë ku ka kushte jepet leje për tavolina sin ë shumicën e vendeve evropiane.”
Edhe qytetarët e anketuar nga TV Koha, deklarohen të revoltuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe trotuareve.
Organet kompetente apelojnë deri tek të gjithë ata që kanë uzurpuar vendet publike dhe zhvillojnë veprimtari tregtare, t’i lirojnë këto hapësira sepse të njëjtat u takojnë të gjithë qytetarëve.Në të kundërtën, sic theksojnë do të vijojë marrja e masave më të rrepta.
Lajme nga vendi
SHKOLLA E SELLCËS ME KUSHTE MESJETARE

Për dhjetë vjet numri I nxënësve në Sellcë të Tetovës ka rënë për më shumë se 200 nxënës, ndërsa në shkollat periferike të kësaj shkolle në Llacë dhe Vicë numri I nxënësve është përgjysmuar. Kjo shkollë edhe ndërtuar në vitin 1954 dhe kushtet në të cilat mësojnë nxënësit nuk I plotësojnë as kushtet elementare.
MUHAMER ASANI – DREJTOR I SHKOLLËS RILINDJA
“ Të ju them të drejtë është e dhimbshme të thuhet por nga 580 nxënës që kemi pas nga viti 2006- 2014 kemi rënë në 367 nxënës. Në këtë shkollë kushtet janë mizerie, nuk kemi as kushte elementare , shkolla është ndërtuar në vitin 1954 me gurë edhe baltë,ka pasur riparime të herë pas hershme por aq mund të qëndrojë një objekt që afatin e ka të skaduar.”
Për Asanin objekti i ri do të ishte shpëtim sepse presin që objekti të mbaroj sa më shpejtë.
MUHAMER ASANI – DREJTOR I SHKOLLËS RILINDJA
“ Neve na gëzon fakti se në bazë edhe të bisedave që kemi pasur, e kanë vizituar edhe objektin, është bërë një punë shumë kualitative dhe flitet se së shpejti por afat të caktuar nuk kemi. Ne presim me padurim të kyçemi në objekt të ri dhe nxënësit ti gëzohen një infraktukture që do ti plotësoj të gjitha standardet.”
I pyetur për këtë objekt kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami lëshoi akuza ndaj BDI, sepse sic tha BDI e ka lënë këtë shkollë në këtë gjendje.
“ Shembulli më tipik i keqpërdorimit dhe korrupsionit të qeveris paraprake të BDI-së që e dini që një objekt mbeti skelet dhe tani u ndërrua lokacioni. Tani punohet në objekt të ri në bashkëpunim me ministrin e arsimit punohet intensivisht që ky objekt të përfundohet në kohë. Edhe pse pati disa probleme administrative gjatë tenderimit, furnizimit, unë besoj se ata shpejtë do të tejkalohen dhe ajo shkollë do të përfundohet dhe do të jetë ndër projektet e radhës që do ta promovojmë si një objekt të ri shkollor.”
Ndërsa ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska aq që e kishte idenë se si qëndron problemi me këtë shkollë por tha se qeveria për një vit aq ka mundur të bëjë.
VESNA JANESVSKA – MINISTRE E ARSIMIT
“Për fat të keq në kohën që lamë pas qeveria e kaluar nuk ka treguar shumë mirëkuptim për temat e nxehta, vazhdimisht investohet siç edhe vet e shihni me ardhjen e qeverisë së re e këndej dhe me ardhjen e qeverisjes së re lokale e kënde investohet në infrastrukturë dhe unë vazhdimisht e them se është me rëndësi ta dini, se për një vit aq mund të bëhet dhe kështu me radhë.”
Në Sellcë një objekt u fillua në vitin 2000 ndërsa i njëjti u ndërpre për shkak se i njëjti rrezikonte të shembej nga rrëshitja e dheut. Ndërsa objekti që po ndërtohet u fillua në vitin 2023, por i njëjti akoma nuk është përfunduar.
Lajme nga vendi
Mickoski: Është gati Ligji për Lojërat e Fatit! Pres që të ulet numri i klub automatëve

Kryeministri Hristijan Mickoski sot bëri të ditur se është gati Ligji për Lojërat e Fatit, përcjell TV21. Mickoski nuk dha detaje se çfarë parasheh ligji i ri, por theksoi se me zgjidhjen e re ligjore, pret që në mënyrë të natyrshme të bie numri i të ashtuquajturve klub automate.
“Ligji për Lojëra të Fatit, pas punës për disa muaj, dhe harmonizimit të tij, është gati. Pres që këtë muaj ta kalojë procedurën qeverisëse, më pas të hyjë në Kuvend. Do të ketë shumë risi, shumë ndryshime, dhe pres numri i atij lloji të klub automatëve, pas miratimit të këtij ligji, në mënyrë të natyrshme të ulet”, tha Mickoski.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve