Connect with us

Lajme nga vendi

RMV, është hapur lëndë pas ndërprerjes së rrymës në hapësirat e IShP-së ku ruhen reagentët për testimin e sëmundjeve infektive dhe joinfektive

Published

on

Pas informacionit në opinion se dje në Institutin e Shëndetit Publik është ndërprerë qëllimisht furnizimi me energji elektrike i odave në të cilat mbahen reagentët për testimin e sëmundjeve infektive dhe joinfektive, Prokuroria Publike krijoi me urgjencë lëndë pas zërave të ngritur për të shqyrtuar nëse në rastin konkret ka shenja të një vepre penale, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të seriozitetit të pasojave të mundshme të dëmshme në shëndetin e njerëzve që mund të shkaktohen nga një veprim i tillë, si dhe për shkak të mundësisë që bëhet fjalë për vepër penale kundër shtetit si diversion apo sabotim, prokurorët publikë në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, së bashku me hetuesit nga qendrat hetimore të Prokurorisë kanë dalë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet hetimore”, njoftojnë nga Prokuroria.

Mblidhet dokumentacioni, zhvillohen biseda me persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe bëhen të gjitha kontrollet e nevojshme dhe publiku do të njoftohet për rezultatin e veprimeve të ndërmarra.

Edhe MPB-ja ka dalë me detaje për kaosin që ka ndodhur dje në Institutin e Shëndetit Publike kur janë shkëputur nga rryma frigoriferët që ruajnë reagentët për mbarë Maqedoninë.

“Dje rreth orës 17:00 në SPB Shkup nga Instituti i Shëndetit Publik është raportuar se në periudhën kohore nga ora 14:30 deri në ora 16:00 një punonjës i ka fikur të gjitha shkrehëset e dhomave ku janë mbajtur reagentët për testimin e sëmundjeve infektive dhe joinfektive janë mbajtur”, tha Ministria e Punëve të Brendshme.

Advertisement

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup dhe po merren masa për zbardhjen e rastit, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Dje është krijuar kaos në departamentin e bakteriologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, mësoi “Sloboden Peçat” nga burimet e tij që ishin të pranishme në Institut. Policia u përfshi dhe u njoftua Prokuroria, pasi higjenistja vërejti se dhoma e madhe me frigoriferë në të cilën ruhen reagentë për analiza të shumta mikrobiologjike të sëmundjeve infektive dhe joinfektive – nuk funksionon, pra frigoriferët janë të fikur. Kur punonjësit kanë shkuar te siguresat bashkë me menaxhmentin, kanë vënë re se janë ulur vetëm ato të lidhura me frigoriferët në të cilët ruhen reagentët, pra është tentuar të fiket e gjithë dhoma. Vetëm ato siguresa me ndihmën e të cilave kontrollohej temperatura në frigoriferë – ishin të shkyçura. Pranë kësaj pjese të Institutit nuk ka kamera.

Menjëherë është thirrur policia e krimeve dhe është njoftuar prokuroria. Për shkak të zbulimit në kohë të ngjarjes, shumë reagentë janë penguar të dështojnë, pra të jenë joefektiv për shkak të mosrespektimit të temperaturës së nevojshme për mirëmbajtjen e tyre.

Në frigoriferë, siç raporton “Sloboden Peçat”, ka pasur reagentë për kollën e mirë, për kulturën e urinës, reagentë që përdoren për analizat që porositen nga spitalet e shumta në Institutin e Shëndetit Publik për pacientët e tyre, dhe i referohen të gjitha infeksioneve dhe sëmundjet jo infektive.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

‘Fitonin’ 34 mijë euro me mallverzimeve gjatë shit-blerjes së veturave të konfiskuara

Published

on

Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër personave N.I., B.G. në cilësinë e tyre si drejtues të personave juridikë, kundër dy personave juridikë, si dhe kundër pesë personave të punësuar në Agjencinë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar F.A., G.A., P.K., F.J. dhe A.B., për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i procedurës për thirrjes publike, dhënie të kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publik-privat” sipas nenit 275-c të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të denoncuarit N.I. dhe B.G., si drejtues të dy personave juridikë, gjatë vitit 2021 me vetëdije dhe me qëllim të paracaktuar kanë shkelur rregulloret e procedurës për thirrje publike dhe dhënie të kontratës së prokurimit publik, me marrëveshje paraprake dhe veprime të koordinuara kanë shkelur konkurrencën në procedurën për shitjen e automjeteve të shkatërruara – skrap metali, të organizuar nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar. Një person juridik u paraqit si konkurrent formal, dhe gjatë ankandit publik u paraqit një ofertë me një gabim teknik të qëllimshëm në një shumë monetare joreale, e cila i pengoi pjesëmarrësit e tjerë të vazhdonin më tej me ofertat.

Të pandehurit G.A., P.K. dhe F.J., si anëtarë të komisionit për zbatimin e procedurës, në kundërshtim me dispozitat ligjore të parashikuara në Ligjin për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, Përfitimit Pasuror dhe Objekteve të Sekuestruara në Procedurën Penale dhe Kundërvajtje, dhe bazuar në një akt nënligjor dhe mendim ligjor të përgatitur nga A.B., me vetëdije ndihmuan në zbatimin e kësaj skeme të dakorduar dhe mundësuan lidhjen e një marrëveshjeje për shitjen e automjeteve të sekuestruara të shkatërruara si skrap metali midis Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar, të përfaqësuar nga F.A., dhe personit juridik të menaxhuar nga N.I., gjë që i mundësoi personit juridik të fitonte përfitim pasuror të paligjshëm në shumën prej 2.128.352 denarë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Siljanovska: Balancuesi krijoi pushtet të korruptuar, ligjet duhet të miratohen me procedurë të rregullt

Published

on

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaroi se heqja e balancuesit ishte e domosdoshme për shkak të rreziqeve korruptuese që i ka krijuar, duke theksuar njëkohësisht se çështjet e shtetësisi jorezidente, marrëdhëniet me Bullgarinë dhe politikat energjetike janë komplekse dhe duhet të zgjidhen përmes parimeve kushtetuese, debatit publik dhe respektimit të standarE madhee njerëzore dhe ekologjike.

Në një deklaratë për mediat pas hapjes së “Fundjavës për pastrim të përgjithshëm”, presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se i a.q. balancuesi, në formatin që ka ekzistuar, në thelb çoi në korrupsion dhe kriminalizim.

Në lidhje me çështjen për shtetësinë jorezidente, ajo u përgjigj se zgjidhja duhet të miratohet përmes argumenteve.

“Çështja është komplekse. Ka vende ku ekziston shtetësia e dyfishtë, ka vende ku nuk ekziston. Sot të gjithë po përballemi me një eksod dhe mungesë të fuqisë punëtore, dhe po flasim për qenie njerëzore që kanë edhe të drejtën e jetës”, tha presidentja, duke shtuar se zgjidhjet duhet të merren pas një debati të gjerë publik dhe duke peshuar argumentet “pro” dhe “kundër”.

Lidhur me pritjet e saj për marrëdhëniet me qeverinë e re të Bullgarisë, Siljanovska Davkova deklaroi se pritjet duhet të drejtohen nga qeveria e re bullgare dhe kryeministri Rumen Radev, duke theksuar se populli bullgar pret stabilitet, reforma dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit.

Advertisement

Lidhur me kërkesat e organizatave joqeveritare për të vënë veton ndaj Ligjit për Burimet Minerale, presidentja theksoi se ato kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri dhe meritojnë, siç e tha ajo, një “vend të gjelbër” në parlament.

Sipas saj, garancitë për mbrojtjen e mjedisit nuk përmbahen në këto ligje.

“Ato ligje, nëse keni parasysh Ligjin për burimet minerale, merren kryesisht me çështjet e energjisë. Ne kemi Kushtetutë, kemi edhe Ligj për mbrojtjen e mjedisit – ky është çelësi i qëndrimit ndaj këtyre ligjeve”, shtoi Siljanovska Davkova.

Ajo theksoi se shteti duhet të përgatitet njëkohësisht për sfidat e ardhshme energjetike dhe të kujdeset për natyrën.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

KONGRESI I VLEN – QYTETARËT MIRËPRESIN BASHKIMIN!

Published

on

Për ditë me radhë koalicioni VLEN ka ngritur intensitetit e aktivitetit publik duke paralajmëruër Kongresin e Bashkimit.

Sipas tyre e shtuna, do të kurorëzojë përpjekjet për unifikimin e faktorit politik shqiptar.

Koalicioni VLEN, nesër më 9 Maj – në Ditën e Evropës, do të mbajë Kongresin e bashkimit, ku 5 subjekte politike formalisht duhet të miratojnë vendimin për të vepruar si subjekt i vetëm politik në kuadër të bllokut politik shqiptar në vend. Në prag të Kongresit, VLEN doli me mesazhin se procesi i bashkimit ka qenë i gjatë dhe përplot me sfida politike, dyshime dhe tentativa për të parandaluar këtë process. Sipas VLEN-it, ky bashkim ka peshë historike dhe se ky është premtimi që VLEN ua dha shqiptarëve. Por, si e shohin qytetarët, këtë Kongres dhe këtë bashkim të VLEN-it?

“Çdo bashkim është i mirë. Madje unë kisha thënë se që të bashkohen të gjitha partitë”

“Edhe atë gajle do ia mbajë VLEN-it, unë jam plak”

Advertisement

“Më mirë me u bashkuar”

“Më mirë është. Deri tani Bilall Kasami ka punuar mirë. Jam i gëzuar”

 “Mendoj se është mirë. Bilall Kasami duhet të jetë Kryetar”

“Është më mirë për shqiptarët. Cili të jetë Kryetar vet le ta vlerësojnë”

“Normalisht se është mirë. Sa më të bashkuar aq më mirë. Vet si do të vendosin organmet partiake, mendoj se Izeti do të ishte më mirë”

Advertisement

Pas Kongresit, VLEN, si pjesë e Qeverisë, do të duhet të përballet me shumë sfida që prekin drejtpërdrejtë qytetarët.

Situata ekonomike, migrimi i të rinjve, pozita e shqiptarëve, gjuha shqipe, eurointegrimet evropiane e shumë çështje tjera duhet që nga premtimet të shndërrohen në rezultate të prekshme./Tv Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat