Connect with us

Sport

Basketboll: Më 3 tetor fillon edicioni 2024/25 i Euroligës

Published

on

 Edicioni i ri 2024/2025 në Euroligën e basketbollit europian në kategorinë e meshkujve do të starton në javën e parë të tetorit më saktë thënë nisën më 3 tetor 2024. Në edicionin e ri  marrin pjesë 18 ekipe, ndërsa në xhiron e parë  takohen:

 Zhalgiris Kaunas – Barcelona

Baskonia  – Partizani

Bayerni – Real Madridi

Maccabi Tel Aviv – Lyon-Villeurbanne

Advertisement

Fenerbahce – Olympiakos

Paris –  Crvena zvezda

Virtus Bologna – Anadolu Efes

Alba Berlin – Panathinaikos

Monaco – Milano

Advertisement

/Tv Koha/ Shaban Sinani

Advertisement

Sport

LIGA E PARË: NESËR ZHVILLOHEN DY TAKIMET E PARA TË JAVËS SË 26-të

Published

on

Kampionati në  Ligën e parë të  futbollit vazhdon   me  javën e  26-të  që në program janë  gjatë ditës së martë, mërkurë dhe të enjte. Sipari i kësaj  jave hapet nesër me dy  ndeshje që fillojnë në ora 15:30 me dhe atë: Tikveshi – Sileksi dhe Bashkimi – AP Brera. Dy takimet tjera  zhvillohen edhe të mërkurën me takimet Shkup dhe Manastrir  ku përballen Rabotniçki – Shkëndija dhe Pelisteri – Vardari. Java e 26  mbyllet me dy takimet që do të përballen të enjten mes Makedonija  Gj.P – Arsimi  dhe Shkupi – Struga Trim Lum

 E martë:

Tikveshi – Sileksi                në ora  15:30

Bashkimi – AP Brera        në ora  15:30

 

Advertisement

E mërkurë:

Pelisteri  – Vardari             në ora  20:00

Rabotniçki – Shkëndija    në ora  15:30

 

E enjte:

Advertisement

Makedonija Gj.P – Arsimi     në ora  15:30

Shkupi – Struga Trim Lum     në ora  15:30

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

FUNDI I NJË EPOKE – KFF LUBOTENI TËRHIQET NGA LIGA!

Published

on

Klubi më shumë trofe dhe më i suksesshëm i futbollit për femra në Maqedoni në vitet e fundit, Luboteni nga Tetova, ka njoftuar mbylljen e tij. Përmes një komunikate emocionale dhe të ashpër në faqen zyrtare në Facebook, drejtuesit e klubit konfirmuan se sezoni aktual do të jetë i fundit për ta.

“Fundi i një epoke” kështu Klubi I Femrave “Luboteni” ka paralajmëruar shuarjen e klubit.

Sipas tyre, arsyeja e këtij vendimi drastik lidhet me qëndrimin e FFM-së dhe me kushtet e përgjithshme në futboll, përfshirë edhe ngjarjet josportive në terren, të cilat kanë demotivuar njerëzit që e udhëhoqën këtë projekt të suksesshëm.

Në reagimin e tyre, Luboteni shpreh zhgënjim të thellë ndaj federatës, duke theksuar se nuk ka vend për projekte të suksesshme dhe investime serioze në futbollin vendas.

“Pas zhvillimeve të fundit në terren, që ishin gjithçka përveç sportive, si dhe vendimeve të Federatës së Futbollit, u bë e qartë se nuk ka vend për ata që investojnë me sinqeritet dhe duan përparim… Humbën të gjithë – humbi Tetova, humbi përfaqësuesja (kemi 10 lojtare të kombëtares), humbi futbolli!”, thuhet në reagim.

Advertisement

Klubi zbulon gjithashtu se kanë dështuar planet për blerjen e një autobusi të klubit, si dhe një projekt i madh për ndërtimin e një qendre stërvitore me hotel pranë Tetovës, në bashkëpunim me një investitor të huaj.

Në fund, ata falënderuan futbollistet, si dhe kryetarin e komunës së Tetovës dhe ministrin e sportit për mbështetjen, duke theksuar se lufta me padrejtësitë ishte bërë e pamundur.

 Shaban Sinani – TV KoHA
Continue Reading

Sport

LIGA E DYTË: KRYESOJNË OHRI DHE SHKËNDIJA (H)

Published

on

Katër fitore të skuadrave vendase, një barazim dhe tre fitore të mysafirëve me gjithsejt 23 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 23 në Ligës së dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija e Haraçinës para tifozëve të vetë në stadiumin e Maxharit mundi ekipin e Teteksit 2-0.

 Me tre pikët e fituar vazhdon të mbetet njëra nga katër skuadrat  pretendente per titullin kampion dhe promovim në elitën e futbollit.

 Ndeshja derbi i  kësaj  jave  që u zhvillua në Autokomandë midis Skopjes dhe Bregallnicës së Shtipit përfundoi me fitoren e  mysafirëve  0-1.

 Fitore ka  regjistruar edhe Ohri që mposhti Novacin  3-0.

Advertisement

 Në Ligën e Dytë, tabelën e kryesojnë Ohri dhe Shkëndija me nga 52 pikë, para  Skopjes me 50 dhe Bregallnicës me 49  pikë.

 Në xhirot e mbetura këto katër skuadra do të zhvillojnë “beteja” për të siguruar dy vende për t`u inkuadruar në Ligën e Parë.

 Rezultatet:  e javës së 23-të Shkëndija (H) – Teteksi 2-0, Bellasica – Osogova 0-0, Slloga Vinicë – Pobeda 4-2, Detonit Plaçkovica– Kozhufi 3-2,   Skopje – Bregallnica  0-1 ,Prespa  – Kamenica Sasa 1-4, Ohri – Novaci 3-0,  dhe Golemo Konjare – Vardari Negotinë 0-1.

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat