Lajme nga vendi
Taravari: Për gjashtë muaj në Spitalin e Gostivarit janë investuar rreth 400 mijë euro
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, e ka vizituar spitalin e Gostivarit, për të cilin tha se për gjashtë muaj janë investuar gjithsej 25 milionë denarë, ose rreth 400 mijë euro
Taravari tha se së shpejti do të paralajmërojnë edhe punësimin e atyre që janë me kontratë në vepër, të cilët do të marrin vendime.
“Theksoj se Spitali i Gostivarit është lider me investime në këto pesë muaj të qeverisë së re. Përveç që dëgjoj prej pacientëve që spitali punon më në rregull, tash shoh investime edhe brenda edhe jashtë spitalit. Do të ketë oborr të ri, rrugë të re për autoambulancat, administratë e renovuar dhe ambulanca të renovuara. Në anestezeologji shoh aparatet e reja që janë sjellë, dy eko aparate të reja, dy EGK aparate të reja”.
“10 milionë denarë investim nga vet spitali dhe 15 milionë denar investime prej Ministrisë së Shëndetësisë, pra rreth 400 mijë euro investime në spitalin e Gostivarit. Synimi im ka qenë që kështu të udhëhiqet një spital. Shumë shpejt do të paralajmërojmë edhe punësimin e atyre që janë me kontrata të marrin vendime, 600 specialis dhe afër 1100 punëtorë të mesëm shëndetësor do të punësohen në spitalet në gjithë territorin e RMV-së”, tha Taravari.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

