Connect with us

Lajme nga vendi

Ulet numri i ankesave në Këshillin për etikë në mediume në Maqedoni

Published

on

Për një të tretën janë pakësuar ankesat në Komisionin për ankesa të Këshillit për etikë në mediumet e Maqedonisë (KEMM), apo në vitin 2024 kanë arritur gjithsej 84, u cek në konferencën e sotme për shtyp të KEMM-së. Kryetarja e KEMM-së, Biljana Georgievska tha se numrat tregojnë se më pak qytetarë në vitin 2024 patën nevojë të parashtrojnë ankesë në Komisionin për ankesa pranë Këshillit për Etikë në mediumet në Maqedoni (KEMM) për përmbajtje joadekuate në mediume.

“Numrat tregojnë se pjesa më e madhe e ankesave kanë të bëjnë me mediumet onlajn, sado që të hidhërohen pronarët e mediumeve onlajn. Numrat tregojnë se edhe më tej sfidë më e madhe për gazetarët paraqet neni numër 1 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, përkatësisht raportimi i saktë, i balancuar dhe i kontrolluar, informata dhe fakte, të kontrolluara nga sa më shumë anë, së paku edhe një apo siç themi, ana e dytë”, thotë Georgievska,

Ajo theksoi se në vend të dytë është shkelja e nenit 10, përkatësisht përhapja e fjalorit urrejtës.

Kryetarja e Komisionit për ankesa pranë KEMM, Snezhana Tërpevska konsideron se numrat e ankesave të cilat kanë arritur tek ta nuk është reflektim i gjendjes reale, por megjithatë është indikacion për llojet e shkeljeve që më shpesh i bëjnë mediumet.

Leunora Kaliqi, kryetare e Këshillit drejtues të KEMM theksoi se profesioni i gazetarisë duhet të jetë krenar për këtë trup, si dhe për punën e Komisionit për ankesa pranë KEMM dhe të gjithë të cilët e mbështetin procesin e vetërregullimit.

Advertisement

Ajo theksoi se megjithatë numrat e ankesave zyrtare nuk e përshkruajnë pasqyrën reale në terren, sepse një pjesë e shkeljeve nuk janë regjistruar zyrtarisht. Kaliqi konsideron se unmri i ulur i ankesave mund të sqarohet me aktivitetet rreth procesit zgjedhor dhe proceseve të tjera shoqërore. Por, siç thotë, mediumet nuk mbeten indiferente ndaj vendimeve të Komisionit për ankesa, ndërsa një nga ankesat e KEMM është zgjidhja e vendimeve përmes mediacionit, i cili, siç thotë, është instrument i rëndësishëm për korrigjim dhe bashkëpunim, në vende se për konfrontim.

Lajme nga vendi

Fetai: VLEN do ta mbështesë Mendi Qyrën në Komunën e Strugës

Published

on

Zv.kryeministri Arben Fetai dhe njëri ndër liderët e VLEN-it, ka thënë se do ta mbështesin Mendi Qyran si kandidat për kryetar të Komunës së Strugës.

Para shpalljes së kandidaturës nga Mendi Qyra, Fetai në emisionin “PodGo”, tha se VLEN do ta mbështesë Mendi Qyran, duke e quajtur edhe kandidaturë të qëlluar dhe fituese.

“Jemi në fazën e sondazheve. Është një kandidaturë e pavarur e cila tashmë përkrahet zyrtarisht nga VLEN-i që është Mendi Qyra në Komunën e Strugës. Është kandidatura më e qëlluar e mundshme. Do ta ketë përkrahjen e plotë të koalicionit. Ai ka qenë edhe themelues i subjektit Aleanca për Shqiptarët, e ndjejmë të afërt me dhe besoj është kandidaturë fituese që në fillim”, tha mes tjerash Fetai.

Ndërsa sa i përket komunave tjera, ai tha se ende nuk i kanë konfirmuar kandidatët dhe se për momentin janë duke bërë sondazhe.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Limani: Nuk e përjashtoj mundësinë që të jem kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës

Published

on

Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini nga radhët e VLEN, Fatmir Limani nuk e përjashtoi mundësinë që të jetë kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës në zgjedhjet lokale në vjeshtë, përcjell TV21. Limani tha se emri i tij është pjesë e anketave që po zhvillohen.

“Emri im është duke u anketuar, është pjesë përbërëse e anketave nga pala tjetër e opozitës. Nuk e përjashtoj këtë mundësi. Të gjithë e dimë se as Kërçova dhe as një komunë tjetër nuk janë dëshirë e jona personale, por është një realitet i bazuar mbi kërkesën dhe nevojat e qytetarëve. Ashtu siç të vendoset, ashtu edhe do të prononcohemi në fund”, the Limani.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shkupjani humbi jetën pasi u godit nga një motoçikletë

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një person ka humbur jetë nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme në rrugën “Leninova” në Shkup, përcjell TV21. Sipas MPB-së, një motoçikletë ka goditur për vdekje një këmbësor 68 vjeç.

“Më 01.07.2025 rreth orës 19:30 në SPB Shkup është raportuar se në një vendkalim për këmbësorë pranë rrugës “Leninova” në Shkup, një motoçikletë e markës “Kawasaki” me targa të Shkupit ka goditur këmbësorin J.N. (68) nga Shkupi, pas çka motoçiklisti është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari në motoçikletë, H.I. (26) nga Shkupi, ka pësuar lëndime të lehta, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” dhe në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”. Si pasojë e lëndimeve të marra, J.N. ka ndërruar jetë në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga një ekip i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat