Connect with us

Lajme nga vendi

Aksioni “E premtja e zezë për marketet”, qytetarët mobilizohen për bojkot të ri

Published

on

Qytetarët po mobilizohen për bojkot të ri të marketeve këtë të premte. Aksioni në rrjetet sociale me të cilin thirren qytetarët që në mënyrë edhe më masive të përmbahen nga blerja është quajtur “E premtja e zezë për marketet”. TV21 bisedoi me një prej kreatorëve të Faqes së Facebook-ut që edhe më 31 janar bënë thirrje për bojkot. Thotë se aksioni paraprak ishte i suksesshëm dhe se po bëhet thirrje për bojkot edhe më masiv të shitoreve edhe këtë të premte për shkak se çmimet nuk janë ulur.

Qeveria paralajmëroi kontrolle dhe dënime më rigoroze, por ende nuk ka detaje se çfarë kanë treguar kontrollet inspektuese në zinxhirët e mëdhenj tregtarë të vendit.

Për ekspertët, bojkoti mund të kuptohet si porosi dhe të perceptohet si presion dhe po jep efekte momentale. Thonë se problemi me çmimet është nga natyra strukturore.

Bojkoti që u mbajt të premten e kaluar mori mbështetje të gjerë nga opinioni, partitë politike dhe funksionarët si dhe u tregua si i suksesshëm. Sipas të dhënave të DAP qarkullimi në zinxhirët më të mëdhenj të marketeve është përgjysmuar, ka rënë për pothuajse 47% në krahasim me të premten paraprake por edhe ditën paraprake, të enjten. Por të dhënat kanë treguar se qytetarët të shtunën pas bojkotit kanë blerë për 11.2% më shumë sesa të shtunën paraprake.

Lajme nga vendi

VLEN ka nderin të shpallë fillimin e masës së jashtëzakonshme “Shporta Shkollore”, një hap i madh për të gjitha familjet

Published

on

Sot, me zemër dhe përkushtim të pakufizuar, VLEN ka nderin të shpallë fillimin e masës së jashtëzakonshme “Shporta Shkollore”, një hap i madh për të gjitha familjet shqiptare dhe çdo fëmijë që ëndërron të nisë vitin shkollor me buzëqeshje. Sepse çdo fëmijë meriton t’i hapë dyert e shkollës me lumturi, jo me shqetësime për çantat, fletoret dhe ngjyrat e tij të preferuara.

Kjo masë që do të zgjatë deri më 15 shtator, të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të blejnë fletore, çanta shpine, lapsa, ngjyra druri, kalkulatorë, dhe çdo pajisje tjetër të nevojshme me zbritje deri në 15%, duke siguruar që çdo fëmijë të fillojë vitin shkollor i pajisur dhe i motivuar. Çdo produkt i përfshirë në këtë masë do të shënohet qartë me sloganin “Më pak shpenzime, më shumë për ty”, duke sjellë kursime reale dhe lehtësim për çdo familje.

Këtë vit, presim që kursimet të arrijnë deri në 2,000 denarë për nxënës, një ndihmë konkrete për buxhetin familjar dhe mundësi për të përmbushur çdo ëndërr të vogël të fëmijëve. Vitin e kaluar, masa solli lehtësim të madh për mijëra familje, ndërsa sivjet po shkojmë edhe më tej!

VLEN beson se çdo fëmijë meriton mundësinë e barabartë për të mësuar dhe për të ëndërruar, ndërsa prindërit të ndjejnë qetësi dhe besim.

VLEN nuk dhuron vetëm zbritje,VLEN dhuron shpresë, mundësi dhe një të ardhme ku çdo fëmijë mund të arrijë ëndrrat e tij. Ky është angazhimi ynë për një shkollim të denjë, për çdo buzëqeshje të vogël dhe për çdo zemër që rritet me besim dhe lumturi. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme ku çdo fëmijë do të ndihet i barabartë, i fuqishëm dhe i motivuar të shkëlqejë!

Advertisement

Qoftë vit I mbarë plot sukses për çdo nxënës!

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: Badinteri nuk preket

Published

on

Në një reagim të fundit në Facebook, zëvendëskryeministri Arben Fetai theksoi rëndësinë e mekanizmit të shumicës së dyfishtë, të njohur si Badinter, si gurthemeli i demokracisë konsensuale në Maqedoninë e Veriut.

Fetai theksoi se, megjithë zhurmën dhe spekulimet e krijuara gjatë fushatës parazgjedhore, Badinteri nuk mund të preket. “Ky mekanizëm garanton barazinë, bashkëjetesën dhe paqen në vendin tonë, duke siguruar që vendimet kryesore të reflektojnë vullnetin e dy komuniteteve më të mëdha”, shkroi Fetai.

Ai shtoi se pa mbështetjen e deputetëve shqiptarë, çdo iniciativë për ndryshimin e Badinterit është juridikisht e pamundur, dhe se diskutimet në këtë drejtim janë vetëm diversion nga prioritetet reale të vendit.

“Le të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave evropiane dhe të demokracisë konsensuale dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një Maqedoni të Veriut të fortë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, përfundoi Fetai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro

Published

on

Më 20.08.2025 në orën 12:40 në SPB Tetovë, një banore 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro. Sipas denoncimit, personi i është lajmëruar në telefon dhe e ka lajmëruar se vajza e saj kishte shkaktuar aksident trafiku në Shkup në të cilin kishte ndërruar jetë një i mitur dhe nëse nuk do që ajo të shkojë në burg duhet të sjellë para në Shkup. Siç është denoncuar, ajo i ka çuar paratë në vendin e caktuar, ndërsa më vonë pasi është dëgjuar me dhëndrin e saj ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat