Lajme nga vendi
Kambovski: Shkarkimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor është i paraparë vetëm me ligj
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, mëngjesin e sotëm tha se nuk është njoftuar për iniciativën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilën kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se deputetët e VMRO-DPMNE-së nesër do ta paraqesin në Kuvend. Kambovski dëgjoi për iniciativën nga gazetarët dhe tha se pret që edhe Qeveria edhe Kuvendi të veprojnë ligjërisht
“Në disa raste kam bërë deklarata, kam dhënë mendime në lidhje me procedurën e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit. I vetmi vend ku parashikohet kjo është në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Iniciativat mund të dorëzohen në Kuvend, secili ka të drejtë të paraqesë iniciativa. Ne të gjithë punojmë në këtë vend në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Nuk kam arsye të dyshoj se është në përputhje me parimet e Qeverisë”.
“Përderisa është në fuqi Ligji aktual për Këshillin Gjyqësor, mendoj se ai duhet të respektohet dhe për të dalë nga situata aktuale jam i gatshëm të bashkëpunojë me përfaqësuesit e të dy pushteteve në vend – legjislativit dhe ekzekutivit”.
“Natyrisht që ka pakënaqësi me anëtarët e Këshillit Gjyqësor, por në këtë vend çdo qeveri duhet të veprojë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën”, thotë Kambovski.
Ndryshe, sot në mëngjes, kryeministri Hristijan Mickoski fillimisht përmes rrjeteve sociale, e më pas duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.
Nëse deputetët e votojnë mosbesimin, kryeministri Mickoski pret që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të jenë të përgjegjshëm dhe të japin dorëheqje vetë, sepse ligjërisht Kuvendi për momentin nuk mund t’i shkarkojë.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri 20 gradë Celsius.
Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira dhe periudha diellore.
Lajme nga vendi
Sidoqoftë, u thashë se provimi i jurisprudencës do të jetë në gjuhën shqipe!
Lajme nga vendi
Dogana e Maqedonisë sekuestron ar në vlerë të 9,460 €
Në pikën kufitare “Bogorodicë”, zyrtarët doganorë kanë parandaluar një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë (rreth 9.460 euro), përcjell TV21. Sipas Drejtorisë së Doganave, personi që tentoi kontrabandimin kishte për qëllim të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan.
“Në Bogorodicë, zyrtarët doganorë parandaluan një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë, për të cilat kryerësi kishte tentuar të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan, ndërsa ndaj kryerësit nga Drejtoria për Hetime është ngritur padi penale për kryerjen e veprës penale “kontrabandim”, e dënueshme sipas Kodit Penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

