Connect with us

Sport

REPREZENTACIONI PËRGATITJET PËR CIKLN KUALIFIKUES PËR BOTËRORIN 2026

Published

on

Përfaqësuesja e  Maqedonisë në futboll i vazhdon në atmosferë të qetë përgatitjet për fillimin e ciklit kualifikues për Botërorin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një atmosferë të qetë,  reprezentuesit nën drejtimin e seleksionuesit Bllagoja Milevski   vazhdojnë   seancat e rregullta stërvitore në kompleksin stërvitor “Petar Miloshevski” të FFM-së në Shkup.

Seleksionuesi i reprezentacionit  A të Maqedonisë, Blagoja Milevski, pas  seancës së parë stërvitore është përball me probleme të paplanifikuara për shkak të lëndimeve të dy lojtarëve.

Bëhet fjalë  për Milan Ristovski dhe Lirim Qamili  të cilët nuk do të jenë pjesë e reprezentacionit  për dy ndeshjet e ardhshme kundër Lihtenshtajnit dhe Uellsit., ndërsa   edhe  preformanca  e Stefan Ashkovskit  është e pa sigurt për shkak të lëndimit  të kyçit  të dorës  dhe gjendja e tij do të vlerësohet më tej nga ekipi mjekësor . Seleksionuesi  Milevski  ka  ftuar  si zëvendësim edhe David Toshevskin nga Austria Klagenfurt.

Maqedonia luan me Lihtenshtajnin më 22 mars në orën 15:00 në Vaduz, ndërsa Uellsi i pret në Shkup më 25 mars në ora 20:45.

Advertisement

 

Shaban Sinani –TV Koha

Advertisement

Sport

FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT

Published

on

Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të  futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica  Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.

Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e  xhiros  së 20-të.

Kjo  javë sjell  disa  ndeshje mjaftë tërheqëse sa i  përket  e ekipeve  që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por  edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.

Një ndeshje më interesante  pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të  cilat  aktualisht mbajnë mesin e tabelës.

Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.

Advertisement

Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:

Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!

Published

on

Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e  njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend  më lartë.

 Federata e Botërore e futbollit FIFA ka  publikuar renditjen e ekipeve  për këtë muaj.

 Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe  Portugalisë.

 Përfaqësuesja e  Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e  fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e  67-të.   Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.

 Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.

Advertisement

 Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.

 Përfaqësuesja e  Kosovës e cila më  31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim  në  Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe  më lartë në renditjen e  FIFA-s.

  Shabam Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00

Published

on

Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.

Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting  ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.

Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat