Lajme nga vendi
Prokuroria dorëzon ankesë për vendimin e Gjykatës së Tetovës për rastin e vdekjes së Teodora Ristovskës
Prokuroria Themelore Publike në Tetovë njofton se ka dorëzuar ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Tetovë në lidhje të datës 07.04.2025, me të cilin i pandehuri M.P. është dënuar me dy vjet burgim për “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve në komunikacion”.
Nga Prokuroria thonë se ankesa është bërë për shkak të masës së sanksionit penal, i cili sipas prokurorit është tepër i butë në raport me peshën e krimit të kryer dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të pandehurit.
“Ndër rrethanat për të cilat prokuroria kërkon dënim më të rëndë janë edhe pasojat veçanërisht të rënda të aksidentit të komunikacionit, në të cilin lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja Teodora Ristovska nga të cilat më pas ka ndërruar jetë”.
“Prokuroria Publike Tetovë e ka marrë parasysh mendimin e Këshillit Gjyqësor të paraqitur në lidhje me këtë lëndë para se të përfundojë ligjërisht. Mirëpo, duke qenë se Prokuroria Publike në procedurën paraprake për këtë ngjarje në asnjë moment nuk është pajtuar me dënimin me dy vjet burgim, prokurori publik kompetent mendon se ka ende hapësirë për korrigjim të sanksionit”.
“Gjithashtu, interesi i përgjithshëm publik, i shkaktuar nga shpeshtësia e krimeve të tilla si dukuri, tregon nevojën e forcimit të politikës penale si mekanizëm parandalues, prandaj prokurori publik vendosi të shfrytëzojë mundësinë ligjore dhe të kërkojë nga Gjykata e Apelit e Gostivarit ndryshimin e dënimit në dënim më të lartë. Gjithashtu, familja e viktimës, e cila nuk ka të drejtë ankese në këtë fazë të procedurës, i ka kërkuar prokurorisë që të apelojë vendimin”, thonë nga Prokuroria.
Lajme nga vendi
Dogana e Maqedonisë konfiskon ilaçe të padeklaruar të fshehura në një autobus nga Kosova
Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se në një autobus që është ndaluar në territorin e Maqedonisë, janë gjetur gjithsej 16.051 copë ilaçe të pa deklaruara, me vlerë prej 1,6 milion denarësh.
Nga Drejtoria e Doganave thonë se bëhet fjalë për një autobus në pronësi të një agjencie turistike nga Kosova, që lëvizte në linjën Turqi – Kosovë.
“Në kontrollin e detajuar u gjetën: 623 ampula Prolutex (për terapi hormonale dhe mbështetje të shtatzënisë) 15.000 tableta Jardiance (për trajtimin e diabetit) 428 copë solucion për injeksione që përdoren për vizualizim me rezonancë magnetike: 61 ampula Clariscan, 355 ampula Gadovist dhe 12 ampula Genburto Një pjesë e ilaçeve, 428 ampula, u gjetën gjatë kontrollit të parë në një qese të zezë plastike të fshehur pas sediljeve”.
“Pas kësaj, autobusi u dërgua në terminal doganor për kontroll të detajuar, ku në hapësirat fabrika të ventilimit u gjetën pjesa tjetër, 15.623 copë ilaçe. Kundër dy të dyshuarve, Departamenti i Hetimeve ka ngritur padi penale për kryerje të veprës penale të kontrabandës, ndërsa ilaçet janë konfiskuar përgjithmonë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
Lajme nga vendi
Tragjedi në Kallnik të Tetovës : Sot i jepet lamtumira e fundit 14-vjeçarit Esmer Mamuti
Sot në fshatin Kallnik do të zhvillohet ceremonia e varrimit për 14-vjeçarin Esmer Mamuti, i cili u nda nga jeta në moshë shumë të re, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe gjithë komuniteti.
“Të Allahut jemi dhe pa dyshim se tek Ai do të kthehemi. Allahu të faltë xhennetin, zemra e xhaxhit. Në çdo lot, në çdo buzëqeshje, jeta na flet për ty,” – thuhet në mesazhet prekëse të familjarëve.
Të afërmit shprehen se, edhe pse u nda nga jeta pa kthim dhe në një moshë kaq të re, Esmeri ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe një dritë që nuk do të shuhet kurrë në zemrat e tyre.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Kallnik.
Ngushëllime familjes Mamuti për këtë humbje të rëndë.
Lajme nga vendi
Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Serbi, u kap duke transportuar cigare elektronike
Policia e Serbisë, sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Vranjë, kanë arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi në automjetin e tij janë gjetur cigare elektronike “vape”, që i posedonte pa leje, me vlerë prej 1,3 milion dinarëve.
Personi dyshohet për kryerjen e veprës penale të shitjes së paligjshme të mallrave me akcizë, njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisë.
“Në Preshevë, zyrtarët e policisë gjetën gjithsej 1.303 cigare elektronike “vape” të markave të ndryshme në bagazhin e automjetit të drejtuar nga i dyshuari H.K. (31), të cilin i kishte transportuar pa lejet dhe autorizimet e nevojshme të lëshuara nga autoritetet kompetente të Serbisë”, thonë nga MPB-ja serbe.
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

