Lajme nga vendi
Ahmeti kërkon nga VLEN të braktisë qeverinë anti-shqiptare
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Likova ku ka përuruar ujësjellësin, ka deklaruar se shqiptarët nuk janë hyzmeqar dhe argat në Maqedoni, ngase shteti u takon edhe shqiptarëve. Ai tha se me vasalë dhe hyzmeqarë nuk mund të bëhet shteti.“Nuk kemi kërkuar ma shumë nga përfaqësues që hiqen si legjitim që i përfaqësojnë shqiptarët por ta mbajnë situatën aty ku e lamë ne. E di që për kryeministër edhe 10 jetë me i pas këta smunden me e realizu. Ne e morëm nga zero dhe e lamë këtë shtet me kryeministër shqiptarë…Le ta braktisin qeverin anti-shqiptare Nuk është më Maqedonia e viteve para 2000…Maqedonia është e pas viteve 2000 e kemi larë me gjak çdo pëllëmbë të këtij vend, historinë më të re të Maqedonisë… nuk do të ju dëshpërojmë por do të jemi dalë Zotë, të vërtetë të atyre mal sakrificave që kanë bërë shqiptarët për t jetuar të lirë”, ka deklaruar Ahmeti.Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk ka komentuar zhvillimet e fundit brena koalicionit VLEN me arysetimin se është kryetar partie dhe jo komentator i zhvillimeve politike.
Lajme nga vendi
Kapet me marihuanë dhe shumë të madhe parash, arrestohet shkupjani
Një person nga Shkupi është arrestuar pasi gjatë kontrollit personal dhe bastisjes së banesës së tij janë gjetur rreth dy kilogramë marihuanë.
Më 11 nëntor 2025, zyrtarët policorë nga Njësia për tregti të palejuar me drogë pranë SPB Shkup, pas informacioneve operative të marra paraprakisht, kryen identifikimin dhe kontrollin e personit S.M. nga Shkupi në rrugën “Hristo Tatarçev”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), gjatë kontrollit u gjet marihuanë, një peshore digjitale dhe një shumë e madhe parash. Gjatë kontrollit të automjetit “Volkswagen” me targa të Shkupit, në pronësi të S.M., u gjet gjithashtu një sasi më e madhe marihuane.
Pas një urdhri të marrë paraprakisht, policia kreu edhe bastisje në banesën ku qëndronte S.M., ku në dhomën ndihmëse të bodrumit u gjet një sasi e madhe marihuane dhe dy peshore digjitale.
S.M. është privuar nga liria, është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës, njofton MPB.
Lajme nga vendi
MPB: Pa goma dimërore dhe zinxhirë, s’ka qarkullim nga 15 nëntori
Nga data 15 nëntor 2025, të gjithë drejtuesit e automjeteve do të jenë të detyrueshëm të kenë pajisjet dimërore sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.
Mosrespektimi i këtij rregulli nuk është pa pasoja – nëse kapeni pa pajisjet e nevojshme, gjobiteni me 45 euro (në kundërvlerë denarë).
Sipas Rregullores për pajisjet dimërore të detyrueshme, automjetet me peshë maksimale deri në 3.500 kg duhet të jenë të pajisura me:
Goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të shiritit të gomës prej 4 mm,
ose, nëse përdorni goma verore me të njëjtën thellësi minimale, duhet të mbani me vete zinxhirë dëbore që i përshtaten rrotave lëvizëse.
Pra, nëse s’e keni bërë ende, është koha të kontrolloni makinat tuaja – dimri po vjen dhe gjobat nuk falin!
Lajme nga vendi
Moti sot paradite do të jetë me mjegull, gjatë ditës me diell
Sot paradite në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 13 deri në 19 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë. /Alsat.mk
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

