Connect with us

Lajme nga vendi

Janevska: Po i intensifikojmë aktivitetet parandaluese në shkolla për të penguar të rinjtë të përdorin duhan dhe cigare elektronike

Published

on

Nën organizimin e Analitika Tink Tenk, sot në Shkup u mbajt punëtori  rajonale me temën „Përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet medieve, ekspertëve dhe institucioneve për politika më të mira të kontrollit të duhanit dhe mbrojtje të shëndetit publik në Ballkanin Perëndimor“. Në diskutim mori pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila theksoi se arsimi është mekanizmi më i mirë për rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë për zakonet e shëndetshme dhe kujdesin ndaj shëndetit personal.

„Sistemi ynë edukativo-arsimor është strukturuar në mënyrë që njohuritë shëndetësore të përfaqësohen në të gjitha klasat në lëndët e rregullta, veçanërisht në “Shkencat natyrore”, dhe nga ky vit shkollor kemi futur një lëndë të re zgjedhore në klasën e 7-të „Mësoj për shëndetin tim“dhe me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë përgatitëm udhëzues për mësimdhënësitpër mënyrën e mësimdhënies së materies, e cila përfshin edhe aspekte të dedikuara pasojave shëndetësore nga përdorimi i duhanit dhe cigareve elektronike“, theksoi Janevska.

Duke folur për masat që po zbatohen në nivel kombëtar si pjesë e politikave parandaluese, ministrja theksoi se këtë vit, me ndryshimet ligjore, shkollat fillore dhe të mesme janë të detyruara, krahas programeve për mbrojtje nga dhuna, abuzimi dhe neglizhimi i nxënësve, parandalimin e diskriminimit, delikuencës së të miturve dhe të ngjashme, të zbatojnë edhe programe për parandalimin e abuzimit me alkoolin dhe duhanin, abuzimit me droga dhe substanca të tjera psikotrope.

„Në vitin e ri shkollor, MASH-i dhe BZHA së bashku me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin dhe Federatën Ndërkombëtare të Lions Club, do të trajnojnë 50 bashkëpunëtorë profesionalë dhe 150 mësimdhënës në 50 shkolla fillore për të realizuar  programin parandalues ​​„Aftësi për Adoleshencën“. Bëhet fjalë për program i strukturuar, i cili bazohet në prova, për parandalimin e përdorimit të cigareve, drogës dhe alkoolit, dhe i cili deri më tani është zbatuar me sukses në 105 vende në mbarë botën“, shtoi ministrja.

Ajo theksoi se gjithmonë ka hapësirë për avancimin e edukimit shëndetësor në shkolla dhe se institucionet po punojnë në atë drejtim.

Advertisement

„Arsimi është materie e gjallë dhe përshtatet me kohën dhe trendet. Kam pritshmëri që pikërisht nga kjo punëtori, përvojat dhe praktikat e ndryshme të ndara do të na ndihmojnë të gjithëve që t’i avancojmë politikat kombëtare“u shpreh Janevska.

Në punëtorinë që ka për qëllim të lidhë përfaqësues të mediеve, studiuesve, institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë, të inkurajojë bashkëpunim më të fortë dhe të theksojë rëndësinë e masave për kontrollin e duhanit të bazuara në dëshmi, në përputhje me prioritetet për integrim në BE, përveç përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe sektorit civil në vendet e rajonit, morën pjesë edhe profesorë nga Fakulteti i Shëndetit Publik pranë Universitetit Amerikan “Xhons Hopkins”.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Lajme nga vendi

E hëna ditë pushimi, fundjavë e zgjatur për qytetarët

Published

on

Meqë 2 Gushti bie të dielën, në përputhje me Ligjin për Festat, e hëna, 3 gusht, do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Kështu, të punësuarit do të kenë tri ditë radhazi pushim – të shtunën, të dielën dhe të hënën, që për shumë prej tyre do të jetë mundësi për një pushim të shkurtër ose udhëtim.

Ilindeni është një nga festat më të rëndësishme shtetërore, me të cilën shënohen Kryengritja e Ilindenit e vitit 1903 dhe Mbledhja e Parë e ASNOM-it në vitin 1944, dy ngjarje historike me rëndësi të veçantë në historinë maqedonase.

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ministria e Energjisë: Subvencione prej 30.000 denarësh për kyçje në gaz

Published

on

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para vazhdon me zbatimin e masave që sigurojnë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për qytetarët dhe nxisin investimet në mënyra më ekonomike, më efikase dhe më të pastra të ngrohjes.

Aktualisht është i hapur thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për kyçje në gaz natyror dhe për blerjen e kaldajës me gaz, përmes së cilës amvisëritë mund të përfitojnë mbështetje financiare deri në 30.000 denarë, respektivisht deri në 70% të shpenzimeve të kryera.

Ministria rikujton se afati për dorëzimin e kërkesave është 31 tetor 2026, dhe të gjithë qytetarët e interesuar që i plotësojnë kushtet kanë mjaftueshëm kohë për ta shfrytëzuar këtë mundësi.

Me këtë masë, shteti jo vetëm që u ndihmon familjeve të ulin shpenzimet e investimit, por kontribuon edhe në rritjen e efikasitetit energjetik, përdorimin e energjensave më të pastër dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor.

Të drejtë për mbështetje financiare kanë amvisëritë që gjatë vitit 2026 do të realizojnë kyçje shtëpiake në sistemin e shpërndarjes së gazit natyror, si dhe amvisëritë që do të blejnë kaldajë me gaz natyror për objekt që ka qenë i kyçur në sistem deri më 1 janar 2026. Për një amvisëri mund të dorëzohet vetëm një kërkesë.

Advertisement

Për këtë masë janë siguruar 3 milionë denarë, ndërsa mjetet do të ndahen sipas kushteve të përcaktuara në thirrjen publike. Ndarja e mjeteve do të bëhet sipas parimit “i pari vjen – i pari shërbehet”, deri në shterimin e buxhetit të paraparë.

Më shumë informacione janë të disponueshme në faqen zyrtare të ministrisë:
energy.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/javni-oglasi/javen-oglas-za-nadomestuvanje-na-del-od-trosocite-za-izvedba-na-priklucok-na-sistemot-za-distribucija-na-gas-vo-rsm-ili-za-nabavka-na-kotel-na-gas-na-izvrsen-priklucok-na-sistemot-za-distribucija-na-gas-oktomvri

Pas përfundimit të afatit, komisioni i formuar nga Ministria do t’i shqyrtojë aplikimet e dorëzuara, ndërsa mbështetja financiare do t’u paguhet të gjithë përfituesve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara.

Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që planifikojnë kyçje në gaz natyror ose blerje të kaldajës me gaz të mos e humbin mundësinë për mbështetje shtetërore dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në kohë.

Mbështetja e qytetarëve mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para. Përmes masave konkrete dhe subvencioneve, Ministria vazhdon të zbatojë politika që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për amvisëritë, ulin kostot e energjisë dhe përshpejtojnë kalimin drejt zgjidhjeve më efikase dhe më të qëndrueshme të ngrohjes.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kolona në kufi: Më kritike në pikën kufitare “Bogorodicë”

Published

on

Raportet e mëngjesit për gjendjen në rrugë tregojnë qarkullim të shtuar të automjeteve në të gjithë rrjetin rrugor të vendit, ndërsa migrimi veror drejt destinacioneve turistike ka arritur kulmin. Pritjet më të mëdha dhe kolonat këtë mëngjes janë regjistruar në kufirin jugor, ku udhëtarët që dalin nga vendi përballen me pritje më të gjata.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njoftojnë se intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është rritur ndjeshëm, gjë që është e zakonshme për këtë periudhë të vitit, kur shumë qytetarë udhëtojnë drejt pushimoreve.

Pika më kritike aktualisht është vendkalimi kufitar Bogorodicë, ku ka pritje për dalje nga vendi.

Nga LAMM kanë bërë të ditura të dhënat për pritjet në vendkalimet kufitare:

“Frekuenca më e madhe e automjeteve është regjistruar në vendkalimin kufitar Bogorodicë, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, për momentin nuk ka pritje më të gjata, as për hyrje dhe as për dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM.

Advertisement

Për shkak të numrit të shtuar të automjeteve në drejtimet rrugore drejt jugut, shërbimet kompetente u bëjnë apel të gjithë shoferëve për kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjetit.

Nga LAMM rikujtojnë rëndësinë e respektimit të rregullave të komunikacionit dhe u bëjnë thirrje shoferëve të ndjekin gjendjen aktuale në rrugë dhe ta përshtatin mënyrën e drejtimit me kushtet në trafik.

Continue Reading

Më të lexuarat