Connect with us

Sport

LIGA E DYTË: BREGALLNICA DHE SHKËNDIJA (H) NUK NDALEN

Published

on

Pesë  fitore  të ekipeve  vendase dhe  tre të atyre  mysafire me gjithësejt 24 gola të shënuar është epilogu  i ndeshjeve  të  xhiros së 9-të të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor

Shkëndija e  Haraçinës sot regjistroi fitoren e shtatë sezonale kësaj  radhe   kundër  ekipit  Osogova  nga  Koçani  me  rezultatin  minimal  1-0  me  një  gol të vetëm që e realizoi  Fikret Livoreka  në minutën e 9-të.

 Fitore   për të ruajtur  kreun e tabelës  ka shënuar edhe  Bregallnica e Shtipit   në  përballjen në transfertë kundër ekipit Golemo Konjare  me rezultatin  2-0.

 Pas javës së 9-të tabelën e  kryesojnë Bregallnica dhe  Shkëndija me nga  23 pikë , ndërsa   në pozitën e tretë është Ohri me  18 pikë

 Liga e dytë java e 9-të,rezultatet : Prespa – Teteksi 3-1, Ohri – Kamenica Sasa 6-1,  Skopje – Novaci 1-0. Golemo Konjari – Bregallnica 0-2, Detonit Plaçkovica  – Vardari 3-1, Slloga Vinicë – Kozhufi 0-2, Bellasica – Pobeda 1-2, Shkëndija  Haraçinë – Osogova.  1-0.

Advertisement

 Në xhiron e 10-të. me 01 nëntor me fillim në  orën 13:00, takohen:

Bregallnica – Detonit Plaçkovica, Kamenica Sasa – Skopje, Kozhufi  – Bellasica. Novaci – Golemo Konjari, Pobeda – Shkëndija (H), Prespa –Ohri, Teteksi  – Osogova,  Vardari Negotinë  – Slloga Vinicë

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

REALI FITON EL KLASIKON KUNDËR BARCELONËS

Published

on

 EL Clasiko  e parë e sezonit 2025/2026  mes  Real Madridit dhe Barcelonës përfundoi me fitoren e  madrilinëve  me rezultatin 2-1

 Mbrëmë në impiantin ‘’Santiago Bernabeu’’ në Madrid u zhvillua ndeshja e 262-të e ‘’El Clasico’‘ mes  dy skuadra  ndër më të mira në botë Real Madrid – Barcelona.  Në El Clasikon e parë  të sezonit 2025/2026  fitues  doli  skuadra mbretërore e Real Madridit që triumfoi me rezultat 2:1 në kuadër  të xhiros së  10-të  në La  Ligën spanjolle.  Të tre golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht ishte Mbappe realizoi në minutën e 22’të, teksa në të 38-të Fermin barazoi shifrat përkohësisht. Golin e  dytë  që  rezultoi  të  jetë  edhe i  fundit  për epilogun  përfundimtar  2-1 të kësaj përballje. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën raste për gol, ndërsa Mbappe humbi edhe një penallti.  Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 27 pikëve në pozitën e parë, teksa Barcelona mbetet në pozitën e dytë me 22 pikë.

Real Madrid  me  këtë fitore  arrin kuotën 106  fitoreve , kundrejt  104 t Barcelons  dhe  52 barazimeve  në  262 ndeshjet mes këtyre  dy skuadrave të La Liga-s

  Shaban Sinani – TV KOHA

Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: UNIVERSITETI I TETOVËS ME FITORE NISI SEZONIN E RI

Published

on

Tre fitore të ekipeve vendase dhe  dy të atyre mysafire  është epilogu  i  pesë ndeshjeve të xhiros së parë  në ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve. Derbi i dy skuadrave tetovarë i takoi ekipit të Universitetit t Tetovës

 Me pesë ndeshjet e javës së parë të sezonit  vjeshtor që u zhvilluan  të shtunën zyrtarisht  ka  filluat sezoni  2025/2026 në ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve. Ekipet vendase ishin më suksesshme  në tre përballje, ndërsa ato mysafire  vetëm në dy, ndeshja  Strumica – Janta Volej  është anuluar.

 Derbi i xhiros së parë u zhvillua në Tetovë  mes  klubit të volejbollit  Universiteti i Tetovës  dhe  klubit të volejbollit  Shkëndija. Në një lojë dramatike e cila zgjati plot  pesë sete fitues dolën skuadra vendase me rezultatin 3-2 në sete.  Pas përfundimit të kësaj ndeshje në faqen zyrtare të klubit në fejsbuk, shkruan:Derbi i qytetit i takoi klubit tonë me rezultat 3:2! Pas një ndeshje interesante dramatike si dhe rikthimi ne lojë në setin e tretë nga ana e kundërshtarit e bëri këtë ndeshje pikërisht ashtu siç bart edhe epitetin derbi.Djemt tanë treguan karakter sportiv dhe në fund ju gëzuan fitores!!!”

Në ndeshjen që u zhvilllua në Veles mes  Borecit  dhe ekipit  Liria të Zherovjani fitore të sigurt  kanë shënuan vendasit  3-0 në sete. Përkundër  disfatë  maksimale, trajner I  ekipit Liria, Sadik Ferati  tha se është I kënaqur  me lojën dhe angazhimin e lojtarëve.

Rezultatet e xhiros së parë: Universiteti i Tetovës – Shkëndija 3-2,  Rabotniçki – Skopje 3-0, Boreci – Liria 3-0, Vesna Probishtip – Makedonija Xhio 2-3 dhe  Susheva – UGD Shtip 0-3 ndërsa  ndeshja Strumica  – Janta Volerj  është anulua.

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: VETERANËT E SHKËNDIJËS  NËNKAMPION  TË MAQEDONISË

Published

on

Me ndeshjen  finale  të veteranëve  të Borecit  të Velesit dhe veteranëve  të ekipit  Shkëndija  të Tetovës  zyrtarisht ka  përfunduar edicioni i par Liga e Veteranëve   Kampion  i   ligës së Veteranëve  të Maqedonisë së Veriut për këtë vit  u  shpall   ekipi  Veteranët e Velesit të  cilët n  finalen e zhvilluar  dje  mundën ekipin e Veteranëve të Shkëndijës  me rezultatin 2-0 n setet 25-20 dhe  27-25 . 

 Durim Luma   lojtar i  ekipit të Veteranëve të Shkëndijës  tha  se  ai dhe i  gjithë ekipi janë tepër të kënaqur  me  titullin nën kampion  i Maqedonisë në Ligën e Veteranëve.

 Ekipi  Veteranët e  Shkëndijës  nga  gjithësejt 7 ndeshje  të  zhvilluara  kanë regjistruar   5 pesë  fitore e 2  humbje.  Për  ekipin e Shkëndijës  kanë  luajtura: Naser Qamili (kapiten), Durim Luma, Pllumb Vela, Zelfi Baftajar Ilir Vela, Besim Rexha , Armir Ferati, Mensur Hamza, Faton Ameti, , Natmir Musliu, Burim Alimi dhe Amet Alimi.

 Trajner:  Latih Halili, Miftar Yiberi dhe ndihmësi  Alajdin Osmani.

 Nga  klubi i vvetranëve të Shkëndijs  thanë se  kjo skuadër  do të merë pjesë edhe në kampionatin e radhës

Advertisement

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat