Lajme nga vendi
Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami falënderon Albin Kurtin për urimin ndaj VLEN-it: “Miqësia dhe bashkëpunimi mes dy qeverive do të vazhdojnë”
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur suksesin e VLEN-it në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut, ku partia fitoi në dhjetë komuna.
Kurti ka lavdëruar dy liderët e VLEN-it, Izeti dhe Bilalli, për fitoren e arritur me projekte konkrete dhe punë të ndershme.
Ai theksoi se ky sukses është një konfirmim i qeverisjes së pastër dhe të orientuar drejt ndryshimit, duke krijuar mundësi për reforma të mëdha në Maqedoninë e Veriut.
Postimi i plotë:
Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për urimin e tij pas fitores së VLEN-it në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.
“Miku im, z. Albin Kurti, falemnderit për urimin për fitoret e VLEN-it në çdo cep të Maqedonisë së Veriut. Përgjatë muajve në qeveri, sa unë isha zv/kryeministër, bashkëpunimi ynë qeveritar ka qenë i sinqertë dhe i thellë. I njëjti bashkëpunim do të vazhdojë ende, sepse marrëdhëniet tona janë të fuqishme e të palëkundura,” ka shkruar Mexhiti.
Ai shtoi se Maqedonia e Veriut dhe Kosova, përkatësisht dy qeveritë, kanë ndërtuar tashmë një miqësi të bazuar në punë dhe projekte konkrete. “Punët e mira mes dy qeverive i forcojnë lidhjet tona vëllazërore e fqinjësore,” përfundoi Mexhiti.
Lajme nga vendi
Lidhja Shqiptare, emri i ri i partisë së Ziadin Selës
Kreu i Ash-së, (krahu i Selës) Ziadin Sela, në emisionin “Dialog te Lajm’i”, e ka shpalosur emrin e partisë së re.
Ziadin Sela: Njerëzit të cilët janë pjesë e këti grupacioni, janë të vërtetë, janë njerëz që kanë ideal, dhe do të vazhdojnë të ndërtojnë përsëri një strukturë të fortë politike, sepse nuk mendojmë që zgjidhja është dorëheqja dhe dorëzimi.
Gazetari: I bije kjo që mund të ndodh edhe formimi apo riformimi i një partije të re politike?
Sela: S’ja kam lënë rastësisë, sepse… Unë e kam krijuar atë parti të re politike. Është krijuar bile quhet akoma më mire, është Lidhja Shqiptare. Ka ngjyra kuq e zi dhe ne këtu nuk dorëzohemi nga kjo punë.
Gazetari: Aleanca pra bëhet Lidhje…
Sela: Ideja e Aleancës dhe kauzave të Aleancës së vërtetë, e ka vazhdimsinë e vetë. Ne nuk ua lëmë rastësisë!/ Lajm tv & gazeta Lajm
Lajme nga vendi
Konferenca Përmbyllëse e Projektit Innov8Peace
Federata e Paqes Universale Shqipëri u bë pjesë e veprimtarisë përmbyllëse të Projektitit INNOV8PEACE, i zbatuar nga IAYSP Europe and the Middle East (EUME) në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës dhe i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Konferenca “From Youth Initiatives to Sustainable Peace” u mbajt në Universitetin e Tetovës, duke bërë bashkë rreth 150 profesorë, akademikë, studentë dhe aktivistë të paqes.
Lajme nga vendi
PROGRAMI PVH – BLEJ NJË BILETË, SHIJO KONCERTIN, NDIHMO NEVOJTARËT!
“Blej një biletë, shijo koncertin dhe ndihmo nevojtarët”. Kështu të paktën tingëllon organizimi I Manifestimit Humanitar që mbrëmë u mbajt në Pallatin e Kulturës.
Një mbrëmje e veçantë me art kulturë dhe humanitet me mesazhin Bashkohuni me ne për të ndihmuar dhe për të shpërndarë solidaritet.
Nxënësit e Shkollës së Mjekësisë dhe nxënës tjerë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq përmes programit Promovimi I Vlerave Humane dhuruan një koncert me këngë, valle e recitale me një qëllim të vetëm – solidaritetin dhe humanitetin.
“Qëllimi ynë është që të mbledhim të holla, të mbledhim mjete që t`u ndihmojmë njerëzve në nevojë. Ne I kemi projektet tona, I kemi konceptuar se cilat janë, por nuk I nxjerrim në pah, dalëngadalë secilin projekt. Kemi 6 projekte, kemi ndarë nxënësit nëpër grupe për çdo projekt, ku secili grup ka detyrën e vet dhe dita-ditës merremi me punët tona dhe falë Kryqit të Kuq, falë PHV-së dhe Komunës që na ndihmonë me kësi organizime”
Fidani shprehet se nuk ka munguar solidariteti i tetovarëve dhe jo vetëm.
“Qytetarët janë shumë të interesuar. Deri tani kemi bërë 2-3 organizime në Qendër të Tetovës, ku kemi bërë shitje, secili nxënës ka sjellë diçka nga shtëpia, kemi gatuar diçka ose kanë punuar diçka me duart e tyre, ka patur interesim dhe kemi mbledhë një buxhet shumë të madh pasi tetovarët janë shumë solidarë dhe shumë human”
Ndryshe, në kuadër të Kryqit të Kuq, Programi Pronovimi I Vlerave Humane – PHV, ka për qëllim të edukojë të rinjtë mbi rëndësinë e humanizmit dhe respektit ndaj të tjerëve.
Programi është edukativ që nxit ndihmën ndaj njerëzve në nevojë, zhvillon ndjenjën e empatisë dhe tolerancës si dhe forcon bashkëpunimin dhe vullnetarizmin tek të rinjtë.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

