Connect with us

Sport

NBA: DETROIT KRYESON LINDJEN, OKLAHOMA PERËNDIMIN

Published

on

 Tetë fitore të skuadrave vendase dhe vetëm dy të atyre  mysafire  është epilogu  i  10-të ndeshjeve  të zhvilluara  sot  në kampionatin amerikan të basketbollit NBA,  Detroit  dhe Oklahoma  kryesojnë  Konferencat përkatëse.

 Kampionati  amerikan  i  basketbollit  NBA ka  vazhduar edhe  sot me  10  ndeshje   tepër  interesante  ku  vendasit  regjistruan  8  fitore  ndërsa  skuadrat  mysafire vetëm  dy.   Kampioni  në  fuqi  Oklahoma mundi   ekipin e Miamit   me rezultatin bindës  124-112   në  përballje  të vërtet  rivalësh ku  shkëlqeu  Aleksandër  Shai  që realizoi  29  pikë. . Fitore  të ngushtë  por  shumë të rëndësishme  ka  regjistruar  edhe  Toronto në  përballjen me ekipin Philadephia me  rezultat116-115.  Më  efikas ishte  Branës me 31 pikë.  Fitore  me rezultat  të  ngushtë 104-103 regjistroi edhe  Minnesota  kundër San Antonios. Më  efikas  ishte Eduards    me  23 pikë.  Golden State  zhgënjeu  tifozët  e vendas duke pësuar nga  Atlanta  me rezultat  111-124.  Fitore  të rëndësishme  ka regjistruar Denver.  Fitore kanë  shënuar  edhe Memfis ndaj  Bruklinit  103-98,  Denver kundër Milvokes  108-104, Feniks  mundi  Uashingtonin  me rezultat 112-93   dhe  Sakramento  që mundi Hjustonin merezultatin111-98.  Pas  ndeshjeve  të  sotme  tabelën në Konferencën e Perëndimit  e kryeson Oklahoma  me 33 fitore e  7  disfata  e ndjekur  nga  San Antonio që  ka 27  fitore e  12  disfata, Denver  është në pozitën e tretë me  26  fitore e 13  disfata, ndërsa në  Lindje  kryeson  Detroit me  28  fitore e 1o  disfata para Nju Jorkut   që ka  25  fitore e 14 humbje  dhe Boston  me  24  fitore e 14 humbje.

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

“SHPËRTHEN” KF BASHKIMI – MBI 10 PRURJE TË REJA PËR 24 ORË!

Published

on

Klubi i  futbollit  Bashkimi nga Kumanova,  me  angazhimin e disa futbollistëve brenda 24 orëve, paralajmëron  rikthim të  fuqishëm  në  vazhdim  të  sezonit  të  ri  në Ligën e Parë.

“Qetësi para furtunës”. Mbase në këtë mënyrë mund të definohet afati kalimtar I KF Bashkimit nga Kumanova.

Pas një letargjie verore kumanovarët brenda 24 orëve shpërthyen me disa përforcime, gjë që ka gëzuar tejmase opinionin futbolldashës në Kumanovë dhe jo vetëm.

KF Bashkimi në faqen zyrtare në Facebook,  deri tani  ka  prezantuar  mbi 10 futbollisë  duke  zyrtarizuar transferimet e Mal Jonuzit, Claudio Martinez, Xhulian Kapllanaj, Gabriel Tenlep, Andri Stafa, Anonio Maimona, Fauzi Yahaya, Bilal Iseni, Teodor Mirçevski  dhe  Andrey Ljubevski.

Por, jo vetëm kaq!

Advertisement

Nga KF Bashkimi thonë se  kjo është vetëm  goditja e parë  dhe ende nuk ka përfunduar  asgjë  pasi  kumanovarët  janë duke  ndërtuar  një skuadër  që premton  shumë.

Kujtojmë se  klubi i  futbollit  Bashkimi shkaku  i problemeve të natyrave  të ndryshme me  përgatitje  filloi  vetëm  disa  ditë  para  fillimit  të  kampionatit  të   ri me  trajnerin tetovar Gajur Rexhepi  i cili në ndeshjen e parë kampionate  kundër  Sileksit e luajti  me  me futbollist  që kishin mbetur  dhe ato nga  shkolla e  futbollit Bashkimi.

Pritet që të shtunën kundër Tikveshit, KF Bashkimi të del me një  formacion krejtësisht tjetër dhe me lojë që premton shumë.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: SHKËNDIJA  (H) – SILEKSI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË DYTË

Published

on

Java e Dytë e sezonit  2026/2027 në Ligën e Parë të futbollit vendor hapet nesër  me ndeshjen Shkëndija e Haraçinës Sileksi që zhvillohet në stadiumin e Çairit me  fillim në ora 17:00

 Kampionati 2026/2027 në Ligën e Parë  vazhdon nesër, ku në program është ndeshja hapëse  e xhiros së dytë. Në stadiumin e Çairit me  fillim në ora  17:00 takohen Shkëndijës e Haraçinës dhe Sileksi. 

 Për ekipin nga Haraçina  është  kjo  ndeshje debutuese para  tifozëve vendas si  skuadër në Ligën e Parë dhe një mundësi e mirë që të përmirësohen përshtypjet pas disfatës në xhiron e parë 3:0 kundër Struga Trim Lum.

 Pas disfatës në javën e parë të kampionatit kundër Struga Trim Lum,  ekipi që drejtohet nga  trajneri  Berat Imeri do të mundohet me angazhimin  maksimal  dhe me përkrahjen e  tifozëve të tyre të zjarrtë të shënojnë  fitoren e parë  historike  në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut.

 Kujtojmë  se Sileksi në xhiron e parë  me rezultat  të thellë 6-0 mundi ekipin e  Bashkimit

Advertisement

 Të  shtunën  me  fillim në ora  17:00,  në Kumanovë do të zhvillohet  ndeshja mes Bashkimit  dhe   Tikveshit, ndërsa  me  fillim në ora  19:00 në Shtip  do të  zhvillohet  ndeshja  Bregallnica – Arsimi.

Të  dielën  në  program janë  dy   sfidat e  fundit  derbi   Vardari – Shkëndija  dhe  Skopje – Struga Trim Lum, të dyja këto  sfida  fillojnë në orën  17:00.

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

SHKËNDIJA SYNON T’I PRISHË FESTËN HIBERNIANIT NË DITËLINDJEN E 151-të!

Published

on

Shkëndija  sonte  në Edinburg të Skocisë zhvillon ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues  kundër ekipit  Hibernian. Ekipi  mbrëmë ka  zhvilluar seancën zyrtare  stërvitore ku  ka  munguar trajneri Pollozhani për shkak të vonesave me vizën, ndërsa në press konferencën zyrtare  u paraqitën ndihmëstrajneri Kushtrim Voka dhe sulmuesi Fabrice Tamba.

Edinburgu sonte ka festë. Jo se ekipi nga qytet zhvillon ndeshjen kundër Shkëndisë në suaza të UEFA Conference Leagu, por Hiberniani pikërisht sot kremton ditëlindjen e 151.

Klubi nga Edinburgu është themeluar më 6 Gusht 1875 dhe ndeshja e sontme është një mundësi e mirë që Shkëndija me rezultat pozitiv “t`ia prishë festën” e ditëlindjes klubit skocez.

Shkëndija ka përvojë të mirë me ekipet skoceze. Kujtojmë sezonin 2015/2016 ku në dy përballjet me Aberdinin nuk pësoi humbje, kurse u eliminua falë rezultatit 1:1 në Shkup, pasi ndeshja në Skoci përfundoi 0:0.

Në konferencë zyrtare para ndeshjes u paraqitën ndihmëstrajneri Kushtrim Voka dhe futbollisti Fabrice Tamba.

Advertisement

 Për shkak të problemit me vizën mungonte Trajneri I parë, Artim Pollozhani. Çështja e vizës është zgjidhur gjatë dtës dhe Pollozhani do ta drejtojë ekipin në Edinburg.

“ Sa i përket kundërshtarit me të cilin ballafaqohemi, do ta cilësoja pak si specifik për shkak të profilit pak më fizik, shkak ky i futbollit britanik. Por të jeni të bindur që do të përgjigjemi, kjo është e para. Dhe e dytë, kërkesat e profesorit, edhe pse nuk është në mesin tonë aktualisht, janë të qarta dhe mbetet vetëm interpretimi ditën e nesërme me bindjen dhe besimin se kthehemi në shtëpi me rezultat pozitiv”  deklaroi ndihmës trajner  Kushtrim Voka

Sa i  përket formacionit , pos portierit Baboucarr Gaye, kësaj radhe  shkaku i  dëmtimit  do të mungojë Dimovski  por pjesa tjetër e futbollistëve  janë të gatshëm për këtë sfidë.

 “Ekipi është plotësisht i gatshëm. Patjetër që në mesin e grupit ka shqetësime Dimoski, i cili nuk do të jetë për gjendje loje, ndërsa pjesa tjetër është komplet e gatshme. Mos harrojmë, duke iu referuar edhe kundërshtarëve paraprakë, këtë ekip e dallon forca e grupit dhe, siç e ka thënë edhe profesori në konferencat e mëhershme, jo rastësisht ndryshimi i rezultateve është bërë nga zëvendësimet dhe rritja e grupit” – tha  ndihmës trajneri Voka

Futbollisti  Fabrice Tamba,  nga i  cili edhe  në këtë ndeshje  pritet  shumë,  thotë se përballja me Hibernianin është një sfidë e madhe.

Advertisement

 “Kemi ardhur me një motivim shumë të madh dhe sigurisht që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne të ballafaqohemi me një ekip si ky. Nuk di shumë gjëra për ekipin, por kam dëgjuar shumë për ta, kështu që nuk ishte me të vërtetë ndonjë surprizë kur pashë emrin kur po bëheshim gati t’i përballnim pas ndeshjes së kaluar. Sigurisht që është një sfidë e madhe për ne” deklaroi futbollisti Fabrice Tamba.

Ndeshja  Hibernian – Shkëndija,  zhvillohet  sonte në ora 21:00.  Ndërsa ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejtë në TVM2.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat