Connect with us

Lajme nga vendi

VOLEJBOLL: KV SHKËNDIJA  NISI  PËRGATITJET PËR FAZËN PLAY OUT

Published

on

Klubi i  volejbollit Shkëndija ka filluar me përgatitje për  pjesën  pranverore  të  kampionatit për fazën e play off-it  dhe  play out që starton me  24  janar. Qëllimi  parësor  i kepit  sipas  trajnerit Luma  është  rikuperimi  ekipit pas dështimit në pjesën vjeshtore  të kampionatit

 Sezoni pranveror i kampionatit  në ligën e parë të  volejbollit  për meshkuj  do  fillon  më  24 janar në fazën e play offit  me  ekipet që  prtendojnë titullin kampion  dhe  fazën play out me  ekipet  që  luftojnë mbijetesën. Federata e Volejbollit të Maqedonisë së Veriut tanimë kanë hedhur shortin për ndeshjet e play of-fit dhe ato të play out.  Kjo do të thotë se ekipe kanë filluar përgatitje apo do të fillojnë     këto  ditë. Kështu  që  klubi volejbollit  Shkëndija përgatitjet për ndeshjet e  play oot-it i ka filluar  nga  dita  e djeshme  dhe të njëjtat do të  zhvillohen me  intensitet  të lartë  ku krahas  seancave  të rregullta stërvitore  janë para pa edhe  dy -tri ndeshje kontrolluese  Sipas trajnerit Durim Luma  qëllimi  parësor  i këtyre  përgatitjeve do të jetë puna serioze me lojtarët e ri të  këtij  klubi që të jenë të  gatshëm për kampionatin 2026/2027 , kjo  sidomos pasi që  ekipi dështoi në pjesën vjeshtore të kampionatit. Për fillimin përgatitjeve  trajnetri  Luma tha  se qëllimi parësor është rikuperimi i  ekipit

 ’Gjithsesi  se  ne  startojmë me përgatitjen e  ekipit  për gjysmësezonit e dytë dhe  qëllimi dhe synimi kryesor  është që  ekipin ta  rikuperojmë , pasi  sipas mendimit  tim ne dështuam në vitin 2025 me rezultate  që treguam.  Besoj  se me  këto  përgatitje  dhe me ndeshjet  që  do të zhvillohen  në  fillim  të vitit  2026  do të mundohemi  të përgatitemi  ekipin sa më mirë që këto  rezultate  apo këto rezultate  të  vitit 2025  ti  përmirësojmë dukshëm ’’ deklaroi  trajneri  Durim Luma.

  Duke  pasur  para  sysh   në  këtë  kampionat    Shkëndija  nuk ka gjasa për të  qenë   në mesin  e ekipeve  që  pretendojnë  për  pjesën e  epërme të tabelës  andaj  është  rast  i mirë  që  tu jepet  hapësirë   shpresave  të  këtij  klubi

’Lëvizje të  lojtarëve  nuk  do të ketë, vetëm  do të mundohemi  dhe  synimi  ynë  edhe  i kryesisë  dhe i imi  personal  si krye trajner  është që  tu  japim  shans  më  shumë të  rinjve . Pra do të aktivizojmë edhe  dy  të  ri  të  tjerë në  gjashtën e parë dhe  do të mundohemi  që  ato  ti përgatitim  për  sezonin  e ardhshëm  që sa më mirë  dhe sa më lehtë të inkuadrohen në ekip. Kurse sa i përket  ndeshjeve  kontrolluese  sigurisht  se do të  bëjmë  dy –tre ndeshje edhe pse  afati është i  shkurt sa  i përket  fillimit apo vazhdimit të kampionatit , Pra  me  24  janar  vazhdon kampionati, por ne  do  bëjmë çmos  që të bëjmë nja  2-3 ndeshje  kontrolluese’’ tha  trajneri  Durim Luma

Advertisement

 Në garat e fazës së play off-it  që fillojnë  më  24 janar takohen: UGD Shtipi -Susheva, Strumica – Universiteti i Tetovës,  dhe Rabotniçki – Boreci , ndërsa  në play out takohen: Liria – Janta Volej, Makedonija Xhio – VesnaProbishtip  dhe Shkëndija – Skopje

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Lajme nga vendi

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali takoi Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja

Published

on

Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, priti në takim Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet dy vendeve, projektet e përbashkëta që i lidhin institucionet tona, si dhe për proceset e integrimit evropian dhe avancimin e agjendës evropiane në rajon.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të përvojave në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Babai dyshohet për dhunë seksuale ndaj vajzës së tij 13-vjeçe

Published

on

Prokuroria e Kavadarit hap hetime për dy raste të përdhunimit të fëmijëve: Kërkohet paraburgim për të dyshuarit

​Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore për dy raste të ndara, në të cilat ekzistojnë dyshime për veprën penale – Përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç, sipas nenit 188 të Kodit Penal.

​Rasti i parë: Negotinë

​Në rastin e parë, të dyshuar janë dy persona madhorë nga Negotina, të cilët fillimisht kanë kryer veprën penale – Kënaqja e pasioneve seksuale para tjetrit (neni 190 i Kodit Penal). Ata kanë kryer marrëdhënie seksuale para një fëmije të mitur, i cili i ka filmuar me telefon celular.

​Gjatë korrikut të vitit të kaluar, kur fëmija ishte 14 vjeç, njëri nga dy të dyshuarit e ka shtyrë disa herë të miturin të kryejë marrëdhënie seksuale me të, për çka i ka dhënë shuma të caktuara parash. Prokurori publik ka propozuar masën e paraburgimit për të dyshuarin për dhunim të fëmijës, vepër për të cilën parashihet dënim me burg prej së paku 8 vjetësh.

Advertisement

​Rasti i dytë: Kavadar

​Prokuroria e Kavadarit po zhvillon procedurë dhe ka propozuar masën e paraburgimit edhe ndaj një babai nga Kavadari, i dyshuar për veprime të tjera seksuale ndaj vajzës së tij 13-vjeçare.

​Ai, në gjendje të dehur, e ka prekur vajzën në disa raste, me çka ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale nga paragrafi 5 i nenit 188, për të cilën parashihet dënim me burg prej së paku tri vjetësh.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Published

on

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar më 12.01.2026 në SPB Tetovë se ai dhe vëllai i tij janë mashtruar për një shumë prej 15.000 eurosh nga një person me inicialet L. nga Tetova.
Siç raporton Tetovasot, gjatë vitit 2024 i dyshuari u kishte ofruar ndihmë për realizimin e pensionit nga një shtet i huaj, duke u kërkuar para si “depozitë” dhe duke i detyruar të nënshkruanin dokumente blanko. Pasi procedura nuk u realizua, ata kuptuan se ishin mashtruar. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat