Sport
LIGA E PARË: ÇAIRI NIKOQIR I DERBIT SHKËNDIJA (H) – ARSIMI
Të shtunën zhvillohen dy ndeshje e javës së katërt të rrethit të parë të sezonit vjeshtor. Në stadiumin në Çair, me fillim në ora 16:30, takohen Shkëndija e Haraçinës – Arsimi ndërsa në orën 17:00 në terrenin e FFM-së takohen Skopje – Tikveshi.
Ndeshja mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Arsimit të Çegranit konsiderohet një mini derbi i javës së katër të kampionatit meqë për herë të parë luajnë njëra kundra tjetrës si anëtare të elitës së futbollit vendor.
Haraçinasit në tre xhirot e para kanë një disfatë në javën e pare, barazim me Sileksin javën e dytë në Çair dhe fitore në transfertë kundër Tikveshit në Kavadar në javën e tretë.
Pas fitores në Kavadar skuadra e Berat Imerit është motivuar të vazhdon rrugëtimin e sukseseve edhe kundër Arsimit , kësaj radhe para tifozëve të vet në Çair.
Trajneri Berat Imeri për TV Koha deklaroi se sfida me Arsimin do të jetë shumë e vështirë.
‘’ Na pret një ndeshje shumë e vështirë . Ne kemi shumë respekt për ekipin e Arsimit , Duhet të jemi shumë serioz . Gjatë tërë javës do të punojmë që të japim maksimumin dhe shpresoj për rezultat pozitiv. Por e rëndësishme është që futbollistët duhet ta kuptojnë se nuk ka ndeshje të lehta në kategorinë e parë. Jam optimist, presim fitore por nuk do të jetë lehtë‘’deklaroi Berat Imeri trajneri i Shkëndijës së Haraçinës
Futbollisti i Arsimit, Fatjon Jusufi, tha se pas dy dështimeve në dy xhirot e para, fitorja kundër Bashkimit, sadopak ktheu vetëbesimin dhe se kundër Shkëndijës së Haraçinës do të mundohen të nxjerrim rezultat pozitiv, me angazhimin maksimal të të gjithë ekipit.
“ Realisht mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë edhe nga ana jonë edhe nga ana e Shkëndijës së Haraçinës. Mendoj se do të jetë një ndeshje mjaftë e luftuar fizikisht. Ekipi i cili do të bëjë më pak gabime besoj se edhe do ta fitoje ndeshjen. Ne kemi analizuar kundërshtarin edhe po punojmë në at aspekt. Mendoj se ndeshjet e para ne që i kemi luajt janë një shembull që nuk duhet marrë pasi është fillimi i kampionatit dhe shumica e lojtarëve ende nuk ishin kompozuar me ne. Më shumë jemi të hendikepuar nga viti i kaluar sepse shumicën e lojtarëve kanë ndruar ekipe edhe shumë të tjerë kanë ardhur tani. Por besoj se dalëngadalë do ta kapim edhe forcën fizike edhe po kthehemi bashkërisht si ekip dhe besoj se pas ndeshjes me Bashkimin dal nga dal ne do e kapim ritmin dhe në secilën ndeshje pa pa marr para sysh jashtë apo brenda për rezultate pozitive “ deklaroi futbollist Fatjon Jusufi.
Në terrenin FFM-së me fillim nga ora 17:00 do të përballen Skopje me Tikveshin e Kavadarit.
Dy ndeshjet e fundit të javës së katërt, Vardari – Sileksi dhe Shkëndija – Struga Trim Lum, zhvillohen të hënën.
Sport
CHAMPIONSI: PSG – BARCELONA NË QENDËR TË VËMENDJES
Faza e ligës në Ligën e Kampionëve vazhdon sot me nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së tretë, ku në program janë disa përballje që pritet të tërheqin vëmendjen e tifozëve të futbollit evropian.
Përballja mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës është njëra prej ndeshjeve kryesore të mbrëmjes.
Kjo përballje konsiderohet si një finale e parakohshme që do të përcaktojë kryesuesen, pasi të dyja ekipet vijnë në formë të jashtëzakonshme me nga 6 pikë pas 2 fitoreve në start.
Një transfertë delikate e pret Liverpool-in, që do të luajë në Spanjë ndaj Villarreal pasi ka siguruar 2 fitore të mëparshme kundër Atletico Madrid dhe LASK.
Nga ana tjetër, skuadra spanjolle e Villarreal numëron 1 humbje ndaj Dortmund dhe 1 fitore me përmbysje ndaj Napoli-t. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Atletico Madrid udhëton drejt Gjermanisë për t’u përballur me Stuttgart pas një bilanci me 1 fitore dhe 1 humbje, Manchester City pret në shtëpi grekët e AEK-ut, ndërsa Napoli luan në fushën e tij ndaj Bodo/Glimt.
Paralelisht në orën 21:00, Roma do të kërkojë fitoren e saj të parë duke pritur Slovan Bratislava-n, ndërkohë që do të luhet edhe dueli mes Porto-s dhe PSV-së.
Ndeshjet e këtij raundi do të nisin më herët në orën 18:45, ku Dortmund do të luajë në transfertë kundër Sabah Baku, ndërsa Fenerbahce do të presë skuadrën e Slavia-s së Pragës.
– 18:45 – Fenerbahçe – Slavia Pragë
– 18:45 – Sabah – Borussia Dortmund
– 21:00 – Paris Saint-Germain – Barcelona
– 21:00 – Liverpool – Villarreal
– 21:00 – Manchester City – AEK Athinë
– 21:00 – Roma – Slovan Bratislava
– 21:00 – Porto – PSV Eindhoven
– 21:00 – Napoli – Bodø/Glimt
– 21:00 – Stuttgart – Atletico Madrid.
Sport
FUTBOLL I FEMRAVE: LUBOTENI NUK KA TË NDALUR FITON EDHE NË MANASTIR
Dy fitore të ekipeve vendase dhe tre të atyre mysafire me 14 gola të shënuar është epilogu i javës së 9-të në Ligën e parë të futbollit për femra. Luboteni vazhdon kryesimin me 23 pikë para Skopje 2014 që ka 22 pikë
Ndeshja derbi i zhvilluar në manastir mes ekipeve Pelisteri Pro 2026 dhe Lubotenit ka përfunduar me fitoren e sigurt 0-3 të vashave tetovare.
Autore të golave për Lubotenin ishin Yllza Maksuti, Elena Simjanova dhe Mihaela Volçeska.
Me këtë fitore Luboteni dëshmoi se aktualisht është skuadra më cilësore dhe më e përgatitur në të gjitha aspektet në kategorinë e vajzave në Maqedoninë e Veriut.
Fitore në cilësinë e mysafirit ka regjistruar Tiverija Brera në Strugë 4-1 ndaj AS United, ndërsa Skopje 2014 ka shënuar fitore 0-1 kundër Kamaenica Sasa .
Dy skuadrat të cilat kanë regjistruar fitore në cilësinë e vendasit janë Vardari 2023 kundër Koçanit 1-0 dhe Istatov 2015 Skopje kundër Reçicës 4-0.
Pas xhiros së 9-të renditjen e kryeson Luboteni me 23 pikë, para kopje 2014 që ka 22 , Tiverija Brera 19 dhe Pelisteri Pro 2026 me 17 pikë
Xhiroja e 10-të hapet nesër me ndeshjen Koçani – Skopje 2014 , ndërsa katër takimet tjera do të zhvillohen të dielën me fillim në ora 15:00, takohen: Kamenica –Sasa – Luboteni, Pelisteri PRO 2026 – Tiverija Brera, AS United – Reçica dhe Istatov2025 Skopje – Vardari 2023
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E PARË: KOMPLETOHET JAVA E 10-të E SEZONIT VJESHTOR
Java e 10-të e sezonit vjeshtor në ligën e parw prodhoi 1 barazim dhe katër fitore të mysafire me 12 gola të shënuar. Shkëndija me 23, Struga Trim Lum dhe Vardari me nga 20 pikë mbajnë tre pozitat e para në renditjen e tabelës.
Me ndeshjen Arsimi – Tikveshi që u zhvillua në pasditen e djeshme u mbyll java e 10-të e sezonit vjeshtor e cila prodhoi një barazim dhe katër fitore të ekipeve mysafire me gjithsejt të 12 gola të shënuar.
Arsimi dhe Tikveshi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1:1 në duelin e fundit të xhiros së 10-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Skuadra e Arsimit kaloi në epërsi në minutën e 38 me golin e Lorik Kaba Jakupi ndërsa Tikveshi barazoi në minutat shtesë të pjesës sëparë me autor Silla.
Arsimi tani me 10-të pikë vazhdon të mbetet në pozitën e 8-të, ndërsa Tikveshi me 17 pikë mbanë pozitën e katërt .
Pas kompletimit të xhiros së 10-të kryeson Shkëndija me 23 pikë e ndjekur nga Struga Trim Lum dhe Vardari me nga 20 pikë, Tikveshi me 17, Shkëndija e Haraçinës me 14, Sileksi me 13, Bregallnica dhe Arsimi me nga 10-të Bashkimi me 7 dhe Skopje me 3 pikë.
Java e 11-të do të hapet të premten në ora 14:00, me ndeshjen Sileksi – Shkëndija e Haraçinës, të shtunë në ora 12:00, takohen Struga Trim Lum – Skopje dhe në orën 14:00 në Gostivar derbi i madh Shkëndija – Vardari, ndërsa të dielën takohen Arsimi – Bregallnica në ora 12:00 dhe Tikveshi Bashkimi në ora 14:00.
SHABAN SINANI – TV KOHA
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga vendi2 months agoNdahen 109 vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës

