Connect with us

Lajme nga vendi

MPB u bën apel prindërve dhe opinionit publik: Dalloni rrezikun e grupit “764” – manipulon fëmijët përmes TikTok, Roblox dhe Discord

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel prindërve, kujdestarëve, mësimdhënësve dhe opinionit të gjerë për kujdes të madh lidhur me dukurinë e njohur si „764” – një komunitet i dhunshëm onlajn, anëtarët e të cilit shënjestrojnë fëmijët, të miturit dhe personat e tjerë të rrezikuar, me qëllim manipulimin, frikësimin dhe detyrimin e tyre për të kryer veprime të rrezikshme dhe të dhunshme.

Siç informon MPB-ja, për seriozitetin e kësaj dukurie paralajmërojnë edhe institucionet ndërkombëtare të sigurisë, ndër të cilat edhe Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI), e cila grupin “764” e ndërlidh me komunitete më të gjera të ekstremizmit të dhunshëm nihilist dhe grupe të ngjashme.

Ky apel, shtojnë nga atje ka karakter parandalues – synon informimin me kohë të opinionit publik për mënyrat e veprimit të këtyre grupeve, rreziqet me të cilat përballen fëmijët dhe mundësitë për mbrojtjen e tyre.

“Si funksionon grupi „764”? Grupi „764” vepron përmes rrjeteve të ndryshme sociale, aplikacioneve të komunikimit dhe platformave të lojërave onlajn. Për të vendosur kontakt me viktimat e mundshme, anëtarët e tij përdorin platforma si Discord, Telegram, Roblox, Instagram, TikTok, Snapchat, Reddit, X (ish-Twitter), Minecraft dhe Fortnite. Kontakti me fëmijët dhe të rinjtë zakonisht vendoset duke u paraqitur si bashkëmoshatarë të tyre ose si persona të interesuar për një miqësi apo marrëdhënie emocionale. Pasi fitojnë besimin e tyre, fillojnë manipulimet, kërcënimet dhe shantazhet, me qëllim që t’i detyrojnë të ndajnë fotografi dhe video intime, të vetëlëndohen, të ushtrojnë dhunë ndaj personave të tjerë ose kafshëve, madje edhe të ndërmarrin veprime që mund të kenë pasoja kërcënuese për jetën”, paralajmërojnë nga MPB-ja.

Gjithashtu nga Ministria theksojnë se materialet që arrijnë t’i sigurojnë më pas i përdorin si mjet për frikësim, shantazh dhe kontroll të mëtejshëm ndaj viktimave.

Advertisement

Cilat janë shenjat që duhet t’i vërejnë prindërit? MPB u bën apel prindërve dhe kujdestarëve që t’u kushtojnë vëmendje të veçantë ndryshimeve të mundshme në sjelljen e fëmijëve, siç janë:
*Ndryshime të papritura në sjellje, izolim, frikë, shqetësim ose nervozizëm;
*Fshehtësi e shtuar gjatë përdorimit të telefonit celular ose kompjuterit;
*Komunikim intensiv me persona të panjohur përmes rrjeteve sociale dhe platformave të lojërave online;
*Pranimi i mesazheve kërcënuese, shantazheve ose kërkesave për dërgimin e fotografive dhe videove;
*Lëndime të pashpjegueshme, prerje, gërvishtje ose shenja të tjera të mundshme të vetëlëndimit;
*Shprehje të dëshpërimit ose biseda për vdekjen dhe vetëvrasjen.
Këto ndryshime nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se fëmija është viktimë e një grupi të tillë, por nëse vërehen, është e rëndësishme të mos injorohen. Nevojitet një qasje e kujdesshme, bisedë e hapur me fëmijën dhe, nëse ekziston dyshim për abuzim, reagim në kohë.

“Si t’i mbrojmë fëmijët? Prindërit duhet të bisedojnë rregullisht me fëmijët për aktivitetet e tyre në internet, të tregojnë interes për personat me të cilët komunikojnë dhe për përmbajtjet që ndjekin, si dhe t’i edukojnë për rreziqet e ndarjes së të dhënave personale, fjalëkalimeve, fotografive dhe videove intime me persona të panjohur. Është veçanërisht e rëndësishme që fëmijët ta dinë se, nëse dikush i shantazhon, i frikëson ose i manipulon, duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë nga prindërit, kujdestarët, mësimdhënësit ose institucionet kompetente. Ata nuk duhet të ndihen fajtorë dhe as të kenë frikë të denoncojnë rastin, pavarësisht rrethanave”, theksojnë nga Ministria.

MPB bën thirrje që të denoncohet çdo dyshim apo rast, ndërsa ka njohuri, informacione ose dyshime për aktivitete që lidhen me grupin „764” ose grupe të tjera të ngjashme të dhunshme onlajn, denonconi ato pranë Sektorit për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në adresën elektronike: cybercrime@moi.gov.mk

“Nëse keni në dispozicion informacione që mund të ndihmojnë në trajtimin e rastit, ruani mesazhet, emrat e përdoruesve, lidhjet (linket) dhe të dhënat e tjera relevante. Mos u përballni drejtpërdrejt me personat që bëjnë kërcënime dhe mos ndërmerrni veprime që mund të rrezikojnë edhe më tej sigurinë e fëmijës. Mos shkarkoni dhe mos përcillni materiale eksplicite që përmbajnë pamje të të miturve”, thonë nga MPB-ja.

Nga atje theksojnë se mbrojtja e fëmijëve nga keqpërdorimi onlajn është përgjegjësi e përbashkët. Identifikimi me kohë i rrezikut, biseda e hapur me fëmijët dhe denoncimi i aktiviteteve të dyshimta mund të parandalojnë pasoja të rënda dhe të shpëtojnë jetë.

Advertisement

“MPB apelon: Kini kujdes, bisedoni me fëmijët dhe denonconi çdo aktivitet të dyshimtë!”, theksojnë nga Ministria.  përcjell Zhurnal.mk .

Lajme nga vendi

Punëtori në Ohër humbi jetën duke bartur mobilie në një ndërtesë, dy kompani përfundojnë në aktakuzë

Published

on

Prokuroria Themelore Publike në Ohër ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave fizikë dhe dy personave juridikë për vepra penale që lidhen me rrezikimin e sigurisë së përgjithshme, shkeljen e të drejtave nga marrëdhënia e punës dhe mosmarrjen e masave për mbrojtje gjatë punës.

I akuzuari i parë, person përgjegjës në njërën prej kompanive të akuzuara, nuk kishte respektuar rregullat teknike për masat e mbrojtjes, të përcaktuara me Ligjin për Ndërtim, duke rrezikuar jetën e njerëzve. Ai, në cilësinë e investitorit, po ndërtonte një ndërtesë, por nuk kishte marrë masat e nevojshme të sigurisë. Pusetën e ashensorit nuk e kishte siguruar me rrethojë mbrojtëse, kantierin nuk e kishte mirëmbajtur dhe pastruar nga mbeturinat, hyrjen në ndërtesë nuk e kishte siguruar nga personat e paautorizuar, ndërsa në shkallë nuk kishte vendosur parmakë për të parandaluar rrëzimet.

Më 12 janar, në orët e mëngjesit, në ndërtesë kishin hyrë katër punëtorë të angazhuar nga kompania e dytë e akuzuar, të cilët së bashku po bartnin një pjesë të mobilieve. Kur arritën në katin e katërt të ndërtesës në ndërtim, njëri prej punëtorëve u pengua me këmbë në një kovë të lënë në korridor, humbi ekuilibrin dhe ra në hapësirën e pusit të ashensorit, deri në katin e bodrumit. Nga rënia pësoi lëndime shumë të rënda trupore dhe vdiq në vendngjarje.

Në aktakuzë është përfshirë edhe kompania që i kishte angazhuar punëtorët, si dhe drejtuesi i saj, pasi me vetëdije nuk kishin respektuar Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe masat për mbrojtje gjatë punës.

Punëtori i ndjerë, Kristian Ljushev, ishte angazhuar pa kontratë pune, në një marrëdhënie pune tërësisht të padeklaruar. Të akuzuarit e kishin lejuar atë të kryente detyrat e ndihmës-montuesit pa ndjekur trajnimin bazë për sigurinë dhe shëndetin në punë, pa iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe pa marrë udhëzime për punën në kushte specifike dhe me rrezik të lartë për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Advertisement

Pa bërë inspektimin dhe vlerësimin e mjedisit të punës, punëtorët kishin punuar në bazë të një urdhri verbal nga drejtuesi i kompanisë, në një hapësirë pune – ndërtesë në ndërtim, ku ekzistonte rrezik i shtuar për sigurinë e tyre. Me mosrespektimin e rregullave për masat mbrojtëse, i akuzuari e kishte ekspozuar punëtorin ndaj rrezikut dhe kishte shkaktuar rrezik për jetën e tij.

Me qëllim të parandalimit të ndryshimeve statusore dhe tjetërsimit të pasurisë së personave juridikë gjatë procedurës, prokurori publik i ka dorëzuar Gjykatës Themelore në Ohër edhe propozim për caktimin e një mase sigurie – ndalimin e ndryshimeve statusore në të dy kompanitë e akuzuara.

Continue Reading

Lajme nga vendi

TETOVA NIS TË ZBUKUROHET – AKTIVITETE TË SHUMTA PËR FESTAT E NËNTORIT!

Published

on

Nëntori në Tetovë vjen me një program të pasur festiv! Muaji i krenarisë, historisë dhe bashkimit tonë kombëtar do të shënohet me aktivitete të shumta kulturore dhe artistike.

Kështu ka shkruar në Facebook, kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, teksa ka bërë publike orarin e aktiviteteve që deri më 28 nëntor do të shënohen në Komunën e Tetovës dhe jo vetëm.

Ndërkohë, në qytetin e Tetovës tashmë kanë nisur përgatitjet për zbukurimin e qytetit në frymën e festave të Nëntorit. Punonjës të Ndërmarrjeve Publike të Tetovës shihen duke bërë gati shtyllat dhe vendet ku do të vendosen flamujt kombëtar, krej kjo në frymën e këtyre festave që pritet Tetovës t`i japin edhe një bukuri kombëtare.

Ndryshe, sipas orarit të publikuar nga autoritetet e Komunës së Tetovës, nga 20 deri më 28 Nëntor janë paraparë aktivitete të ndryshme kulturore e artistike.

Më 21 Nëntor mbahet Festivali Mbarëkombëtar i Poezisë “Festat e Nëntorit” – Edicioni i 9-të “Oeneum”.

Advertisement

Më 22 Nëntor shënohet Dita e Alfabetit Shqip.

Më 23 Nëntor parashihet Vizita Studimore e Grupit Rinor “Rinia e Zëshme” në Prishtinë, më pas Promovimi i Librit “Bllaca 99” nga Jahja Lluka, kurse kjo ditë përmbyllet me Ekspozitën Artistike Gjithëpërfshirëse “Bota e Nemos kur dashuria krijon valë” nga Shkolla e Tekstilit dhe me Programin Artistik të SHKA “Xheladin Zeqiri”.

Më 24 Nëntor mbahet kuizi rinor “Sa e njeh historinë tënde?”.

Më 25 Nëntor Koncerti Festiv me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve.

Më 26 Nëntor shfaqje teatrore nga Teatri i Qytetit.

Advertisement

Më 27 Nëntor Suita Orkestrale “Skënderbeu”.

Aktivitetet rrumbullaksohen më 28 Nëntor me Programin Festiv nga Pallati i Kulturës “Pallati Feston”.

Këto janë aktivitetet që do të shënohen në Komunën e Tetovës, por priten edhe shumë surpriza tjera, sidomos më 28 Nëntor, kur Tetova pritet të shndërrohet në epiqendër të kremtimit të Ditës së Flamurit./Tv Koha/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

Published

on

26.1% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë ndërmend të shpërngulen për të jetuar dhe punuar jashtë vendit, ndërsa 11.9% kanë hartuar tashmë një plan ose po ndërmarrin veprime konkrete për t’u larguar.

Këtë e tregojnë rezultatet e anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Sipas anketës, 14.2% e të anketuarve në Maqedoninë e Veriut kanë një plan të paspecifikuar për t’u larguar, 6.2% kanë hartuar tashmë një plan për t’u zhvendosur dhe 5.7% kanë filluar të ndërmarrin veprime konkrete. Në total, 68.1% thonë se nuk duan të largohen nga vendi, dhe 5.8% nuk janë përgjigjur ose nuk kanë shprehur një mendim.

Në këtë tregues, Maqedonia e Veriut është nën nivelin mesatar për Ballkanin Perëndimor, ku pjesa totale e njerëzve me qëllim për të emigruar është 29.3%. Sa i përket pjesës së qytetarëve që kanë ndërmarrë tashmë hapa konkretë për t’u larguar, vendi renditet i treti në rajon me 5.7%, pas Bosnjës dhe Hercegovinës me 7% dhe Shqipërisë me 5.8%.

Të rinjtë kanë më shumë gjasa të marrin në konsideratë shpërnguljen jashtë vendit. Në nivel rajonal, 58.1% e të anketuarve të moshës 18 deri në 24 vjeç kanë ndërmend të largohen. 28.7% e kësaj grupmoshe kanë një plan ose kanë ndërmarrë tashmë hapa konkretë. Të dhënat i referohen gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Anketa tregon se emigrimi dhe rënia e popullsisë janë ndër shkaqet kryesore shqetësuese në Maqedoninë e Veriut. Në total, 80.1% e të anketuarve i përmendin këto procese si shkak për shqetësim. Shqetësimet në lidhje me koston e jetesës dhe inflacionin janë më të larta – 93.8%, si dhe shqetësimet në lidhje me vendet e punës dhe pagat – 81.7%.

Ndër të anketuarve që marrin në konsideratë emigrimin nga Maqedonia e Veriut, 52.4% treguan një vend në Bashkimin Evropian si destinacionin e tyre të preferuar. Zvicra u preferua nga 18.8%, dhe Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia – me një total prej 16.5%. Të dhënat u llogaritën vetëm për të anketuarit që deklaruan qëllimin për t’u zhvendosur jashtë vendit.

Continue Reading

Më të lexuarat