Connect with us

Lajme nga vendi

Vërshimet në Tetovë, Kasami: Të gjitha resurset komunale janë shpenzuar, kemi nevojë për ndihmën e Qeverisë

Published

on

Në Tetovë dhe disa fshatra përreth, pas reshjeve të rrëmbyeshme të mbrëmshme një numër i madh i oborreve dhe bodrumeve të shtëpive janë përmbytur, ndërsa janë dëmtuar edhe vetura. Gjatë ditës qytetarët vazhduan me largimin e ujit dhe rrëshqitjeve të cilat mbrëmë nuk arritën t’i largojnë.

Më të prekur, sipas Komunës së Tetovës, janë banorët e fshatit Gjermo, si dhe në vendbanimin Çarshia e Epërme, ku dhjetë qytetarë është dashur ta kalojnë natën në ndërtesën e zjarrfikësve, pas çka janë kthyer në shtëpi paradite.

Rrugët rreth kazermës në Tetovë përmbyten shpesh, ashtu ishte edhe mbrëmë.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deklaroi se shumë pika kritike, si tek kazerma, sërish janë vërshuar. Kështu ishte edhe me autobusët në dalje drejt Shkupit dhe drejt Falishes.

“Nuk ka kanalizim adekuat, kjo është arsyeja. Ne sot në takim të Shtabit të krizës vendosëm që të ndiqen situatat dhe në mënyrë parandaluese ​​në pikat kritike të intervenohet, pasdite nëse ka sërish reshje shiu të mos përsëriten përmbytjet. Kërkojmë nga Qeveria të ndihmojë në sanimin e dëmeve. Paraprakisht nuk na ndihmoi Qeveria dhe shpresojmë se tani do t’u ndihmojnë qytetarëve të cilët kanë pësuar dëme nga vërshimet. Të gjitha resurset komunale janë shpenzuar, kemi nevojë seriozisht për ndihmën e Qeverisë”, tha Kasami.

Advertisement

Për zgjidhje afatgjate, kryetari i komunës Kasami tha se diku bëhen më shumë aktivitete, ndërsa disave u nevojitet ndihmë.

“Përgatisim kanalizimin atmosferik tek kazerma dhe tek nënkalimet planifikojmë ndërhyrje serioze që të mos ketë vërshime. Në Shipkovicë me një projekt të UNDP-së duam të rregullohet shtrati i lumit. Me vite të tëra nuk është investuar asgjë dhe prandaj duhet tani të investohet dhe të intervenohet”, tha Kasami.

Për atë pse qytetarët nuk kanë marrë ndihmë gjatë vërshimeve në muajin maj, Kasami paralajmëroi se do të ketë në seancën e parë të Këshillit të ri./tv21.tv/

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

FILIPÇE: INSPEKTIME NË TË GJITHA SISTEMET E UJËSJELLËSIT NË VEND

Published

on

Rasti në Gostivar nuk është i izoluar, por bëhet fjalë për dobësi sistematike dhe joefikasitet institucional, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venco Filipçe.

Në konferencën e sotme për media ai tha se ka informacione se edhe në vende të tjera të vendit ka probleme me cilësinë e ujit, ndërsa institucionet nuk po reagojnë.

Duke iu referuar një raporti të siguruar nga informatorë, Filipçe deklaroi se uji në Spitalin e Specializuar për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkuloz në Leshkë ka rezultuar i ndotur.

“Askush nuk ka reaguar. Bëhet fjalë për dokumente zyrtare të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë. Mostra e marrë nga çezma e spitalit në Leshok, ku trajtohen pacientët, ka treguar 51 baktere koliforme në 100 mililitra ujë. Në raport thuhet se uji nuk i plotëson standardet e cilësisë për ujë të pijshëm. A e dinë këta njerëz se çfarë po bëjnë? Çfarë lloj menaxhimi i institucioneve është ky? A është qëllimi të rrezikohet shëndeti i të gjithë qytetarëve në vend?”

Lideri socialdemokrat bëri thirrje që analizat dhe kontrollet të kryhen menjëherë, ndërsa kërkoi dorëheqje dhe përgjegjësi penale për drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe të Prokurorisë, duke i akuzuar se kanë vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Pas zënkës me gruan, merr fëmijën 10-muajsh pa leje dhe largohet për në Zvicër

Published

on

Dje në orën 08:10 në DPB Gostivar, një 21-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në shtëpinë familjare, bashkëshorti i saj kundërligjshëm dhe pa pëlqimin e saj ka marrë fëmijën e tyre 10-muajsh për në Zvicër. Për rastin janë njoftuar shërbimet kompetente dhe Qendra për Punë Sociale në Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

16-vjeçari pa leje drejtimi me veturë përfshihet në aksident,i konfiskohet automjeti

Published

on

Dje rreth orës 14:00 në një hapësirë parkingu në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Poroj. Paraprakisht, ai pa leje drejtimi ka drejtuar automjetin e udhëtarëve “Smart” me targa të Tetovës dhe me automjetin ka qenë i përfshirë në një aksident komunikacioni. Automjeti është konfiskuar dhe ndaluar në stacionin policor, ndërsa biseda zyrtare me të është kryer në prani të inspektorit për delikuencë të të miturve dhe kujdestarit të tij. Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Continue Reading

Më të lexuarat