Lajme nga vendi
Ndryshimet kushtetuse për fillimin e negociatave në RMV, do të përfshihen pjesë të kombeve të tjera
Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë deklaroi se për të filluar negociatat pas kapitujve do të duhet të bëhen ndryshime kushtetuese, të cilat do të duhet të përfshijnë edhe pjesë të popujve të tjerë që jetojnë në vend, të cilët nuk janë të përfshirë në preambulë, transmeton Portalb.mk.
“Për momentin flasim për bullgarët, kroatët, malazezët, por një pjesë e popullit izraelit tashmë e kanë shprehur një dëshirë të tillë, egjiptianët tashmë kanë paraqitur një kërkesë zyrtare. Ne jemi një shoqëri multikulturore, multikonfesionale dhe jemi dëshmuar si të tillë në Evropë, praktikisht përfaqësojmë një shoqëri që është Evropa në miniaturë, sepse Evropa është një komunitet diversiteti dhe unë mendoj se nuk duhet të ketë asnjë problem për ato ndryshime kushtetuese”, tha Kovaçevski në “Tema e ditës” në TV Sitel.
Kovaçevski theksoi se vendi tashmë ka filluar negociatat me BE-në, është publikuar kalendari i procesit të skriningut, më 14 shtator ekipet do të jenë në Bruksel, ku edhe zyrtarisht mbahet takimi i parë.
“Skriningu është në dy faza, skriningu shpjegues dhe skriningu dypalësh. Në skriningun shpjegues, tashmë kemi ndërmarrë hapa të caktuar, por në pjesën e skriningut dypalësh, që është një operacion shumë më kompleks në të cilin praktikisht prezantohet legjislacioni ynë përballë legjislacionit të BE-së dhe çfarë duhet bërë gjatë negociatave, për këtë qëllim Sekretariati për çështje evropiane dhe zëvendëskryeministri për integrime evropiane tashmë janë duke punuar në plotësimin e ekipit negociator, shumë shpejt struktura negociatore do të gjendet në seancën e Qeverisë”, theksoi Kovaçevski.
Ai tha se këtu do të angazhohen të gjitha institucionet dhe ekspertët që i kemi, megjithatë do të angazhohen një numër i madh i ekspertëve që nuk janë pjesë e institucioneve qeveritare, përkatësisht ekspertë nga sektori akademik, nga sektori i biznesit, nga sektori joqeveritar dhe të gjitha ato që mund të kontribuojnë në përfundim më të shpejtë të këtij procesi.
“Skriningu sipas asaj që kemi si pasqyrë për momentin dhe kapaciteteve që posedojmë, mendojmë se mund ta përfundojmë për 14 deri në 16 muaj, që do të ishte mjaft i shpejtë në krahasim me vendet e tjera që kanë kaluar në këtë proces, dhe më pas fillon hapja e kapitujve”, vlerësoi ai.
Lidhur me atë se deri më tani nuk ka shumicë prej dy të tretash për ndryshimin e Kushtetutës dhe kundërshtimin e qeverisë për zgjedhje të parakohshme, Kovaçevski thotë se zgjedhjet lokale fundjavën e kaluar dërguan disa mesazhe politike dhe se opozita pësoi një disfatë të madhe.
Sipas tij, koncepti evropian i koalicionit qeverisës fitoi dhe se qytetarët dërguan disa mesazhe të rëndësishme në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale dhe treguan se dinë të zgjedhin një opsion politik që realisht kujdeset për ta në kohë të vështira.
“Koncepti evropian fitoi në vend. Në dy komuna ku u zgjodhën kryetarë, fituan dhe u zgjodhën kandidatët e LSDM-së dhe koalicionit, në Mavrovë Rostushë kandidat i LSDM-së dhe në Qendër Zhupë të partnerit të koalicionit PDT. Në Tetovë, LSDM-ja mbajti numrin e këshilltarëve nga rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve të fundit. Mesazhi i radhës është se ka pasur një disfatë të madhe për ata që prej dy vitesh bllokojnë, bojkotojnë, përhapin lajme të rreme dhe përçarje mes qytetarëve, duke rrjedhur vazhdimisht një lloj sondazhi për një ndryshim të madh që është vërtetuar, se e gjithë kjo ishte duke pasur parasyshë rezultatin e zgjedhjeve”, tha Kovaçevski.
Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.
Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.
Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.
Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik


You must be logged in to post a comment Login