Connect with us

Lajme nga vendi

Çertifikohet Këshilli komunal në Tetovë

Published

on

Komuna e Tetovës ka njoftuar se sot nga ana e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor është bërë çertifikimi i përbërjes së Këshillit komunal. Nga komuna njoftojnë se rezultati i zgjedhjeve të datës 21 gusht ka dëftuar që kësjilli tëpërbëhet nga 6 parti politike.

“Sot edhe zyrtarisht u bë edhe çertifikimi Këshillit Komunal në Komunën e Tetovës. Ky këshill komunal do të jetë i përbërë nga 6 parti politike. 12 këshilltarë do të jenë nga Lëvizja BESA, 11 nga Bashkimi Demokratik për Integrim, 4 nga VMRO DPMNE, 2 nga LSDM dhe nga 1 këshilltarë nga PDSH dhe AAA.

Advertisement
2 Comments

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Mexhiti: Përveç “Bambit” si çerdhja më e madhe në vend, do hapim edhe dy çerdhe tjera moderne në Çair

Published

on

Gjatë ceremonisë solemne të hapjes së çerdhes “Bambi” në Çair, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, vuri në pah rëndësinë e këtij objekti, i cili konsiderohet më i madhi, më moderni dhe më atraktivi në Maqedoni.

Mexhiti falënderoi veçanërisht Fatmir Limanin dhe Visar Ganiun për përkushtimin dhe punën e tyre në realizimin e projektit. Ai njoftoi se në muajt e ardhshëm do të fillojë ndërtimi edhe i dy çerdheve tjera moderne “Vesëza” dhe “Borëbardha”.

“Ky objekt i cili është më i madhi, më moderni dhe më atraktivi në Maqedoni,  dua të falënderoj edhe Fatmir Limanin edhe Visarin Ganiun për punën që kanë bë. Të ju informoj se kjo ka kushtuar afërsisht 2 milionë euro. Gjithashtu nga qeveria janë ndarë mbi 3.5 milionë euro për ndërtimin e dy çerdheve kështu të njejta dhe për të shkuar në histori barakat e vjetra komuniste në Çair, që ishin me kushte jo të mira për fëmijët, për gjeneratat e tashme dhe të ardhme. Pra kështu njejt shumë shpejt do të fillojmë muajt në vijim çerdhen Vesëza dhe çerdhen Borëbardha. Pra do jenë edhe dy çerdhe me këto përmasa dhe aq atraktive me kushte shumë më të mira për fëmijët tanë”, deklaroi Mexhiti.

Zëvendëskryeministri Mexhiti theksoi se këto investime synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe edukimit për fëmijët e komunitetit, duke krijuar ambiente më të sigurta dhe më të përshtatshme për zhvillimin e tyre.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Shtetasja e Maqedonisë mbytet në Greqi, Halkidiki

Published

on

Një shtetase 75-vjeçare e RMV-së dje u nxor pa shenja jete në plazhin e Sozopolit në komunën e Nea Propontidës, në Halkidiki. Asaj iu dha menjëherë ndihma e parë nga ekipi i shërbimit të urgjencës mjekësore, pas së cilës u dërgua në spital, por mjekët e shpallën të vdekur.

Roja Bregdetare greke njoftoi se Autoriteti Bregdetar i Nea Moudanias u informua se “një shtetase e huaj 75-vjeçare (shtetas i RMV-së) u nxor pa jetë nga plazhi i Sozopolit, në komunën e Nea Propontidës”.

Pas mbërritjes së një ambulance, asaj iu dha ndihma e parë dhe më pas u transferua në Qendrën Shëndetësore të Nea Moudanias, ku u shpall e vdekur.

Ata raportuan gjithashtu se si pjesë e hetimit paraprak, u urdhërua një autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Selanik.

Ky është rasti i katërt i mbytjes së shtetasve të RMV-së në plazhet greke këtë sezon.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MBPEU me mbështetje financiare ndaj NP “Pyjet nacionale” në vlerë prej 48 milionë denarësh

Published

on

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot nënshkroi marrëveshje për mbështetje financiare me drejtorin e NP “Pyjet nacionale”, Zdravko Trajanov për investime në blerjen e mekanizimit dhe pajisjeve në fushën e pylltarisë dhe mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore, në vlerë të përgjithshme prej 48 milionë denarësh.

“Mbështetja financiare jepet në masën 100% të vlerës për investime në blerjen e mekanizimit dhe pajisjeve në pylltari dhe mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, por jo më shumë se 48.000.000 denarë me TVSH të përfshirë”, informojnë nga MBPEU.

Me këto mjete financiare parashihet blerja e Pajisjeve speciale për shuarjen e zjarreve pyjore – pompa; Makinave ndërtimore – buldozerë; Kompresor dizel komplet për nevojat gjatë ndërtimit të rrugëve; Traktor me vinç.

“Ky investim i drejtpërdrejtë ka për qëllim modernizimin e NP ‘Pyjet nacionale’ në drejtim të mbrojtjes së pyjeve dhe përballimit efikas të fatkeqësive natyrore”, thonë në MBPEU.

Continue Reading

Më të lexuarat