Lajme nga vendi
Dimitrievski: Unë do ta rrëzoj pushtetin, LSDM do të bëhet sërish parti serioze
Kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski në “Click 21” mohoi se është në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Ai theksoi se portale të afërta me pushtetin po mundohen ta paraqesin se ai është i afërt me partinë e Mickoskit. Dimitrievski tha se do ta rrëzojë pushtetin aktual, me qëllim ngritjen e ish partisë së tij, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.
“Unë do ta rrëzoj pushtetin, ndërsa një ditë LSDM do të ngritët dhe do të jetë sërish parti serioze shtetbërëse, e jo kjo që është sot, lidhëse e partive të vogla që i udhëheqin qendra të caktuara”, tha Dimitrievski.
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)
Lajme nga vendi
Fetai: Reçaku, plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kolektive
Me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka kujtuar 45 civilët shqiptarë të vrarë mizorisht më 15 janar 1999, duke e cilësuar këtë ngjarje si një nga krimet më barbare të kryera nga regjimi serb ndaj popullit të Kosovës.
Sipas Fetait, Masakra e Reçakut përfaqëson një plagë të hapur në ndërgjegjen kolektive dhe një krim të rëndë kundër njerëzimit që tronditi opinionin ndërkombëtar. Ai theksoi se kjo ngjarje u bë pikë kthese drejt ndërhyrjes ndërkombëtare, duke e bërë të pamohueshme të vërtetën e spastrimit etnik që po ndodhte në Kosovë.
“Reçaku mbetet kujtesë e pathyeshme për sakrificën, dinjitetin dhe të drejtën për liri”, shkruan Fetai në facebook.
Ai përfundoi duke nderuar me respekt të përjetshëm 45 civilët e vrarë në Masakrën e Reçakut.


You must be logged in to post a comment Login