Lajme nga vendi
Abdullah Osmani ; Ne kemi çdo ditë, ditë ndërkombëtare sepse ASH na besoi dhe i dha ZË rinisë
Bartësi i listës për këshilltarë nga Aleanca për Shqiptarët me rastin e ditës ndërkombëtare të rinisë, u është drejtuar me një videomesazh bashkëmoshatarëve ti tij, rinisë Tetovare dhe gjetiu, shkruan Top24
Osmani thekson se për të rinjtë në ASH është festë gjithmonë sepse Aleanca o dha ZË rinisë dhe fatin e tyre ta ndërtojmë vetë ne.
Në videon ironizuese ku të rinjtë janë lënë në haresë ai shton , “Të dashur bashkëqytetarë sot është dita ndërkombëtare e rinisë dhekjo ditë shënohet me aktivitete kulturore, shfaqe tetrale, shfaqe filmike, ecje në natyrë dhe kjo ditë paqetër të shënohet edhe në qytetin tonë”. Top24
Lajme nga vendi
LSDM për kthimin e Grubit: Teatër në kufirin e Maqedonisë
Qytetarët nuk do të marrin përgjigje për skandalet, por do të marrin teatër si sot, thonë nga LSDM për ndalimin e Artan Grubit në pikën kufitare “Ballcë”, përcjell TV21. Nga LSDM thonë se përmes rastit të Grubit, pushteti po mundohet të mbulojë, siç i quajnë ata, skandalet e qeverisë.
“Secili që e ka shkelur ligjin, duhet të përgjigjet. BDI po e shpëton Mickoskin, i ka hedhur gomën e shpëtimit. Pas teatrit të sotëm në kufirin e Maqedonisë, tashmë të gjithë e kanë të qartë se arratisja e Artan Grubit ishte marrëveshje politike. Ashtu siç u morën vesh që ta lëshojnë, tani u morën vesh që të kthehet. Në këtë mënyrë, VMRO me ndihmë të BDI-së, dëshiron të mbulojë skandalin më të madh me 5 tonë drogë”, tha mes tjerash Bodanka Kuzesk, zëdhënëse e LSDM-së.
Lajme nga vendi
“Kanabisi”, gjashtë kompani rrezikojnë heqjen e licencave
Për shkak të mos plotësimit të kushteve që janë detektuar gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm, Qeveria nesër mund të ngre iniciativë për marrjen e licencave për gjashtë kompani të cilat prodhojnë kanabis për qëllime mjekësore. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk tregojnë se për cilat kompani bëhet fjalë dhe nëse numri i tyre mund të jetë më i madh.
Sipas ligjit, licenca mund të rikthehet pas 2 deri në 5 vjetësh, varësisht nga shkeljet e konstatuara. Ministria njofton se, pas përfundimit të inspektimeve të jashtëzakonshme, do të shqyrtohen edhe ndryshime ligjore në bazë të parregullsive të evidentuara.
“Pas përfundimit të inspektimeve të jashtëzakonshme te të gjithë subjektet juridike, do të bëhet një analizë e gjendjes së përgjithshme dhe, në bazë të mangësive të konstatuara në funksionim, do të ndërmerren hapa për hartimin e zgjidhjeve të reja ligjore”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Dyshimet për keqpërdorime me kanabisin nisën pasi në Serbi ku u sekuestruan 5 tonë marihuanë, të ardhura nga Maqedonia. Pas këtij rasti, autoritetet në end sekuestruan edhe 40 tonë marihuanë nga kompani të licencuara për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ndërsa më pas u ndërmorën inspektime të jashtëzakonshme. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Pagoi 3 mijë euro për vizë gjermane, që s’e mori kurrë
Më 22.02.2026, rreth orës 20:00, në SPB Tetovë, një 32-vjeçare nga Tetova ka raportuar se ka rënë pre e një mashtrimi nga një bashkëqytetar i saj. Sipas dëshmisë, gjatë vitit 2024, ajo kishte arritur marrëveshje me personin në fjalë që ai t’i siguronte një vizë pune për në Gjermani.
Për këtë shërbim, viktima i ka paguar atij shumën prej 3.000 eurosh në disa këste. Megjithatë, premtimi nuk u mbajt dhe viza nuk u lëshua. Kur gruaja ka kërkuar kthimin e mjeteve, mes tyre ka shpërthyer një debat, pas të cilit personi i dyshuar është zhdukur dhe nuk ka qenë më i kapshëm për komunikim. Policia njofton se po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.


You must be logged in to post a comment Login