Lajme nga vendi
VMRO kërkon mejdan zgjedhor, LSDM thotë se nuk shantazhohen nga Mickoski!
Opozitarja VMRO-DPMNE edhe njëherë ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak, siç theksojnë nga kjo parti, të paaftësisë së kësaj Qeverie për të udhëhequr vendin në rrugë të duhur dhe për të mbrojtur interesat shtetërore të vendit.
Por, nga LSDM-ja në pushtet janë përgjigjur se zgjedhje do të ketë në vitin 2024, atëherë kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet e rregullta parlamentare, shkruan PRESSonline.mk
“Edhe për Kovaçevskin është e qartë, prandaj në çdo mënyrë po mundohet të qëndrojë sa më gjatë në kolltukun e kryeministrit. Për të ndalur presionin e pushtetit ndaj deputetëve, LSDM dhe Kovaçevski kanë zgjedhje dhe ofertë nga kryetari Hristijan Mickoski. Nëse Kovaçevski dhe LSDM janë të sigurt se i kanë 80 deputetë, menjëherë pas kthimit të deputetëve në Kuvend, amendamentet kushtetuese duhet t’i vendosin në rend dite të seancës së parë parlamentare. Por, nëse në atë seancë nuk kalohen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, të nesërmen duhet të shpërndahet Kuvendi dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga kjo parti theksojnë se nëse autoritetet janë të sigurta se ajo që po bëjnë është e drejtë, këtu është një zgjedhje për ta, ose t’i shërbejnë Bullgarisë dhe të ndryshojnë Kushtetutën ose zgjedhje të parakohshme.
Në anën tjetër nga LSDM-ja në pushtet thonë se do të ketë zgjedhje në vitin 2024, ndërsa potencojnë se VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk mund të shantazhojnë askënd.
“VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski nuk mund të shantazhojnë askënd. Të gjitha përpjekjet e tyre për destabilizimin e shtetit, të gjitha gënjeshtrat e tyre për gjoja asimilim dhe bullgarizim kanë dështuar, ata nuk kanë më asnjë besueshmëri para qytetarëve. Prandaj Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë të hutuar, kërkojnë referendum në mëngjes dhe zgjedhje të parakohshme pasdite. Mickoski nuk di më çfarë të bëjë për të shpëtuar kolltukun e tij në Shtëpinë e Bardhë pasi partnerët e koalicionit dhe partitë e tjera opozitare ia kthyen shpinën. Në vitin 2024 do të ketë zgjedhje në mandatin e rregullt. Deri atëherë, VMRO-DPMNE ka kohë të rishqyrtojë dhe të ndryshojë sjelljen e saj destruktive, antishtetërore në dëm të interesave të qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në përgjigjen me shkrim të LSDM-së.(PRESSonline.mk)
Lajme nga vendi
Të arratisurit nga burgu, dyshohet se kanë kryer grabitje në Shkup
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar dy persona nga Shkupi, të cilët dyshohet se kanë realizuar grabitje në Shkup, përcjell TV21. Sipas njoftimit të MPB-së, të njëjtit pas kontrolleve kanë rezultuar se janë të arratisur nga burgu.
“Më 04.12.2025, në orën 17:05, në rrugën “Nëna Terezë” në Shkup, punonjës të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB-së Shkup i arrestuan A.ZH. (37) nga Shkupi dhe K.B. (33) nga Manastiri. Ata dyshohen se më 03.12.2025 rreth orës 18:40 në një shoqëri financiare në zonën e Kisella Vodës në Shkup, duke kërcënuar punonjësen, kanë marrë para. Tek ata u gjetën para për të cilat ekziston dyshim se rrjedhin nga vepra penale, ndërsa tek A.ZH. u gjet edhe një substancë e ngurtë. Pas masave të marra, u konstatua se të dy ishin të shpallur në kërkim nga qendrat e burgjeve për arrati. A.ZH. ishte në kërkim për të vuajtur një dënim prej 12 vjetësh burg, ndërsa K.B. për tre muaj”
Lajme nga vendi
Shqiptari nga Gostivari bën histori në Zagreb: shpallet mjeku më i mirë urolog për vitin 2025
Anëtari i Këshillit te Pakices Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe njëherësh specialist i urologjisë në KBC “Sestre Milosrdnice”, doc. dr. sc. Shoip Shoipi, është zgjedhur mjeku më i mirë urolog për vitin 2025.
Ky vleresim i rëndësishëm vjen si rezultat i punës së tij të jashtëzakonshme profesionale, perkushtimit të vazhdueshëm ndaj pacientëve dhe kontributit në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Kroaci.
Dr. Shoipi, i lindur në Dobërdoll te Gostivarit, prej vitesh eshtë një nga emrat më të respektuar ne fushën e urologjisë ne Zagreb.
Komuniteti shqiptar dhe kolegët e tij e kanë përgezuar për këtë sukses të madh, duke e cilësuar si një shembull frymezues te profesionalizmit dhe integrimit.
Jemi krenarë per arritjet e tij dhe perfaqesimin dinjitoz te mjekëve shqiptarë në Kroaci!
Lajme nga vendi
Gruevski, nga atmosfera e Vitit të Ri në Budapesht i përgjigjet Filipçes dhe Zaevit
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, duke ndarë atmosferën e Vitit të Ri nga Budapest, u drejtua me një “shkrim” ndaj liderit të LSDM-së, Vеnko Filipçe, dhe ish-kryeministrit Zoran Zaev.
Ai i akuzoi se thonë një gjë në shtëpi dhe bëjnë diçka tjetër jashtë, duke përsëritur se të dy veprojnë vetëm nga interesi financiar.
“Shumë etik, moral dhe i ndershëm”, shkruan Gruevski për këta dy, të cilët, sipas tij, vazhdojnë të kërcënojnë, sulmojnë, fyejnë, gënjejnë dhe të luajnë role deri në paaftësi, duke qenë të bindur se askush nuk mund t’u bëjë asgjë.
Ai thekson se Prokuroria mund ta hetojë këtë shumë lehtë dhe mund të përfundojë me sukses një hetim. Sipas Gruevskit, kjo nuk është vetëm gënjeshtra ndaj qytetarëve – ndaj të cilëve jemi mësuar – por edhe manipulim me shuma të mëdha parash, origjina e të cilave është e vështirë të provohet.
Gruevski shtoi se bashkëpartiakët e tij nuk kanë demantuar asgjë, por kanë shpikur histori për të.
“Pas tri javësh vendosje etiketa për miliona, miliarda, triliona të shpikura… për një udhëheqje timen që në fakt nuk ka ekzistuar në kryesinë e pushtetit, këta mashtrues sot u fshehën pas një njoftimi partiak plot me fyerje, poshtërime personale, gënjeshtra dhe shpifje ndaj meje, të gjitha të dëgjuara më parë në publik. As një fjalë demant për gjërat që kanë bërë dhe bëjnë, për lakminë me të cilën hynë në politikë, për hipokrizinë ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që i sollën në pushtet, për hapat e tyre të ndyra në të kaluarën dhe sot”, shkruan Gruevski.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik


You must be logged in to post a comment Login