Lajme nga vendi
Shkupjani mashtron tetovarin! 35-vjeçari thotë se është dëmtuar për 20.000 denarë
Gjatë ditës së djeshme një tetovarë ka raportuar në polici se është mashtruar nga një shkupjan, përcjell TV21. 35-vjeçari ka raportuar se i janë marrë rreth 20 mijë denarë, pasi një person nga Shkupi ka marrë disa hard disqe, por të njëjtat nuk i ka paguar.
“Me datë 19.08.2022 në ora 17:00 në SPB Tetovë, një 35 vjeçar nga Tetova ka raportuar se me datë 17.08.2022 është mashtruar nga një person nga Shkupi dhe i njëjti është dëmtuar për rreth 20.000 denarë.
Konkretisht, mashtrimi është kryer në atë mënyrë që personi përmes telefonit ka porositur shtatë hard disqe që kallëzuesi i kishte shpallur për shitje përmes një rrjeti social dhe pasi që i janë dërguar nga një shofer taksie, personi nuk është përgjigjur në telefonin e tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit”
Lajme nga vendi
Ministria e Arsimit vazhdon t’i fshehë emrat që e hartuan Propozim-ligjin për Arsimin e lartë
Ministria e Arsimit vazhdon t’i mbajë sekret emrat e personave që e hartuan Propozim-ligjin për Arsimin e lartë. Arsyetimi i ministres Vesna Janevska se mund të paditet nëse i zbulon autorët hap shumë pikëpyetje, pasi ligji është dokument publik dhe procesi i hartimit të tij nuk mund të trajtohet si çështje private, shkruan Portalb.mk.
Autorët e panjohur të një ligji me pasoja publike
Propozim-ligji për Arsimin e lartë është në fazë debati dhe ka marrë shumë ankesa dhe kritika në qarqet akademike. Për të qenë situata më e rënduar, publiku deri më tani nuk është njoftuar në mënyrë zyrtare për emrat të cilët e kanë shkruar këtë propozim-ligj.
Ndonëse ministrja e arsimit Vesna Janevska thotë se në proces kanë marrë pjesë rreth 60 persona, ligjin në fund e ka shkruar grup më i vogël, të cilin as ministrja dhe as Ministria e Arsimit nuk e zbulon.
Në redaksinë e Portalb.mk arritën disa emra të cilët thuhet se e kanë shkruar këtë ligj, për të cilën e pyetëm ministren:
A është e vërtetë se ligjin e kanë shkruar Llazo Pendovski, Sonja Topuzovska, Marija Manevska, Llazo Jovevski dhe Samil Mallçeski nga Universiteti ‘Shën Kirili dhe Metodi’ si dhe Borçe Aleksov nga Ministria e Arsimit, emra që janë të afërt me qeverinë?
Por, ministrja Janevska nuk deshi t’i zbulojë, madje ajo u arsyetua se mund të paditet nëse i zbulon emrat.
“Pjesë e emrave të cilët ju i lexuat janë profesorë me renome në UKM janë pjesë e rektoratit në UKM-së, një emër nuk është i saktë. Këto njerëz kanë marrë pjesë në krijimin e ligjit me të drejta të plota edhe nga UT ka pasur persona që kanë marrë pjesë në hartimin e ligjit….Do t’i pyes nëse lejojnë të publikohen, të gjithë në ueb-faqe…Juve nuk ju intereson ligji, juve u interesojnë njerëzit kush e kanë formuar… Nëse më garantojnë se nuk do më padisin për shkak se i kam zbuluar”, tha Janevska.
Portalb.mk i kërkoi emrat edhe zyrtarisht nga Ministria e Arsimit, por ende nuk kemi përgjigje.
Portalb.mk i kontaktoi dhe universitetet, dhe presim përgjigje.
Pse emrat duhet të jenë publik?
Propozim-ligji për Arsimin e lartë është dokument zyrtar që hyn në procedurë parlamentare. Nuk është opinion personal apo draft i brendshëm. Nëse përmbajtja është publike, opinioni ka të drejtë të dijë autorët. Transparenca është standard minimal në hartimin e politikave publike.
Nëse profesorë apo zyrtarë publikë kanë marrë pjesë në hartimin e ligjit, ata e kanë bërë këtë në cilësinë e tyre profesionale.
Nuk ka bazë logjike që emrat e tyre të mbrohen si të dhëna private.
Argumenti i ministres se mund të paditet nëse i zbulon emrat ngre më shumë pikëpyetje sesa jep sqarim. Madje, mund të konsiderohet si tendencë serioze për manipulim duke përdorur proceset juridike si formë të frikësimit.
Ministrja nuk ka sqaruar në çfarë baze ligjore do të mund të paditej për publikimin e emrave të ekspertëve të angazhuar në një proces publik. A kanë nënshkruar ata marrëveshje konfidencialiteti dhe nëse po, pse një proces për ligj publik do të ishte konfidencial.
Emrat që përmenden janë profesorë nga Universiteti ‘Shën Kirili dhe Metodi’ apo zyrtarë të Ministrisë sl Arsimit dhe Shkencës, dhe konsiderohen të afërt me qeverinë, publiku ka të drejtë të dijë nëse ka pasur balancë akademike apo pluralizëm mendimesh në hartim.
Ministrja thotë se disa prej tyre janë profesorë me renome dhe pjesë e rektoratit. Nga njëra anë mbrohen si profesionistë me reputacion, nga ana tjetër trajtohen si informacion sekret.
Lidhur me mostransparencën e emrave të cilët e kanë shkruar ligjin kanë kritikuar edhe nga Forumi për Ndryshime në Arsim.
Propozim-ligji për arsimin e lartë po përcillet me shumë kritika ndërsa vijon debati publik për të njëjtin, pas së cilit pritet të miratohet versioni përfundimtar.
Lajme nga vendi
KUSH QËNDRON PAS ALARMEVE PËR “BOMBA” – AUTORITETET PA PËRGJIGJE!
Sektori, Ministria e Punëve të Brendshme edhe më tej pa përgjigje se kush qëndron pas alarmeve për bomba nëpër shkollat e mesme të Tetovës.
Udhëheqësi i Arsimit në Komunën e Tetovës, është shprehur se kanë dërguar shkresa vazhdimisht për alarmet, si në policinë e Tetovës po ashtu edhe në MPB, por pa përgjigje.
Ndryshe nga Gjimnazi “7 Marsi”, “Kiril Peçinoviq” dhe Mjekësia, në shkollën e mesme Ekonomike alarmet e rreme për bomba kanë mbërritur edhe në e-mailat privat të disa të punësuarve.
Përgatiten për të hartuar program për zëvendësim të orëve të humbura nga nxënësit.
“Ditëve të fundit kemi qenë cak i kanosjeve të dërguara në formë elektronike përmes emailave të shkollës por edhe emailat privat të anëtarëve të menaxhmentit. Këto veprime i cilësojmë si të papranueshme shqetësuese dhe me qëllim prishjen e harmonisë dhe krjuimin e ndjenjës së frikës. Tetë apo nëntë herë jemi kërcënuar përmes emailave zyrtar dhe tre herë përmes emailave privat”.
U drejtuam edhe në MPB, sektori i Tetovës, nga ku vazhdojnë të deklarohen se hetimet vazhdojnë, ndërsa pranojnë se nuk ka ende asnjë pistë dyshimi se kush mund të jetë dërguesi i emailave.
Nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës, madje edhe kanë protestuar para SPB së Tetovës muaj më parë, për të shprehur revoltën e tyre kundër humbjeve të orëve dhe kundër kontrolleve në shkolla nga policia e zakonshme, dhe jo nga skuadra kundër bombave.
Lajme nga vendi
REAL – CITY, PSG – BARCA MUND TË PËRBALLEN NË 1/8 E FINALES?!
Sistemi i ri në Ligën e Kampionëve duket se nuk njeh favoritë.
Shumë prej gjigantëve evropianë u detyruan të luanin në fazën “play-off”, ku disa prej tyre e përfunduan aventurën. I tillë është rasti me klubet italiane Interi dhe Juventusi, të cilët nuk do t’i shohim në fazën e 1/8 së finales.
Një vend mes 16 skuadrave më të mira, përmes raundit të parë eliminator, siguruan edhe rekordmeni i trofeve Real Madrid si dhe kampioni në fuqi Paris Saint-Germain.
Tashmë rruga e këtyre dy ekipeve drejt trofeut do të jetë edhe më e vështirë.
Kundërshtarë të mundshëm për “mbretërit” mund të jenë futbollistët e Manchester City të drejtuar nga Pep Guardiola, ose një udhëtim i vështirë në Lisbonë ndaj Sporting.
Ndërkohë, parizienët mund të përballen me spanjollët e FC Barcelona ose me anglezët e Chelsea FC.
Shorti për fazën e 1/8 së finales do të hidhet në Nyon të premten në orën 12:00.
Çiftet e mundshme të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve:
· Paris Saint-Germain – Barcelona ose Chelsea
· Real Madrid – Manchester City ose Sporting Lisbonë
· Galatasaray – Liverpool FC ose Tottenham Hotspur
· Atalanta BC – Arsenal FC ose Bayern Munich
· Neëcastle United – Chelsea ose Barcelona
· Atlético Madrid – Tottenham ose Liverpool
· FK Bodø/Glimt – Manchester City ose Sporting Lisbonë
· Bayer Leverkusen – Bayern Munich ose Arsenal
Ndeshjet e para të 1/8 së finales janë planifikuar për 10 dhe 11 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë.
Çerekfinalet do të zhvillohen më 7 dhe 8 prill, si dhe më 14 dhe 15 prill.
Gjysmëfinalet e para do të luhen dy javë më pas, ndërsa ndeshjet e kthimit më 5 dhe 6 maj.
Finalja e madhe do të zhvillohet në Budapest më 30 maj.


You must be logged in to post a comment Login