Lajme nga vendi
Konfirmohet pezullimi i Ruskovskës, Këshilli i Prokurorëve e refuzon ankesën e saj
Këshilli i Prokurorëve Publikë e ka konfirmuar pezullimin e prokurores Vilma Ruskovska.
Ankesa e saj për pezullimin nga Prokuroria Themelore është refuzuar si e pabazë.
Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme që u mbajt prapa dyerve të mbyllura, ka konfurmuar vendimin e prokurorit publik më 16.08.2022.
Ndryshe, Prokurori publik republikan, në bazë të nenit 81 të Ligjit për prokurorinë publike, solli Vendim për largim nga funksioni të shefes së Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska derisa është në rrjedhë procedura e inicuar rreth paraqitjes së parashtruar nga Arafat Muarremi për bastisjen e 18 korrikut në Drejtorinë e policisë financiare./Telegrafi/
Lajme nga vendi
Gjendje alarmante në Gostivar, Valbon Limani: Lusim çdo qytetarë, të evitojnë daljet nga shtëpia pa nevojë!
Reshjet e dendura kanë shkaktuar vërshime në disa zona të banuara të qytetit, duke rënduar situatën në të gjithë rajonin e Pollogut. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e krijuar dhe ka kërkuar reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse.
Sipas tij, përkundër përpjekjeve maksimale të Komunës dhe ndërmarrjeve komunale për të menaxhuar situatën në terren, nevojitet ndërhyrje e menjëhershme nga ELEM, si institucion me kompetenca për menaxhimin e ujërave të lumit Vardar, si dhe nga zyrat e Ekonomizimit të Ujërave, përgjegjëse për sistemin e ujitjes.
“Vështirësi të mëdha po hasen në të gjithë rajonin e Pollogut. Ju lutem veproni sa më shpejt”, ka apeluar kryetari Limani.
Autoritetet lokale vijojnë të jenë në terren, ndërsa pritet reagimi i institucioneve kompetente për stabilizimin sa më të shpejtë të situatës.
Lajme nga vendi
Rrezikuan jetën e skijatorëve me motorë: Kodra e Diellit denoncon shkelësit në polici
Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” ka reaguar ashpër pas një incidenti të rëndë të ndodhur sot, ku dy persona me mjete motorike të ndaluara kanë hyrë në pistat e skijimit, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e turistëve dhe skijatorëve.
Kodra e Diellit rikujton se siguria në pista është prioritet absolut dhe u bën thirrje të gjithë vizitorëve që të respektojnë rregullat strikte për të shmangur tragjeditë e mundshme. Ky reagim vjen si pjesë e masave të reja për disiplinimin e lëvizjes në resort, duke paralajmëruar sanksione të ashpra për të gjithë ata që thyejnë rregulloren e qendrës.
Lajme nga vendi
Strugë: Kamioni me targa shqiptare përplas për vdekje një 75-vjeçar
Më datë 16.02.2026, në orën 06:30, në Stacionin Policor të Strugës është raportuar një aksident i rëndë trafiku në rrugën magjistrale Podmol – Strugë. Një automjet transportues i llojit „Man”, i drejtuar nga shtetasi i Shqipërisë, A.A. (52 vjeç), ka goditur këmbësorin U.D. (75 vjeç) nga fshati Livadhi i Strugës, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Strugë, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i policisë së Strugës. Sipas informacioneve paraprake, po atë ditë në orën 06:05, ishte denoncuar se i ndjeri U.D. ishte larguar nga shtëpia e një të afërmi të tij në fshatin Misllodezhdë dhe se vuante nga probleme shëndetësore. Po ndërmerren masa të gjithanshme për zbardhjen e plotë të rastit.


You must be logged in to post a comment Login