Connect with us

Lajme nga vendi

Kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu: SOT TË GJITHË SHQIPTARËT JEMI NJË

Published

on

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu ka shprehur urime kombit shqiptar.

Postimi i plotë:

🇦🇱SOT TË GJITHË SHQIPTARËT JEMI NJË
110 VJET pavarësi kombëtare🇦🇱
110 VJET pranë FLAMURIT më të bukur në Botë🇦🇱
Gëzuar të gjithë shqiptarëve ditën e krenarisë kombëtare- DITËN E FLAMURIT🇦🇱

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Mickoski pret nga kryeprokurori i ri të merret me rastet që janë në sirtar

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret nga kryeprokurori i ri që të merret me rastet që janë në sirtar dhe në ata raste ku ka dëshmi, të procedoje raste të reja deri te gjykata, ndërsa aty ku nuk ka dëshmi, të njëjtat raste të mbyllen.

“E para që duhet të bëjë është që të gjitha ata dokumente dhe raste që janë mbajtur në sirtar t’i nxjerrë dhe t’i hetojë. Aty ku nuk ka mjaftueshëm dëshmi, t’i mbyllë, aty ku ka dëshmi, të formojë raste dhe t’i dorëzojë në gjykatë, pastaj gjykata duhet të vendosë nëse do të nisë ose jo proces gjyqësor. Pres të jetë mbrojtës i së drejtës, gjenerues i drejtësisë dhe kjo është ajo që pres nga kryeprokurori i ri”, tha mes tjerash Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Voziste i dehur, policia ia merr veturën dhe e arreston kumanovarin

Published

on

Edhe nje kumanovar tjetër ka mbetur pa veturë, pasiqë paraprakisht lëvizte veturën ne gjendje të dehur, respektivisht me mbi 2 promila alkool ne gjak. Një gjë të tillë e kishte konstatuar policia, gjate nje kontrolli rutinor me ç’rast kumanovarit 35-vjeçar me iniciale B.Gj., ia kishin konfiskuar makinën dhe e kishin arrestuar.
Sipas Policisë së Kumanoves (SPB-Sektorit per Pune te Brendshme), ngjarja e ketille kishte ndodhur me daten 3 shkurt 2026, rreth ores 17:30 min, ne autostraden nderkombetare Kumanove-Tabanoc.
Pas konstatimit te dozes se alkoolit ne gjak, policia personin ne fjale e kishte arrestuar (privuar nga liria).

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dosja Epstein, Prokuroria në Maqedoni nis hetim për rastin e mostrave të trurit

Published

on

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të disa informacioneve të publikuara në media, formoi lëndë në bazë të zërave për shkak të pretendimeve nga dokumetet e publikuara në rastin për Xhefri Epstin, të cila tregojnë se mostra nga trurët e personave të vdekur nga vendi gjoja janë transportuar për qellime shkencore-kërkimore në SHBA.

Duke pasur parasysh natyrën e pretendimeve, që përfshijnë përpunimin, ngrirjen dhe transportin ndërkombëtar të indeve njerëzore, si dhe çështjet e mundshme lidhur me përputhshmërinë me standardet ligjore dhe etike për eksperimentet me inde dhe mostra njerëzore, siç informojnë nga Prokuroria, është formuar lëndë me qëllim që të hetohen të gjitha indikacionet për ekzistencën e mundshme të elementeve të një vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare.

“Lënda është dorëzuar për veprim kompetent në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila duhet të ndërmarrë veprime për të mbledhur informacione zyrtare nga autoritetet kompetente, institucionet dhe institucionet shëndetësore me qëllim përcaktimin e trajtimit të mundshëm të paligjshëm të indeve dhe biomaterialeve njerëzore, lëshimeve ose abuzimeve gjatë marrjes së lejeve dhe pëlqimeve”, informojnë nga Prokuroria.

Continue Reading

Më të lexuarat