Connect with us

Lajme nga vendi

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z. Isen Shabani: Këto janë festa që na unifikojnë dhe bashkojnë

Published

on

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z. Isen Shabani ka shprehur urime kombit shqiptar.

Postimi i plotë:

🇦🇱❤️🖤

Në vigjilje të festave të Nëntorit dhe në vazhdën e aktiviteteve që organizoj Komuna e Vrapçishtit në bashkpunim me shkollën e mesme “NEGOTINË” dhe me shkollat fillore, Sot festuam 28 Nëntorin ditën e flamurit Kombtar.

Nëntori është i rëndësishëm për ne, për aryse se në vete ngërthen data historike dhe me shumë vlera kombëtare.

Advertisement

E tillë është edhe 28 Nëntori si një ndër datat më sublime për Kombin Shqiptar, e cila ka një hark historik mbi 5 shekuj, duke filluar nga krijimi i idesë për komb dhe shtet që në shekullin 15 nga ideatori i asaj kohe Gjergj Kastriot Skenderbeu, duke mos u ndalur aty edhe figura tjera të shquara dhe kolos të etapave të ndryshme kohore.

Rilindasit tonë bënë një urë lidhëse ku në vitin 1912 për herë të dytë valvitën në Vlorë, Flamurin Kuq e Zi, kështu duke shpallur edhe mëvetësinë dhe Shqipërinë si shtet i Pavarur.

Përkulje për gjithë ata heronjë të cilët me sakrificë, rezistencë, i dolën ballë çdo situate që na impononte koha, dhe rranë në sirtarin e pavdeksisë.

Këto janë festa që na unifikojnë dhe bashkojnë dhe duhet të jenë nxitës për ne, që gjithësecili nga ne të bëhet një pru i vogël në lumin e madh që edhe mëtejë të rrjedhin proceset kombëtare.

Gëzuar 28 Nëntorin! 🇦🇱❤️🖤

Advertisement

•Komuna e Vrapçishtit – Faqja zyrtare

Lajme nga vendi

VLEN: Bujar Osmani gënjeu para qytetarëve për takimet e tij me Nikolla Gruevskin

Published

on

Koalicioni VLEN ka akuzuar sot Bujar Osmanin, duke pretenduar se ai është takuar në mënyrë private me ish-kryeministrin e arratisur Nikolla Gruevski në Budapest. Sipas njoftimit, Osmani ka qenë atje me familjen e tij, por edhe ka zhvilluar një takim sekret me Gruevskin.

VLEN thekson se përpjekjet e Osmanit për të mohuar takimin, duke u fshehur pas “informacioneve të klasifikuara” dhe mohim në rrjetet sociale, dëshmojnë dyfytyrësinë e tij. VLEN paralajmëron se dëshmitë për këtë takim do të dalin së shpejti para opinionit.

Gjithashtu, MPB dyshohet se po heton përfshirjen e BDI-së në arratisjen e Gruevskit, duke përmendur edhe automjetin e Ali Ahmetit si pjesë të hetimeve.

Sipas VLEN, Bujar Osmani dhe BDI janë bashkëpunëtorë të afërt të Gruevskit dhe rrjetit të tij, duke mbajtur një rol të rëndësishëm në këtë çështje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Delegacion i Komisionit të Venecias në bisedime në Gjykatën Kushtetuese

Published

on

Një delegacion i Komisionit të Venecias i udhëhequr nga nënkryetari Martin Kujer vizitoi dje Gjykatën Kushtetuese dhe u takua me kryetarin e Gjykatës, Darko Kostadinovski dhe gjyqtaren Ana Pavllovska Daneva.

Anëtarët e Komisionit të Venedikut shprehën interes për kuptimin dhe përmbajtjen e vendimit të Gjykatës U.br.90/2024, i cili shfuqizoi dispozitat e disa ligjeve dhe akteve nënligjore që lidhen me konceptin e “përkatësisë së komuniteteve”, pjesë e të cilës janë edhe pjesë nga Metodologjia për planifikimin e punësimit në sektorin publik në përputhje me parimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë, i njohur në publik si “Balancuesi”. Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin dhe dialogun konstruktiv në periudhën e ardhshme. Takimi u zhvillua më 3 shtator në ambientet e Gjykatës Kushtetuese”, njofton Gjykata Kushtetuese.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Filipçe: 17.000 punëtorë më pak, studentët ikin jashtë, të rinjtë nuk shohin perspektivë në Maqedoni

Published

on

Të rinjtë në Maqedoni sot jetojnë në një shtet që nuk po zhvillohet, një shtet ku nuk ka prosperitet, theksoi kryetari i LSDM-së, Dr. Venko Filipçe, gjatë takimit me studentët.

Gjatë takimit, Filipçe theksoi se mungesa e një strategjie për përmirësimin e tregut të punës dhe varfëria në rritje janë vetëm disa nga arsyet për të cilat të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre jashtë Maqedonisë.

Statistikat tregojnë shifra të frikshme që tregojnë se të rinjtë po e lënë vendin, thonë nga LSDM.

“Numri i personave të punësuar në vend është zvogëluar për mbi 17.000 veta. Për shembull, kam qenë në Delçevë. Në këtë qytet, çdo vit mesatarisht diplomojnë rreth 100 nxënës. Këtë vit, 90 prej tyre janë regjistruar në fakultete në Bullgari. Pse? Sepse tek ne nuk ka universitet që të jetë në listën e Shangait. Nuk ka investime serioze në shkencë, nuk ka mbështetje për kërkim, nuk ka cilësi që do t’i mbante të rinjtë këtu,” tha Filipçe.

Duke folur për arsyet e emigrimit të të rinjve, Filipçe theksoi se të gjitha parametrat tregojnë se pushteti nuk po kujdeset për qytetarët, e sidomos për të rinjtë.

Advertisement

“Pozicionet e punës që hapen janë të gjitha me paga të ulëta, nuk janë të ardhura të qëndrueshme, kjo është vetëm mbijetesë, nuk është zhvillim. Sa herë që thonë se pagat rriten, këto janë vetëm përqindje minimale që me inflacionin, të cilin nuk e kontrollojnë, janë të shkatërruara para se të ndihen,” tha Filipçe.

Continue Reading

Më të lexuarat