Connect with us

Lajme nga vendi

Ka filluar pagesa e pensioneve të nëntorit

Published

on

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se sot fillon pagesa faza e pensioneve për muajin nëntor.

Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe degëve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit:

Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.11.2022 (e martë);
Për pensionet me shumë 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.11.2022 (e mërkurë);
Për pensionet me shumë 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.12.2022 (e enjte) dhe
Për pensionet me shumë mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 02.12.2022 (e premte)
Pensionistët që përdorin një kartë pagese, të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund t’i disponojnë paratë nga data 29 nëntor (e martë). Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike

Advertisement

Lajme nga vendi

Edhe LD e Mexhitit së shpejti shkrin strukturat, Alternativa ende e “ngrirë”!

Published

on

“Këto ditë po përgatitetet edhe Lëvizja Demokratike që të thërret kuvendin themelues për tu shkri dhe për ta bërë VLEN-in një. Besoj që në këtë mënyrë të gjithë flasin në një zë dhe ky zë është drejt shkrirjes së VLEN-it në një subjekt politik”, u shpreh Izet Mexhiti, VLEN.

Ndërkohë ka pasur reagime edhe nga pjesa e ASH-së që nuk është në pushtet, raporton Alsat.
Remzi Mehmedi nga ASH-ja e Selës thotë se kur flitet për zhvillimet në ASH duhet të merren parasysh dy momente.

1. Zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Strugë dhe Gostivar.

2. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, veçanërisht në zonën 5.

Në të 2 këto momente ka pasur tradhti dhe tregti mes aktorësh nga kampe të ndryshme e që koha i zbuloi e i zbulon për çdo ditë. Gjithçka tjetër është pasojë dhe nuk duhet parë si ndodhi në vetvete.

Advertisement

Për formimin e partisë VLEN nuk ka një marrëveshje finale mirëpo qëndrimin përfundimtar për modelin e mundshëm të strukturimit, nuk e ka dhënë as Alternativa. Jozyrtarisht, sipas Alsat, edhe Alternativa është kundër modelit me vetëm dy kryetarë, Kasamin e Mexhitin.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Blerim Sejdiu zgjidhet kryetar i Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026

Published

on

Në hapësirat e Komunës së Zhelinës është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut, ku kryetarët e komunave të këtij rajoni kanë diskutuar dhe miratuar pikat kyçe për vitin 2026.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar Plani Financiar për vitin 2026, si dhe janë diskutuar propozim-projektet me të cilat Rajoni i Pollogut do të aplikojë për fonde dhe mbështetje institucionale.

Gjithashtu, janë trajtuar edhe çështje të tjera me rëndësi strategjike, që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar të rajonit.

Sipas parimit të rotacionit, nga sonte drejtimin e Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026 e merr Komuna e Zhelinës. Me këtë rast, Blerim Sejdiu është përzgjedhur Kryetar i Rajonit të Pollogut për një mandat njëvjeçar.

Sejdiu theksoi se ky është një besim dhe përgjegjësi e madhe, të cilën do ta ushtrojë me përkushtim të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha komunat e rajonit, me synim realizimin e projekteve konkrete dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Rajoni i Pollogut pritet të vazhdojë me realizimin e projekteve në vazhdim dhe me hartimin e iniciativave të reja zhvillimore, në funksion të ndërtimit të një Pollogu më të zhvilluar dhe me perspektivë më të qartë ekonomike dhe infrastrukturore.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Begaj të shtunën në Tetovë, ja rrugët që do të bllokohen

Published

on

Komuna e Tetovës informon se të shtunën, më 28 shkurt, me rastin e vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në qytet do të ketë masa të përkohshme sigurie dhe ndalim parkimi në disa rrugë.

Komuna e Tetovës rekomandon që automjetet të mos parkohen në bulevardet dhe rrugët në vijim:

Bulevardi “Marshall Tito” nga fillimi deri te rrethrrotullimi te tregu, në kryqëzim me bulevardin “Blagoja Toska”

Bulevardi “Blagoja Toska” nga rrethrrotullimi me bulevardin “Marshall Tito” deri te ndërtesa e Komunës së Tetovës

Rruga “JNA” (“Dervish Cara”) në tërësi, deri te semaforët

Advertisement

Rruga “Ilindenska” nga Gjykata Themelore deri te Universiteti i Evropës Juglindore

Rruga “Kiro Ristoski-Drnc” deri te Arabati Baba Teqe

Rruga VonVardarska

Rruga “172”

Automjetet e parkuara në kundërshtim me njoftimin do të largohen nga shërbimet kompetente, bëjnë të ditur nga Komuna e Tetovës.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat