Lajme nga vendi
Në male të Maqedonisë priten reshje bore
Moti nesër do të jetë i vranët me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në male priten reshje të borës.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se lokalisht, veçanërisht në pjesët jugore, gjatë natës dhe nesër reshjet do të jenë më të mëdha, mbi 35 litra në metër katror, ndërsa në male shtresa e borës do të rritet.
Të premten dhe të shtunën do të ketë stabilizim të motit, ndërsa nga e diela do të ketë reshje lokale të shiut.
Lajme nga vendi
Mickoski: Nuk është vendosur ende se ku do shkojë Orhan Murtezani, jam shumë i kënaqur me punën e tij
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se ende nuk është vendosur se cili do të jetë funksioni i ri i Orhan Murtezanit, i cili pritet të shkarkohet dhe në vend të tij të emërohet Bekim Sali, i cili, përpos ministër për Cështje Evropiane do të jetë edhe zv/kryeministër.
Mickoski tha se ai është jashtëzakonisht i kënaqur me punën të cilën e ka kryer Murtezani.
“Pres që edhe më tej të vazhdojë bashkëpunimi ynë në vend tjetër, por tani kemi prioritete të tjera në këtë periudhë. E dini, diku mes 17-18 të këtij muaji është Samiti Ballkani Perëndimor-BE, kështu që kemi prioritete të tjera në rend të ditës, jemi të fokusuar në këtë. Cilat janë pritjet nga ministrat e rinj? Të punojnë, të punojnë të përkushtuar me ndershmëri dhe për interesin e qytetarëve”, tha Mickoski.
Lajme nga vendi
Ndërpritet bojkoti i makinistëve, normalizohet trafiku hekurudhor
Trafiku hekurudhor në vend është normalizuar, pasi Sindikata e Makinistëve të Maqedonisë ndërpreu bojkotin pas negociatave që u zhvilluan mbrëmë me drejtuesit e Transportit Hekurudhor të Maqedonisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Transportit.
“Ne zhvilluam negociata që dhanë rezultat, disa nga kërkesat u përmbushën dhe kolegët vendosën që, për të mos shkaktuar shpenzime shtesë, të ndërpritet bojkotimi për momentin. Trafiku u normalizua në orën 01:30 të natës. Treni i parë për Kumanovë nise në 04:57,” deklaroi Toni Dimovski, kryetar i Sindikatës së Makinistëve të Maqedonisë dhe përfaqësues i personelit teknik dhe ekzekutiv në Hekurudha e Maqedonisë së Veriut Transport SHA Shkup
Dimovski njoftoi se dialogu do të vazhdojë. Sipas Dimovskit, gjatë bojkotit që filloi dje në orën 13:30, u ndaluan pesë trena pasagjerësh – dy për Manastir dhe nga një për Kumanovë, Gjevgjeli dhe Veles – ndërsa te trenat mallrash nuk pati ndërprerje, përveç vonesave të shkaktuara nga punimet në hekurudhë.
Deri tek drejtuesit e ndërmarrjes hekurudhore më 2 tetor janë dorëzuar 15 kërkesa, dhe pasi nuk pati përgjigje, u mor vendimi për bojkot. Disa nga kërkesat përfshinin pagesën e orëve shtesë, bonus për më shumë se 150 orë shtesë, rritjen e koeficientit me 0.80 për shkak të rritjes së shpenzimeve të jetesës, dhe pagesën e një shtese prej 10% të pagës për thirrje jashtë orarit të punës.
Lajme nga vendi
Ndalohet një person nga Kumanova, kapet duke shitur mjete piroteknike
MPB Maqedoni njofton se dje (01.12.2025) në orën 12:20 në Kumanovë, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës arrestuan Z.D. (58) nga fshati Tromegja, rajoni i Kumanovës.
“Duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm, oficerët e policisë kontrolluan automjetin e tij “Citroen Berlingo” në rrugën “Branko Bogdanski Gutsman”, në të cilin ai shiste fruta dhe perime, dhe gjetën dhe sekuestruan rreth 1.100 mjete të ndryshme piroteknike”.
“Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga bota2 months agoZjarr masiv shpërthen në rafinerinë e naftës pranë Los Angeles

