Connect with us

Lajme nga vendi

Denoncimi për bombë, TAV me njoftim të rëndësishëm për fluturimet në Aeroportin e Shkupit

Published

on

Pas marrjeve të denoncimeve për bomba, kompania që menaxhon me Aeroportin e Shkupit, TAV ka bërë të ditur se fluturimet për sot nuk janë anuluar, por që janë ndërprerë deri sa MPB të kryej kontrollet e nevojshme. Nga TAV thonë se fluturimet do të realizohen sipas orarit, pasi të përfundojnë kontrollet e policisë.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit përmes e-mail mëngjesin e sotëm ka marrë kërcënim për vendosje të mjetit shpërthyes. Informacioni u raportua menjëherë në Ministrinë e Brendshme dhe në të njëjtën kohë i gjithë personeli dhe të gjithë pasagjerët dhe/ose kalimtarët që u gjetën në aeroport janë evakuuar shëndoshë e mirë, ndërsa njësitet e MPB-së po bëjnë kontroll në objektet e aeroportit. Fluturimet nuk janë anuluar, por komunikacioni aktualisht është i ndërprerë, derisa të marrim njoftim nga MPB se është e sigurt që aeroporti të vazhdojë funksionimin sipas orarit të rregullt”, thuhet në njoftimin e TAV Maqedoni.

Advertisement

Lajme nga vendi

Dje është denoncuar se një person 61 vjeçar nga fshati Sllatinë ka ndërruar jetë gjatë qëndrimit në një restorant

Published

on

SPB Tetovë njofton se dje është denoncuar se një person ka ndërruar jetë gjatë qëndrimit në një restorant.

“Më datë 29.10.2025 në SPB Tetovë nga Spitali Klinik Tetovë është denoncuar se një ekip i Ndihmës së Shpejtë ka marrë një denoncim nga një objekt hotelierik në Tetovë se njërit nga mysafirët që po qëndronte ulur në njërën nga tavolinat ishte ndjerë keq, ndërsa kur kanë arritur në objekt, mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e personit. Është konstatuar se bëhet fjalë për personin Q.M. (61) nga fshati Sllatinë.

Një ekip i SPB Tetovë dhe prokurori publik kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sela: Krekosja e këtij pushteti me njësi speciale nuk na frikëson! I reagon edhe VLEN

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela mbrëmë përmes një statusi në Facebook reagoi ndaj videove të publikuara në rrjetet sociale, ku pretendohej se ai ishte ndaluar nga Policia.
Sipas tij, këto tentime nuk do ta frikësojnë as atë e as Struganët që të dielën të votohet për Arsim Dalipin.
“Faleminderit të gjithë miqve për interesimin, shqetësimin dhe solidarizimin. Krekosja e këtij pushteti me njësi speciale, me maska e pa maska, nuk mund të na frikësojë as neve, as struganët, e as shqiptarët kudo që janë. Tentime të kota e qyqare që vetëm kanë shqetësuar dashamirët. Ju faleminderit nga zemra të gjithëve për solidarizimin dhe mbështetjen. Vazhdojmë përpara, të palëkundshëm dhe stoikë në misionin tonë. Keqardhje për ata që shpresojnë se me metoda të tilla mund të kthejnë diçka Bashkë në fitoren e 2 Nëntorit, Bashkë për dr. Arsim Dalipi”, ka shkruar Sela.
Pas reagimit të Selës, kanë reaguar edhe nga koalicioni VLEN, të cilët thonë se tentimet për të krijuar situatë në Strugë, ku, sipas tyre, nuk ka dhe as mund të ketë, janë dëshpëruese.
“Çdo përpjekje për ta lidhur koalicionin VLEN apo kandidatin që përkrahim, Mendi Qyrën, me çfarëdo tensioni të stisur, është e pavërtetë dhe jashtë çdo logjike politike. Pse do të duhej të krijonte tensione koalicioni apo kandidati që është favorit për të fituar zgjedhjet e 2 nëntorit? Logjika politike është e thjeshtë, ai që është në dëshpërim, tenton të krijojë situata të paqena për të paraqitur veten si viktimë në sytë e elektoratit një strategji që i shkon në favor kandidatit të Zijadin Selës dhe LEVICËS, Arsim Dalipit. I tërë opinioni publik e di se bashkëpunimi mes AKI-së dhe LEVICËS është evident, si në Tetovë, ashtu edhe në Strugë. Prandaj, këto përpjekje për të krijuar konfuzion janë të kota, të tejdukshme dhe dëshpëruese”, thonë nga VLEN.

Continue Reading

Lajme nga vendi

TRAJNERI QATIP OSMANI LARGOHET NGA  KF MALISHEVA

Published

on

Nga dita e sotme trajneri tetovar Qatip Osmani përfundimisht ka mbyllur aventurën  me ekipin e Malishevës në Superligën e Kosovës. Tekniku tetovar ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit dhe mëngjesin e sotëm është përshëndetur me futbollistët dhe është larguar nga skuadra.  Në prononcimin e  tij të parë  për shkaqet e  largimit na  Malisheva  thuhet

“Rezultatet nuk ishin ato që prisnim, dhe pas ndeshjes së fundit vendosa të jap dorëheqjen. Nuk ishte vendim i lehtë, por e ndjeva që ishte momenti i duhur për ta bërë. Dua të falënderoj lojtarët për përkushtimin,drejtuesit për mbështetjen e dhënë, stafin për punën që kanë bërë dhe gjithashtu tifozët,” ka thënë Qatip Osmani pas largimit nga Malisheva. 

Qatip Osmani e mori drejtimin e Malishevës me ambicie për ta vazhduar ecurinë e mirë nga sezoni i kaluar por rrugës gjërat morën rezultatet  nuk ishin  ashtu  si dëshiron ai .Por duke  ditur  sukseset  e  Qatip  Osmanit si trajner  ai  dhe  ndihmësi i tij  Bashkim Livoreka  shumë  shpejt  do të  angazhohen në ndonjë skuadër tjetër

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat