Connect with us

Lajme nga vendi

Anketa e IRI, 73% duan që vendi të anëtarësohet në BE

Published

on

Pakënaqësi nga drejtimi në të cilin lëviz vendi, mbështetje e fuqishme për anëtarësimin në BE dhe rritje të perceptimeve pozitive për Kinën dhe Turqinë tregon anketa e re e Qendrës për hulumtime të anketave nga Instituti Republikan Ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut.

Të pyetur për drejtimin e lëvizjes së vendit, vetëm 13 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë përgjigjur se vendi po ecën në drejtimin e duhur, ndërsa 58 për qind janë përgjigjur se po lëviz në drejtimin e gabuar. Njëzet e tetë për qind e të anketuarve ishin neutralë.

Anketa gjithashtu tregon mbështetje të fuqishme për anëtarësimin në BE edhe krahas rënies prej 11 për qind pikë nga nëntori i vitit 2021. Shtatëdhjetë e tre për qind e qytetarëve nga Maqedonia duan të inkuadrohen në BE, ndërsa 24 për qind nuk janë për inkuadrim në BE.

Anketa tregoi se 87 për qind e qytetarëve pajtohen plotësisht ose disi pajtohen se marrëdhëniet e forta me Turqinë i shërbejnë më së miri interesave të vendit. Gjashtëdhjetë e pesë për qind mendojnë të njëjtën gjë për Kinën.

Advertisement

Lajme nga vendi

Qeveria dërgon në Kuvend emrat e rinj të zv. ministrit të Arsimit dhe Mbrojtjes

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dërguar deri tek Kuvendi emrat për të plotësuar vendet e zbarzura të zv/ministrit të Arsimit dhe Mbrojtjes.

Për zv/ministër të Arsimit është propozuar Driton Sulejmanin, i cili ka ushtruar detyrën e zëdhënësit të koalicionit VLEN, ndërsa më herët ka qenë edhe këshilltarë në komunën e Kumanovës, nga radhët e partisë Alternativa.

Ndërsa për zv/ministër të Mbrojtjes është propozuar Admir Shabani, i cili më herët ka qenë zëdhënës i KSHZ-së.

Propozimi tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare dhe pritet të votohet nga deputetët në seancën e ardhshme parlamentare.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Refuzimi i shqipes nga maqedonasit: Vetëvrasja e heshtur e një shteti që refuzon bashkëpronësinë

Published

on

A është elita politike maqedonase e vetëdijshme se duke “mbrojtur” gjuhën e tyre përmes injorimit të shqipes, po rrezikojnë vetë ekzistencën e shtetit që thonë se duan?

Nëse politika nuk ndërhyn urgjentisht për të krijuar një urë lidhëse — ku gjuha shqipe mësohet në shkolla si shenjë respekti dhe nevoje — vendi rrezikon të kthehet në një shtet “jofunksional” si Bosnja apo Qiproja. Kufijtë po vizatohen çdo ditë në mendje, përpara se të vizatohen në letra.

Pse ky refuzim po na çon drejt ndarjes së pashmangshme?

• 1. Ndarja “De Facto” (Në terren): Kur nuk ka komunikim, ndarja nis në përditshmëri. Shqiptarët hapin biznese për shqiptarë, maqedonasit për maqedonas. Qytetet po kthehen në “ishuj” etnikë ku lumi Vardar apo një rrugë shërbejnë si kufi i padukshëm.

• 2. Mesazhi i “Mospranimit”: Kur refuzon të mësosh qoftë edhe bazat (një përshëndetje apo numrat), mesazhi politik është i qartë: “Ne nuk ju pranojmë si bashkëpronarë të këtij shteti, por si të huaj që jetojnë këtu.”

Advertisement

• 3. Radikalizimi i Kërkesave: Ky alienim prodhon humbje të lojalitetit ndaj shtetit. Nëse nuk merremi vesh në një shtëpi të përbashkët, hapi tjetër logjik është kërkesa për mure dhe autonomi të plotë.

Përfundimi: Një shtet ku 30% e popullsisë injorohet gjuhësisht nga shumica tjetër, nuk mund të ketë progres. Refuzimi i gjuhës është refuzim i bashkëjetesës. (INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: Shumica brenda VLEN-it janë për idenë me bashkëkryetarë, Ilir Demiri deputet i ri i VLEN-it

Published

on

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, tha se kërkesa e votuesve dhe strukturave partiake është e qartë dhe se ata dëshirojnë bashkimin e VLEN-it.
Ai tha se konform kësaj kërkesa liderët e partive janë duke vepruar. Ai përmendi veprimin e Besës për të shkarkuar organet e Besës, ndërsa tha se këtë po e bën edhe Fetahu dhe Azir Aliu, deputetja Mimoza Musa, si dhe Ilir Demiri, për të cilin tha se është deputeti i radhës që i bashkëngjitet VLEN-it.
“Këto ditë me siguri po përgatitet edhe Lëvizja Demokratike që të thirret kuvendin themelues për tu shkrirë dhe për ta bërë VLEN-in një parti”, tha Mexhiti.
I pyetur nëse Alternativa nuk e pranon idenë me bashkëkryetar por kërkon me rotacion, Mexhiti tha se po bisedohet me argumente pro dhe kontra.
“Pjesa dëmruese e faktorëve brenda VLEN-it janë për konceptin bashkëkryetar por normal që këtu është edhe Alternativa dhe bashkë do vazhdojmë dhe këtu nuk ka aspak shqetësime për mendimet e ndryshme”, tha Mexhiti, duke shtuar se parësore që VLEN-i të jetë një, raporton SHENJA.

Continue Reading

Më të lexuarat