Lajme nga vendi
Sot protestohet para ambasadës serbe në Shkup
Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka thirr për sot një protestë para ambasadës serbe në Shkup.
“Protesta organizohet sot me fillim nga ora 13.00. Grumbullimi do të bëhet në anën e djathtë të rrugës pranë Spitalit Shtetëror në ora 12.30!
Protesta organizohet kundër vringëllimit me armë dhe grumbullimit të armëve të rënda në kufirin verior të Kosovës. Kjo protestë mbështetet nga partitë shqiptare, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa si dhe shoqata e personalitete publike.
Lajme nga vendi
KODRA E DIELLIT E GATSHME PËR SEZONIN DIMËROR
Qendra e skijimit Kodra e Diellit është e gatshme për sezonin dimëror. Nga drejtoria e kësaj qendre thonë se janë bërë përgatitje maksimale sa i përket ski lifteve, ashensorëve dhe shtypësve të borës. Drejtori Abdylgani Ailji nënvizon se gjatë periudhës së verës janë rregulluar ski liftet dhe janë marrë lejet e nevojshme për t`I lëshuar në funskon.
Në ndërkohë, çmimet e biletave janë të njejta sikurse vitin e kaluar, kurse sezoni pritet të fillojë ditëve në vahdim nëse ka rreshje më të mëdha të borës.
Jo rrallë herë nëpër Kodrën e Diellit shihen edhe motociklla të ndryshme nga persona privat që rrezikojnë jetën e vizitorëve. Këtë vit ka ndalesë për përdorimin e tyre.
Problem në vete është parkimi në Kodrën e Diellit. Mungesa e vendeve të parkimit ka bërë që shesh herë të ketë edhe blokim të rrugëve dhe kaos. Drejtori Aliji shprehet se ky problem duhet të zgjidhet në bashkëpunim me autoritetet komunale.
Interesim i shtuar është për muajt janar dhe shkurt, atëherë kur koha premton kushte më të mira për skijatorët dhe adhuruesit e dimrit. Transport publik edhe këtë vit do të vazhdojë të organizohet vetëm në fundjavë.
Lajme nga vendi
KF ARSIMI NISI PËRGATITJET, TË HËNËN UDHËTON NË KROACI
Arsimi i Çegranit sot i nisi përgatitjet për pjesë pranverore të kampionatit që fillon më 10 shkurt. Faza kryesore e përgatitjeve nga 5 deri 17 janar do të zhvillohet në Modulin të Kroacisë ku do të zhvillohen edhe disa ndeshje kontrolluese.
Klubi i futbollit Arsimi nga Çegrani bëhet skuadra e para e cila nga dita e sotme nisi me përgatitje për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor që fillon me 10 dhe 11 shkurt.
Pas grumbullimit të sotëm , para seancës së parë stërvitore trajneri Vildan Saliu njoftoi futbollistët me plan programin e përgatitjeve që do të zhvillohen në tre faza Nga ekipi janë larguar Amer Drljeviç, Dejan Peroviq dhe Leonid Ignjatovndërsa aktualisht është angazhuar mesfushori nigerian 24 vjeçar Hogan Ukpa i cili erdhi nga Struga Trim Lum ,ndërsa ekipit sipas të gjitha gjasave në Medulin do ti bashkëngjitet edhe qendërmbrojtësi 23 vjeçar nga Kolumbia Brajan Kondumi
Arsimi deri të hënën do të punon në stadiumin me barë artificial në Gostivar, ndërsa nga e hëna në mbrëmje do të udhëtojnë në Medulin të Kroacisë ku do të qëndrojnë 12-të ditë. Në bregdetin kroat ku ka kushte ideale për punë krahas seancave të rregullta stërvitore parashihet që të zhvillohen edhe së paku tre ndeshje kontrolluese me ekipe që gjithashtu përgatiten në Medulin.
Kujtojmë se pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e parë starton më 10 dhe 11 shkurt, me ndeshjet e xhiros së 17-të ndërsa Arsimi është mysafire e vardarit në Shkup
Lajme nga vendi
SONTE LUHEN GJYSMËFINALET E TURNEUT ‘’KF REÇICA –TV KOHA’’
Në gjysmëfinale të Turneut tradicional të futbollit të vogël KF REÇICA – TV KOHA 2025/2026’’ takohen Timi Invest – Timi Metal dhe NES Petrol – EMKA Petrol Finalja luhet nesër me fillim në ora 19:00
Turneut tradicional në futboll të vogël ‘’KF Reçica – TV Koha’’’ pas 14 ditëve po i afrohet fundi, Me ndeshjet e mbrëmshme tani më dihen edhe katër ekipet gjysmëfinaliste ekipet gjysmë finaliste Timi Invest, Timi Metal , NES Petrol dhe EMKA Petrol . Sa i përket ndeshjeve të çerekfinale që u zhvilluan mbrëmë u dëshmua cilësi dhe efikasitet dhe lojë atraktive të ekipeve dhe regjistruan këto rezultate: Funa Mermer – Timi Invest 2-8, NES Petrol – NVM Iyolim 7-4, EMKA Petroli – TOTO Pizza 0-0 pas ekzekutimit të penaltive 3-1 dhe TIMI Metal – Bili Komerc 5-5 pas ekzekutimit të penaltive 8-6
Kujtojmë se në edicionin e 34-t[ me radhë të Turneut tradicional në futboll të vogël morën pjesë 28 ekipe të ndara në tetë grupe, ndërsa pas ndeshjeve gjysmëfinale që zhvillohen sonte mes ekipeve Timi Invest – Timi Metal dhe NES Petrol – EMKA Petrol do të mësohen dy ekipet finaliste dhe dy ekipe që do të luajnë për vendin e tretë.
Organizatori për tre ekipet fituese do të ndaj shpërblime adekuat , ndërsa do të shpërblehet edhe ekipi më fair play . lojtari më i mirë dhe portieri më i mirë.
Ndeshjen finale mund ta ndiqni drejtpërdrejt në rrjetet sociale të Televizionit Koha
-
Lajme nga vendi2 months agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoKryetari i Shkupit: I larguam 371 persona që nuk shkonin fare në punë
-
Lajme nga vendi2 months agoMaqedonia dhe Bullgaria nënshkruajnë marrëveshjeje për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar me Bullgarinë

