Lajme nga vendi
Isen Shabani, komuna e Vrapçishtit me buxhet prej 160 milion denarë
Komuna e Vrapçishtit sot ka miratuar buxhetin e saj në vlerë pre 160 milion denarë, është zhvillimor, me projekte konkrete, dhe projekte që realizohen në komunën e Vapçishtit tha Isen Shabani, kryetarë i komunës së Vrapçishtit, shkruan Top24
Me shumicë votash, këshilltarët në Këshillin e Komunës së Vrapçishtit, në mbledhjen e fundit të këtij viti, kanë miratuar Buxhetin e Komunës së Vrapçishtit për vitin 2023.
Vlenë të theksojmë se viti 2022 ishte një vit i suksesit, gjithashtu arritëm që të realizojmë shumë projekte.
Kemi pasur takime edhe me qytetarët, kanë shprehur kërkesat e tyre, shumica e kërkesave të shprehura që mund të realizohen nga Komuna, janë pjesë e buxhetit për vitin 2023.
Buxheti për vitin 2023 është zhvillimor, me projekte konkrete, dhe projekte që realizohen.
Na priftë e mbara!
Lajme nga vendi
LIGA E PARË: SHKËNDIJA DHE ARSIMI ME FITORE TË RËNDËSISHME
Dë ndeshjet e zhvilluara dje në kuadër të javës së 19-të në Ligën e pare të futbollit vendor sollën fitore për ekipet mysafire Shkëndija dhe Arsimi që mu006Aën Sileksin gjegjësisht Shkupin.
Skuadra e Shkëndijës ka marrë një fitore shimë domethënëse ndaj Sileksit në Kratovë me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së 19-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Me tre pikët e fituara tani Shkëndija vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 45 pikë apo gjashtë më pak se Vardari në pozitën e pare.. Pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri deklaruar se është i kënaqur me tre pikët e fituara që u arritën në një teren të pa përshtatshëm
“I kënaqur për luftën e fituar, pasi nuk mund të flas për futbollin e luajtur. Kjo këtu në këtë fushë nuk ka të bëjë me futbollin. I kënaqur me karakterin dhe angazhimin e futbollistëve. Me pak fat nuk arritëm që ta mbyllim mirë pjesën e parë, pranuam gol në moment shumë negativ. Pastaj kishte momente ku edhe rrezikuam, por kishim momente edhe ku mund të fitojmë, ndërsa edhe momente ku mund ta humbnim ndeshjen. E rëndësishme është se ne rrezikuam, futëm edhe lojtar më shumë ofenziv. Unë gjithmonë them, se fati i ndjek ata të cilët janë luftëtar dhe që japin maksimumin.”deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Në Gostivar,klubi I futbollit Arsimi në cilësinë e mysafirit shënoi fitore kundër Shkupit 3-0 , ndërsa autor të golave ishin Remzifaik Selmani 2 gola dhe Argjend Gafuri 1 gol. Autori i dy golave pas ndeshjes deklaroi se fitorja ishte imperativ për ekipin e tij
‘’Normalisht çdo fitore është motiv shtesë për ne . Sigurisht se këto tre pikë na duheshin pasi vijmë pas një serie jo të mirë dy humbje radhazi Kjo fitore do të na lehtësoj shumë të ardhmen të fitojmë si ekip motiv dhe të jemi më efikas dhe më të përqendruar në ndeshjet e radhës’’ tha futbollisti Remzifaik Selmani
Me tre pikët e fituara deje kundër Shkupit, skuadra e Çegranit tani me 25 pikë është në pozitën e gjashtë, ndërsa në ndeshjen e javës së 20 është nikoqire e Makedonija Gj.P
SHABAN SINANI – TV KOHA
Lajme nga vendi
DORËZOHET ARTAN GRUBI – ARRESTOHET NË VENDKALIMIN BLLACË!
Në orën 06.10 minuta, Artan Grubi është paraqitur në vendkalimin kufitar “Bllacë”, pas cka është ndaluar nga policia.
Nëpër rrjetet sociale është publikuar video-xhirimi I ndalimit të tij nga policia.
Nga ora 09.20 ish-Zv/Kryeministri Grubi është në paraburgim në Burgun e Shutkës.
Nga ky burg kanë potencuar se si pjesë të procedurës së rregullt, Grubi është pyetur nëse ndjehet I sigurtë dhe sipas përgjigjes, Drejtori ka marrë vendim që ta akomodojë me një person tjetër.
Nga Gjykata Penale – Shkup kanë potencuar se për momentin nuk ka ndryshime në procedurën kundër Grubit, për shkak se kjo Gjykatë tashmë ka përcaktuar masën e paraburgimit 30 ditor që nisi të zbatohet pas ndalimit të tij.
Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”.
Në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili po ashtu përmendet në aktakuzë si i dyshuar.
Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).
Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Penale pati kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për Grubin dhe Bajramin dhe po atë ditë autoritetet maqedonase patën lëshuar urdhërarrestim ndërkombëtar për të dyja figurat.
Artan Grubi pati thënë përmes një postimi në Facebook se nuk po arratiset mirëpo që ishte në një vizitë private në Kosovë dhe që do të kthehej në shtëpi. Ditën pas asaj deklarate, policia ka kërkuar në dy lokacione mirëpo nuk e ka gjetur atë.
Mes tjerash, Grubi është futur në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit më 9 dhjetor, për shkak të, siç është thënë, përfshirjes në korrupsion, për ndërhyrje politike dhe përpjekje për të mashtruar gjyqësorin.
Arsyetimi për përfshirje në këtë listë ishte sepse ata kanë marrë ryshfet për të ndikuar në procedurat gjyqësore që lidhen me dënimin penal të ish-drejtorit të Administratës së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, në rastin “Target” të hapur nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), i cili kishte të bënte me përgjimet masive.
Lajme nga vendi
ARRESTIMI I GRUBIT: “VLOJNË” REAGIMET PARTIAKE!
Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend, sic thonë, duke krijuar kështu mundësinë që përmes një procedure transparente, të drejtë dhe të paanshme të paraqiten të gjitha argumentet në dispozicion dhe të sqarohen të gjitha çështjet.
BDI
Presim që procesi të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta të sundimit të ligjit: para së gjithash, me një nivel të lartë
transparence, në përputhje me interesin publik; por mbi të gjitha, me respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë dhe me mbrojtje të të drejtave dhe lirive individuale. Duke marrë parasysh interesin e lartë politik dhe publik për këtë rast, partia do ta ndjekë me kujdes procesin në të gjitha fazat e tij.
Nga ana tjetër, nga koalicioni VLEN shtrojnë pyetjen nëse do t’i japë Artan Grubi goditjen fatale Ali Ahmetit dhe BDI-së?
VLEN
Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar. Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi. Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale dhe të gjitha premtimet e rreme të Ahmetit për zgjedhje të parakohshme dhe hyrje të supozuar në qeveri dështuan, Artani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me mëkatet e veta. Por cilin do ta ngreh me vehte, mbetet për t’u parë.
Për VMRO-DPMNE-në, arrestimi I Grubit paraqet triumph të drejtësisë. Partia në pushtet thotë se Grubi është koka e krimit dhe korrupsionit që udhëhiqej nga LSDM dhe BDI.
BRANE PETRUSHEVSKI – VMRO DPMNE
“Krimi I atë arratisurit nga drejtësia, Grubit, arriti vlerën e minimum 500 milion denarë ose mbi 8 milion euro, kurse ka indikacione dhe kjo shumë mund të tejkalojë dhjetë million euro, para të vjedhur nga qytetarët. Për këtë krim milionësh të Grubit kishte njohuri edhe LSDM-ja, por që të mos shkatërohej koalicioni, heshtte dhe e miratonte, me cka u bë bashkëpjesëmarrës”
Por, nga LSDM-ja pretendojnë se bëhet fjalë për një teatër politik, ku sipas tyre, arratisja dhe kthimi I Grubit paraqesin pjesë të marrëveshjes BDI VMRO. Socialdemokratët thonë se që në dhjetor 2024 kishin paralajmëruar për një skenar të këtillë.
BOGDANKA KUZESKA – LSDM
“Pas teatrit të sotëm në kufirin maqedonas, të gjithë e kanë të qartë, se arratisja e Grubit ishte marrëveshje politike. Sic u dakorduan ta lëshojnë, kështu u dakorduan të kthehet. BDI shpëton Mickoskin duke I hedhur “gomë shpëtimi”. Në këtë mënyrë VMRO me mbështetjen e BDI-së dëshiroin ta mbulojë narko-skandlin më të madh me 5 ton drogë që çon drejt kreut të Qeverisë Mickoski”
Socialdemokratët shtrojnë pyetjen se përse nuk ka kamera të sigurisë për 5 ton drogë që kaluan në Serbi, kurse për Grubin kamerat kanë qenë në funksion. Sipas tyre, krahas teatrit politik, përgjegjësi patjetër të ketë.

