Connect with us

Lajme nga vendi

Kryetari i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu uron Vitin e Ri

Published

on

Lajme nga vendi

Struga drejt zgjedhjeve të parakohshme për Këshillin Komunal

Published

on

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, kryetari i komunés sē Strugës, Mendi Qyra deklaroi se AKI, Lista e Merkos dhe LSDM kanë krijuar një koalicion të fshehtë me qëllim bllokimin e seancave të Këshillit Komunal dhe paralizimin e funksionimit të institucioneve komunale.

Sipas Qyrës, këto veprime po dëmtojnë drejtpërdrejt interesin e qytetarëve dhe po pengojnë realizimin e projekteve të rëndësishme në nivel lokal. Ai theksoi se, pavarësisht bllokadave, ekziston një zgjidhje e qartë për tejkalimin e situatës.
“Nëse vazhdohet me këto bllokada dhe pengesa të qëllimshme, përgjigjja do të vijë nga qytetarët në zgjedhjet e parakohshme për Këshillin Komunal,” u shpreh Qyra.

Ai bëri thirrje për përgjegjësi politike dhe funksionim normal të institucioneve, duke theksuar se vullneti i qytetarëve do të jetë vendimtar për të ardhmen e qeverisjes lokale.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Gostivari ka nevojë për rikthimin e punës, Vrapçishti për bashkim dhe zhvillim

Published

on

Komunat nuk janë strehë për mbijetesë politike, por përgjegjësi për punë, zhvillim dhe shërbim ndaj qytetarëve. Në këtë frymë, VLEN po vijon konsolidimin e strukturave zgjedhore në prag të zgjedhjeve lokale të 11 janarit.

Në Gostivar, qytetarët e dinë mirë se hera e fundit kur është punuar seriozisht ka qenë gjatë udhëheqjes së Nevzat Bejtës. Sot është koha që qyteti të rikthehet te puna dhe të rregullojë dëmet e improvizimeve. Në këtë drejtim po forcohet edhe organizimi zgjedhor, me Bahar Shabanin që merr përgjegjësinë e drejtimit të shtabit zgjedhor.

Në Vrapçisht, nevoja për vëmendje, zhvillim dhe mirëqenie është e qartë. Zulhajrat Demiri, kandidat i pavarur i mbështetur nga VLEN-i, është figura unifikuese e kësaj komune, me përkrahje të gjerë qytetare. Ky besim po reflektohet edhe në organizimin e fushatës, ku Bunjamin Kadriu është zgjedhur të udhëheqë shtabin zgjedhor.

Zgjedhjet lokale të 11 janarit janë zgjedhje mes punës dhe improvizimit, mes përgjegjësisë dhe mbijetesës politike.
VLEN gjithmonë do të jetë me qytetarin, me punëtorin dhe me çdo zë që kërkon komuna funksionale dhe një jetë më të mirë.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Shtrenjtohet rryma elektrike në Maqedoni!

Published

on

Rryma do të shtrenjtohet nga 1 janari, shkruan TV21. Për bllokun e parë, çmimi i energjisë elektrike rritet për 2.45%, për bllokun e dytë rritet për 2.87%, për bllokun e tretë rritet për 3.32%, ndërsa për bllokun e katërt për 3.84%, përcjell TV21. Për tarifën e lirë, Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur një rritje prej 2.50%. Këtë e bëri të ditur Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë, i cili tha se kërkesat që kishin ardhur nga EVN Home ishin për rritje mbi 8% në blloqe të ndryshme tarifore.

Continue Reading

Më të lexuarat