Lajme nga vendi
Nuhi Neziri kryetar i komunës së Tearcës uron qytetarët
Lajme nga vendi
Iseni: Implementimi i “Safe City” mund të prolongohet për një muaj shtesë!
Zv/ministri Astirt Iseni në emisionin “Debat në Shenja”, tha se e përgëzon projektin “Safe City”. Aoi tha se ata kanë planifikuar në fillimi që periudha testuese të jetë një muaj, por sipas gjitha gjasave kjo periudhë testuese do të zgjasë edhe një muaj shtesë.
“Dhe, planifikojmë që diku të fillojë implementimin me 1 shkurt 2026. Ambiciet e MPB-së, janë që ky sistem i Safe City të shtrihet në të gjithë territorin e RMV-së dhe njashtu mendojmë se ky sistem duhet të shtrihet në çdo rrugë, çdo rrugicë që këtë siguri ta ndjejë çdo qytetarë”, deklaroi Iseni.
Ai tha se qëllimi nuk është vetëm vendosja e kamerave por edhe përpunimi i asaj që regjistrohet çdo vepër penale që regjistrohet.
Lajme nga vendi
Tifozët sllovakë shkaktuan panik në avion! Njëri arrestohet në Aeroportin e Shkupit, 10 të tjerëve u ndalohet hyrja në Maqedoni
Një tifoz sllovak mbrëmjen e djeshme u arrestua në Aeroportin e Shkupit për sjellje agresive gjatë fluturimit nga Sllovakia, ndërsa 10 të tjerëve nuk u lejua hyrja në vend për arsye sigurie, përcjell TV21. Nga Policia njoftojnë se ndaj personit L.T. do të dorëzohet kallëzim përkatës.
“Më 10.12.2025 rreth orës 20:30, në SPB-Shkup, shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Qendra Rajonale për Punë Kufitare Veri raportuan se në një aeroplan që vinte nga Sllovakia, disa persona nën ndikimin e alkoolit, pjesë të një grupi tifozësh, nuk respektonin rregullat gjatë fluturimit dhe pas uljes, silleshin në mënyrë agresive dhe shqetësonin pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin. Policët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas marrjes së masave arrestuan L.T. (38) nga Sllovakia, ndërsa 10 persona të tjerë, gjithashtu nga Sllovakia, nuk u lejuan të hynin në vend për arsye sigurie. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër L.T. do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Vazhdon gjykimi për tragjedinë në Koçanë
Gjykimi për tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë, do të vazhdojë sot me fjalët hyrëse nga mbrojtja e të pandehurit të 26-të, Shefket Haziri nga Ministria e Ekonomisë. Ndërkohë në seancën e djeshme mbrojtja e të pandehurve, ish-ministra të ekonomisë dhe drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), mohoi fajësinë dhe kontestoi aktakuzën, duke pretenduar se nuk kishin as autoritet ligjor dhe as fuqi faktike për të ndikuar në rezultatin tragjik të zjarrit, të shkaktuar nga piroteknika të papërshtatshme për një dhomë të mbyllur dhe të përdorura në kundërshtim me ligjin për piroteknikën.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë 23 komuna përfundon numërimi i votave për asamble

